Author: almakos

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje sot do të mbajë një konferencë për media që pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme. Kjo ngjarje do të zhvillohet në ndërtesën e Kuvendit, në hollin pranë sallës C301, dhe pritet të jetë një mundësi për zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje për të ndarë informacionin me opinionin publik. Në njoftimin e lëshuar, institucionet e Lëvizjes Vetëvendosje kanë shprehur nevojën për të komunikuar me qytetarët për çështjet e aktualitetit që lidhen me politikën shqiptare dhe angazhimet e tyre. Konferenca vjen në një moment kritik për vendin, pasi Lëvizja Vetëvendosje po përballet me sfida të rëndësishme në realizimin…

Lexo më Shumë

VOLTIZA DURO/ Nga data 10 deri në 17 dhjetor të këtij viti, të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për banesat sociale me qira, të përfituara nga kontributi i sektorit privat në kuadër të programit social të strehimit. Lajmi është bërë me dije nga Bashkia e Tiranës, e cila ka njoftuar hapjen e thirrjes për aplikim. Bazuar në ligjin “Për strehimin social”, i ndryshuar, dhe vendimin e këshillit bashkiak thirrja për aplikime është e hapur për fazën e parë të këtij programi. Kush ndërton më shumë se 2000 m² është i detyruar të dhurojë 3% të sipërfaqes ose të vlerës së…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë shënohet në Bypass-in e Fierit, nga ku ka mbetur një viktimë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, teksa automjeti tip BMË ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në arë. Drejtuesi i automjetit është transportuar drejt Spitalit të Traumës për mjekim të specializuar pasi ka marrë lëndime në trup. Sakaq, disa metra larg vendngjarjes, është gjetur një person tjetër, i cili ka ndërruar jetë dhe dyshohet të ketë qenë pasagjer në automjet.

Lexo më Shumë

Gjatë kësaj fundjave  vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme edhe pse nuk do të mungojnë edhe orët me diell. Për ditën e shtunë, për pjesën e parë të ditës (deri në orët e mesditës) mbi vendin tonë pritet kalimi i masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në Alpeve dhe verilindje e juglindje në lartësitë mbi 900-1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do blihet me 92.3 lekë dhe do shitet me 93.5 lekë. Një euro do blihet me 97.8 lekë dhe do shitet me 98.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.8 lekë dhe do shitet me 105.8 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.7 lekë dhe do shitet me 118.7 lekë.

Lexo më Shumë

Ish i dashuri i Anës sot ka reaguar pasi u tha se ka bërë një postim për Anën ku shkruante: “Njejt si une kan me t’lon tjert…”,. Ai sot në “Prime” tha se lidhjen e kishin lënë të hapur para se ajo të hynte në BBVK. “Kam qenë i përmendur për lidhjën me Anën, unë dhe ajo kemi qenë në lidhje dhe kemi lënë lidhjen të hapur. Por, ajo në BBVK filloi lidhje. Pas daljes nga BBVK ajo ka bërë postime për mua: Qeni leh karavani ecën përpara, dua t;i them që t’i jeni qeni“, tha ai.

Lexo më Shumë

Deklaratat kontradiktore të Izet Mexhitit, përfaqësuesit të zgjedhur të shqiptarëve nga VMRO-DPMNE, janë pasqyrimi më i qartë i një politike që ka humbur çdo busull morale dhe ideologjike. Nga mohimi i statusit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, deri te pranimi se Ligji për Gjuhët është kyç për marrëdhëniet ndëretnike, dhe më pas akuzat ndaj BDI-së për mosrregullimin e gjuhës – kjo kakofoni deklaratash nuk është gjë tjetër veçse reflektim i një politike të dobët, të ndikuar dhe të shitur për një karrige pushteti. Situata bëhet edhe më skandaloze kur Mexhiti bën thirrje që Gjykata Kushtetuese të veprojë politikisht dhe…

Lexo më Shumë

Operatorët e Sistemit të Transmisionit nga Komuniteti Energjetik i Ballkanit Perëndimor, nënshkruan një Deklaratë të përbashkët, e cila mund të konsiderohet historike mbi koordinimin rajonal. Kjo deklaratë e përbashkët, siç thonë nga SHA MEPSO, mundëson një rrugë reale dhe të përbashkët për të ardhmen e Europës Juglindore në kuadër të sistemit energjetik europian. Deklarata, e mundësuar nga ENTSO-E, përfshin një kornizë të re gjithëpërfshirëse të bashkëpunimit për OST-të e Ballkanit Perëndimor brenda Europës Juglindore. Ky dokument është zgjidhja më e mirë e mundshme, që merr parasysh nevojat dhe situatat reale të të gjitha vendeve që bëjnë pjesë në Europën Juglindore,…

Lexo më Shumë

Ish banorja, Ana u rikthye mbrëmë në BBVK, për të kaluar një natë romantike me të dashurin e saj, Kevinin. Mirëpo kjo duket se nuk i ka pëlqyer dikujt. Bëhet fjalë për Ozzyn, një këngëtar i ri, i cili ishte ish i dashuri i banores. Ai reagoj në rrjetin e tij social, TikTok dhe fansat thanë se ishte për Anën. ‘’Njejt si une kan me t’lon tjert…’’, kishte shkruar ai. Ky reagim i tij sot iu shfaq Kevinit në “Prime”, por këtij të fundit nuk i interesoi fare ajo se çfarë thuhet se ka deklaruar ish i dashuri i saj.…

Lexo më Shumë

Gjykata Speciale e Hagës ka njoftuar se ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka marrë aktakuzën e konfirmuar, me fletëthirrje për paraqitjen e tij të parë në Hagë. Ngjarja e fundit që përfshin Kuçin, është një zhvillim i rëndësishëm në kontekstin e ligjit dhe drejtësisë, ngaqë ai është një figurë kyçe në politikën kosovare dhe në sistemin e drejtësisë. Dje, autoritetet kanë realizuar një bastisje në shtëpinë e tij, duke shtuar tensionin dhe interesin publik rreth këtij rasti. Hajredin Kuçi, i njohur për aktivitetin e tij si avokat i licencuar nga Hagë, ka luajtur një rol të rëndësishëm si një nga…

Lexo më Shumë

Deputetja Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar lidhur me seancën e djeshme, në të cilën u shkaktuan tensione me arritjen e Listës Serbe në sallë, vetëm për të vazhduar mandatin. Përmes një postimi në Facebook, Kica-Xhelili tha se para 6 muajsh, salla nuk funksiononte e mbledhjet mbaheshin “si për zor” në një sallë pa kushte. “Pikërisht ato ditë, Kuvendi me mbështetje të gjithë VV, caktoi një seancë në atë sallë të vogël – ku Lista Serbe u nënshkrua që të mos e humbiste mandatin. Asnjë fjalë. Asnjë reagim. Asnjë skenar. E gjithë VV, bashkë e bëri këtë të mundur. Në atë sallë…

Lexo më Shumë