Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale foto nga diskutimet që po zhvillohen në shkolla të ndryshme mes stafeve mësimore dhe prindërve, ku po flitet mbi idenë e kufizimit të rrjeteve sociale, si TikTok. Kreu i qeverisë shkruan se janë zhvilluar 394 takime me pjesëmarrjen e 14 mijë prindërve. “Vijon diskutimi me prindërit në shkollat e Tiranës, Shkodrës, Lezhës, Mamurrasit, Malësisë së Madhe, Hasit, Vaut të Dejës, Kurbinit, Beratit, Dimalit, Poliçanit, Belshit, Cërrikut, Librazhdit, Peqinit, Prrenjasit, Gramshit, Tepelenës, Përmetit dhe Vlorës me fokus kufizimi i rrjeteve sociale si TikTok. Deri tani, janë zhvilluar 394 takime me pjesëmarrjen e 14…
Author: almakos
Portali ORAinfo.net është themeluar në qershor të vitit 2012 nga një grup gazetarësh dhe redaktorësh, që të gjithë me përvojë të gjatë në mediat e Kosovës. Qëllimi i themelimit të portalit është ofrimi i alternativës në marrjen e informatave në mënyrë profesionale dhe në kohë sa më të shpejtë. Materialet dhe informacionet në ORAinfo nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia e ORAinfo.
Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, i është përgjigjur deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se nuk ka asnjë mundësi që Basha të jetë pjesë e listës së PD-së në zgjedhjet parlamentare, që do të zhvillohen më 11 Maj 2025. Përmes një reagimi në llogarinë e tij në facebook, Basha shkruan se ish-kryeministri është shndërruar në një mjet të Edi Ramës, duke e ndihmuar në zhvendosjen e vëmendjes nga aferat korruptive të qeverisë dhe lidhjet e saj me krimin. Sipas tij, Berisha ka pranuar mbështetjen e Ramës për interesa personale, duke lënë në hije opozitën dhe duke dëmtuar…
Ministria e Ekonomisë dhe Punës sot njofton se, në përputhje me Ligjin për Festat e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 21/98 dhe 18/07), me rastin e festës “Shën Klimenti i Ohrit”, 8 dhjetor (e diel), respektivisht 9 dhjetori (e hënë), është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ministria e Ekonomisë dhe Punës ua uron festën qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që nderojnë dhe festojnë patronin “Shën Klimenti i Ohrit”. MARKETING
Vetëm 10 kompani në pesë vitet e fundit kanë fituar tenderët shtetërorë në vlerë prej një miliard eurosh. Hulumtimi i Qendrës për Komunikime Civile tregon se në 5 vitet e fundit në vend janë nënshkruar marrëveshje për furnizime publike në vlerë totale prej 5,8 miliardë eurosh dhe 36% prej tyre ose 2,1 miliard euro i kanë takuar vetëm 50 kompanive. Në listën e fituesve më të mëdhenjë të tenderëve janë kompanitë e ndërtimit, veledrogeritë, distributorët e derivateve të naftës etj. QENDRA PËR KOMUNIKIME CIVILE “Në 10 kompanitë e para janë Kompania Markovski- Manastir , Dr. Panovski, Pucko Petrol, Alkaloid Kons,…
Përkundër moshës, nëna e Kevinit po arrin të jetë në top formë. Melita ka mahnitur ndjekësit me format trupore para pasqyrës. Në veshje sportive theksoi asetet trupore ku po duket si “bombë” e vërtetë. Kujtojmë që Melita po e përkrahë lojën e të birit i cili aktualisht po qëndron në shtëpi pa të dashurën, Anën e cila u eliminua javë më parë. Shikoni pamjet dhe binduni për linjat e saj trupore. /ORAinfo/
Qeveria nuk i dha dritë jeshile rritjes së pagës minimale. Kryeministri Hristijan Mickoski sot pas takimit me këshillin ekonomik social tha se qeveria nuk do të ndërhyjë në çështjen e pagës minimale por do tua lë në dorë punëdhënësve dhe përfaqësuesve të punëtorëve. “Çka do që të vendosin ata, qeveria do të pranojë”, tha Mickoski. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Seanca e Këshillit Ekonomik dhe Social është ende në vazhdim dhe aty janë dy partnerë, punëdhënësit dhe punëtorët. Ata duhet të bien dakord për parametrat, duke përfshirë pagën minimale. Qeveria është në një pozicion tjetër. Nga pikëpamja e buxhetit sa më e…
GJKKO ka vendosur dënim me 6 (gjashtë) vjet e 8(tetë) muaj burgim për Irisa Pucën, gjithashtu me 6 vjet e 8 muaj burgim është dënuar edhe Ardian Korriku, të dy të akuzuar për mashtrim kompjuterik. Korriku dhe Puca të akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, përfituan gjykim të shkurtuar. NJOFTIM PËR MEDIAT: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes penale në ngarkim të të…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka njoftuar se është zyrtarizuar marrëveshja për rritjen e pagave të punonjësve shëndetësor që siç tha, marrëveshja kolektive përfshin të gjitha profilet e punonjësve shëndetësorë. Taravari tha se janë bërë korrigjime në koeficiente por gjithashtu, tha se është bërë edhe rregullimi i titujve sipas ligjit për kujdes shëndetësor.“Po rrisim pagat e punonjësve shëndetësorë me nënshkrimin e aneksit të Marrëveshjes Kolektive për veprimtarinë shëndetësore.Për punonjësit shëndetësorë me arsim të mesëm, rritje prej 5.681 denarësh bruto.Është bërë korrigjimi i koeficientëve të kompleksitetit për të gjithë punonjësit shëndetësorë, që në bruto është 3.636 denarë.Falënderime për sindikatat për bashkëpunimin…
Gjatë qëndrimit të Edit në shtëpinë më të famshme në vend është komentuar pafund raporti i tij me Xhenetën. Në fillim ai kishte shpreh pëlqim, ani pse Xheneta në atë periudhë ishte në lidhje me Gjestin, por kjo nuk e pengoi Edin, shkruan “Kosovarja”. Me pas krijuan një debate të fortë dhe gjerat nuk shkuan ashtu siç u planifikuan nga Edi. Por kjo nuk po e ndalon Edin që të përkrah nga jashtë Xhenetën, në postimin e fundit e ka quajtur edhe “Dashuria ime”.
Zbardhen emrat e 35 të arrestuarve në Greqi në kuadër të meagoperacioni anti drogë, i cili u zhvillua si pasojë e zbërthimit të mesazheve në aplikacionet “Sky ECC” dhe “Encrochat” të zhvilluar ditën e djeshme. Sipas policisë greke në këtë megaoperacion ranë në pranga në total 24 persona, ndërsa 7 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në dosjen hetimore janë të përfshirë 15 shtetas shqiptarë (njëri i vdekur), disa shtetas grekë dhe shtetas nga Rusia, Moldavia, Gjeorgjia dhe Kina, të cilët ishin pjesë e 4 grupeve kriminale. Grupet kriminale ishin të përfshira në trafik dhe shpërndarje droge marijuanë dhe kokainë…
Kompanitë kanë marrë dritën e gjelbër nga 1 korriku për të paguar K-15 për vitin 2024, ndërsa punëdhënësit janë të detyruar ligjërisht ta paguajnë atë deri më 31 dhjetor. Shuma më e vogël që duhet të depozitohet në llogari është rreth 16.000 denarë, aq sa është 40 për qind e detyrueshme e pagës mesatare neto në tre muajt e fundit në Maqedoni.Nëse kompanitë e paguajnë më vonë se 1 korriku, shuma mund të jetë më e lartë, sepse përcaktohet sipas bazës që vlen në ditën e vendimit për pagesë. Kushti i vetëm që punonjësi të marrë K-15 është të jetë…

