Author: almakos

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai ka komentuar protestën e Frontit Europian para Gjykatës Kushtetuese, që siç tha, paskan dalë ca milionerë të “mbrojnë” gjuhën shqipe që vetë e kanë votuar në Parlament. Fetai tha se gjuhën shqipe ka kush kujdeset, derisa të Frontit Europian i quajti hajna. “Paskan dalur ca milionera të “mbrojnë” gjuhën shqipe para Gjykatës Kushtetuese që vetë e kanë votuar në Parlament. Ruane Soravinë, se për gjuhën shqipe ka kush kujdeset, o hajna”, ka shkruar Fetai. MARKETING

Lexo më Shumë

Aktori Besfort Daka dhe Atilla Kardesh po shihen shpesh nën shoqërinë e njëri tjetrit. Aktori, që u bë pjesë e “BBVK”, ka shprehur disa herë simpatinë dhe konsideraten për sih bashkëshortin e Drenusha Latifit. Dyshja, këto kohë janë parë shpesh nën shoqërinë e njëri tjetrit, madje edhe nën shoqërinë e fëmijëve të tyre. Ndërkohë që Atilla po kujdeset për vajzen dhe djalin, Drenusha po vazhdon të luftojë brenda shtëpisë së “BBVK” për çmimin e madh prej 200 mije eurosh.

Lexo më Shumë

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka njoftuar se edhe ai është paraqitur si pjesë e rojes për gjuhën shqipe.Osmani ka ftuar gjithë qytetarët që t’i bashkëngjiten kësaj iniciative.“Edhe unë u paraqita si pjesë e ROJES SË GJUHËS. Eja edhe ti! “, ka shkruar Bujar Osmani.Kujtojmë se Fronti Evropian, gjatë ditës së sotme kanë vendosur tenda para Gjykatës Kushtetuese, duke shprehur kështu pakënaqësin për shkak paralajmërimeve se më 11 dhjetor mund të shfuqizohen disa nene sa i përket ligjit për përdorimin e gjuhëve. /SHENJA/ MARKETING

Lexo më Shumë

“NUK E JAPIM GJUHËN”….. këto ishin disa prej brohoritjeve të simpatizantëve të opozitës shqiptare të mbledhur para Gjykatës Kushtetese, ku sot është mbajtur një konferencën e jashtëzakonshme e Bashkimit Demokratik për Integrim. Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, njoftoi për nisjen e iniciativës “Roja e Gjuhës”, e cila bëhet siç theksoi ai, për të mbrojtur të drejtën tonë të barazisë dhe identitetit. Ai paralajmëroi se Gjykata Kushtetuese me iniciativë të VMRO DPMNE-së ka  planifikuar një seancë për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Dhe si shkak i kësaj që nga dita e sotme, më 8 dhjetor, ai deklaroi…

Lexo më Shumë

Edi ishte i ftuar në “Big Talk” ku rrëfeu pak nga loja e tij në “Big Brother Vip Kosova”. I pyetur nga moderatorja se a e ka takuar Dianën pasi ka dalë nga ky format ai u përgjigj me “Po”. “Po normal. Unë mendoj se çdo banor kur të del prej ktuhit takohet me njëri-tjetrin se ka qef me e pa edhe qysh osht jashtë. Shumë çikë e mirë, un edhe mrena i kom shpreh pëlqim, nuk osht femër e keqe, e ka bukurinë e vet”. Po Arionin a e ka takuar? Ai u përgjigj me Jo.

Lexo më Shumë

Një distancë një metët i kushtoi jetën 27-vjeçares shqiptare Adela Xhaferri mbrëmjen e 6 dhjetorit në zonën e Brescias në Itali. Adela Xhaferri E reja shqiptare u përplas nga një automjet sapo i kishte shpëtuar vdekjes nga një aksident me makinë me të dashurin e saj dhe kishte dalë në anë të rrugës. Ajo po udhëtonte si pasagjere në makinën që drejtohej nga i dashuri i saj, i cili rrëshqiti dhe përfundoi në anë të rrugës. Adela doli nga mjeti pa lëndime të mëdha, por pak minuta më vonë, u përplas për vdekje nga një mjet tjetër. Si ndodhi ngjarja…

Lexo më Shumë

Kryetari i  Aleancës për Shqiptarët nga koalicioni VLEN, Arben Taravari përmes një statusi në Facebook ka komentuar nismën “Roja e gjuhës” nga Fronti Europian. Taravari shkruan se ata të “Tendës” e dinë se ne e dimë se çfarë halli kanë. “Ata e dinë se ne e dimë çfarë halli kanë Ata të Tendës”, shkroi Taravari. MARKETING

Lexo më Shumë

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur krenarinë e saj për takimin e zhvilluar në Paris me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Takimi ishte një rast unik për të ndarë mendime mbi çështje të rëndësishme globale, si paqja dhe stabiliteti në Ballkan dhe më gjerë. Osmani nënvizoi se ishte një mundësi e shkëlqyer për të rinovuar angazhimin e Kosovës në forcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara. “Ky moment ishte i rëndësishëm jo vetëm për mua, por për të gjithë qytetarët e Kosovës,” tha ajo në një postim të saj në platformën X, duke shtuar…

Lexo më Shumë

Një shitëse në Tiranë, ka denoncuar në polici se në kioskën ku punon një person e ka kërcënuar me armë zjarri. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, në një kioskë në zonën e ish-bllokut. Siç njofton policia, personi ende i pa identifikuar, i ka vjedhur shitëses dhe xhiron ditore. “Rreth orës 17:10, tek “Xhek Imperial”, tek një kioskë, një grua ka denoncuar se një person e ka kërcënuar me armë dhe i ka vjedhur xhiron ditore”, njofton policia.

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi para Gjykatës Kushtetuese, tha se sot më shumë se kurrë është momenti për të qëndruar të bashkuar për atë që kemi fituar me shumë mundë dhe sakrificë. Ata shpallën edhe iniciativën: “Roja e Gjuhës”, të cilën e cilësuan si nismë historike. Ja dhe komunikata e plotë: Nga ky vend dhe nga kjo ditë, ne shpallim iniciativën “Roja e Gjuhës” – një nismë historike për të mbrojtur të drejtën tonë të barazisë dhe identitetit. Nga sot, më 8 dhjetor, ne do të qëndrojmë këtu, para Gjykatës Kushtetuese, ditë dhe natë, në mënyrë paqësore, për të mbrojtur…

Lexo më Shumë

“Deri fund të shtatorit do jemi mbretër të Athinës”, ky është një ndër mesazhet që Sandër Pemaj ka shkëmbyer me anëtarët e grupit të trafikantëve të drogës në Greqi. Gazeta e përjavshme greke “Documento” ka publikuar sot një artikull lidhur me “Sky ECC” që çoi në pranga një oficer grek, i cili ka shërbyer më parë tek Anti-droga si dhe dy trafikantë, grekun K. G dhe 45-vjeçarin shqiptar Sandër Pemaj, aktualisht i dënuar për trafikun e rreth 1.2 ton kokainë nga Karaibet në Greqi. Oficeri grek Ilia T. raportohet se komunikonte me 45-vjeçarin Sandër Pemaj, i cili konsiderohet një nga personazhet kryesorë të…

Lexo më Shumë

Të mërkurën nuk do të ndodh asgjë në Gjykatën Kushtetuese. Kështu thotë kryeministri Hristijan Mickoski, për ditën diskutabile për të cilën ka pasur jo pak reagime, ajo kur në seancën e Gjykatës Kushtetuese do të diskutohet për Ligjin e  Gjuhëve. Duke ju referuar BDI-së, Mickoski thotë se edhe ata vet e dinë se nuk do të ndodh asgjë, prandaj po reagojnë në këtë mënyrë që pastaj të dalin të thonë ja nga presioni jonë nuk ndodhi asgjë. Hristijan Mickoski, kryeministër “Edhe ata e dinë se të mërkurën nuk do të ndodh asgjë. Kur nuk do të ndodh asgjë të mërkurën,…

Lexo më Shumë