Leo dhe Lela duket se i kanë dhënë fund marrëdhënies që kanë brenda shtëpisë. Ata u munduan të sqarohen me njëri-tjetrin, por pa arritur dot. “Kur është loja, dashninë e vendos në zero”, iu drejtua Leo, Lelës. Por kjo e fundit ka një mendim tjetër në lidhje me këtë. “Ti je një vend te unë, që lojë s’mundet me pasë asnjëherë”, u shpreh Leo. [embedded content]
Author: almakos
Dy shtetas turq janë arrestuar në aeroportin e Rinasit, pasi ishin të dënuar për marrëdhënie seksuale me dhunë dhe prodhim/shitje narkotikësh. Sipas policisë, në pranga kanë rënë: Burak Kara, 38 vjeç, i dënuar në vitin 2022, nga Gjykata e Mesinit, Turqi, me 8 vjet e 4 muaj burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë. Nga dënimi, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 6 muaj e 21 ditë burgim; –Metehan Tutungu, 25 vjeç, i dënuar në vitin 2023, nga Gjykata e Aschaffenburg, Gjermani, me 6 vjet e 6 muaj burgim, për prodhim dhe shitje narkotikësh. Dy turqit do të ekstradohen drejt…
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Gjilan, ku një grua ka kërkuar ndihmën e Policisë për djalin e saj 35-vjeçar, i cili vuante nga probleme mendore. Sipas saj, ai ka dalë nga shtëpia dhe si rrezik i mundshëm, ka humbur çdo kontakt me familjarët e tij. Sinjali mëson se nëna e…
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shprehur shqetësimin mbi mënyrën se si Qeveria e Kosovës po e trajton situatën komplekse në veri të vendit. Sipas Hotit, integrimi i komunitetit serb në institucionet lokale dhe qendrore është një domosdoshmëri absolute për arritjen e stabilitetit afatgjatë. Ai argumenton se pa këtë integrim, do të vazhdojë pasiguria dhe tensionet, duke e rënduar situatën. “Ne nuk mund të injorojmë realitetin në terren, ku përfaqësimi adekuat i serbëve është esencial për paqen dhe rendin,” tha Hoti. Hoti theksoi se është thelbësore të respektohet përfaqësimi adekuat i komunitetit serb në strukturat shtetërore, ashtu siç ka ndodhur…
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet normalisht në kushte dimërore, në rrugë kryesisht me lagështirë. Intensiteti i qarkullimit në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. MARKETING
Driloni ka bërë një paralajmërim gjatë një diskutimi me Anisën dhe Kevinin. Ai u tha atyre se po pret derisa të përfundojë sfida e bluzave dhe do ta shohin rezultatin. “Veç po du me hjekë qita, kam me kallë shpinë”, shprehej Driloni ndër tjera.
Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:20, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”. Policia bën me dije viktimë ka mbetur shtetasi A. F., 79 vjeç, i cili u përplas me makinë nga 27-vjeçari me iniciale H.F. Njoftimi i policisë Rreth orës 08:20, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, shtetasi H. F., 27 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. F., 79 vjeç. Si pasojë e përplasjes shtetasi A. F., ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit, shtetasi H. F., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grrupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin…
Rikthehen sulmet me tritol në qytetin e Vlorës, ku shënjestër ishte prona e një të ekzekutuari, ndodhur 3 vjet më parë po në qytetin e Vlorës. E ndërsa policia dhe prokuroria nuk kanë ende një autor për vrasjen e të zotit të biznesit, dje autori i vënies së lëndës plasëse ka qenë krejtësisht i dukshëm në kamerat e biznesit dhe të bizneseve. Ai shihet teksa lëviz me biçikletë, por në kokë ka një kapuç bluze, që nuk e ka lejuar të identifikohet. Shpërthimi ka ndodhur në të zbardhur, por për fat brenda objektit nuk ka pasur ende punonjës e për…
Gjatë ditës së djeshme, Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Hashim Thaçi, është ngritur aktakuzë e re. Kjo aktakuzë përbën një rrjedhë të re zhvillimesh të rëndësishme në një proces gjyqësor që ngjall interes të gjërë publik. Në arsyetimin e ZPS-së, thuhet se ndaj Thaçit janë ngritur akuzat për shkelje të procedurave dhe mosbindje ndaj gjykatës, duke e bërë këtë zhvillim jashtëzakonisht të diskutueshëm. Në aktakuzë, Dhomat e Specializuara të Hagës kanë detajuar pretendimet e tyre, duke përfshirë bisedat që Thaçi ka pasur me Fadil Fazliun gjatë kohës kur ky i fundit e vizitoi në…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë, ku ka mbetur i lënduar një 27-vjeçar. Një automjet, tip Mercedes Benz, që po udhëtonte drejt qytetit të Beratit, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kallamishte në anë të rrugës. Goditja ka qenë shumë e fortë, duke shkaktuar shkatërrimin e pjesës së përparme të mjetit, ndërkohë që drejtuesi i tij ka shpëtuar mrekullisht nga goditja. Drejtuesi i mjetit, Marjus Mata, 27 vjeç, ka pësuar thyerje në krahun e majtë dhe shembje në shumë pjesë të trupit. Ai është transportuar me ambulancë drejt…
Edhe pse u deklarua se do ta priste Arionin pasi të del nga shtëpia, veprimet në rrjetet sociale po e dëshmojnë të kundërtën. Të premten u eliminua Arioni nga ky reality-show dhe deri më tani nuk kanë bërë ndonjë reagim në rrjetet sociale. Ishte Diana ajo e cila minuta më parë publikoi një postim por që nuk I dedikohej të dashurit. Ajo postoi një set fotografik të Kendall Jenner, e cila mbase i duket si vetja.
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka goditur me një postim opinionisten e këtij formati, Olta Gixharin. Kjo pasi shumë nga banorët në sfidën e buxhetit nuk njohën personalitete e figura të njohura të artit e politikës në vend. Ai në postimin në llogarinë e tij në Facebook tha se nuk e di se përse u tronditën duke përmendur një rast në Big Brother të Shqipërisë, ku ishte Olta Gixhari. Gixhari kishte pyetur se çfarë është Prekazi, kur Luiz Ejlli kishte pranuar një mesazh mbështetës nga fshati i komandantit legjendar, Adem Jasharit. “S’keni pse tronditeni. Ne Bigun…

