Author: almakos

Policia greke po thellon hetimet mbi çështje që kanë të bëjnë me vrasjet, drogën, dhe trafikun e emigrantëve të parregullt pas zbulimit të komunikimeve përmes platformave të koduara “Sky ECC” dhe “Encrochat”, të zhvilluara në territorin e Greqisë. Komunikimet iu dhanë Greqisë nga EUROPOL në vjeshtën e vitit 2023 në rreth 4500 dosje me mbi 25000 mesazhe të shkëmbyera mes personave të dyshuar të përfshirë në rrjete kriminale, sidomos të trafikut të drogës. Sipas policisë greke pas urdhër arresteve për mbi 15 shtetas shqiptarë, të dyshuar në trafikun e marijuanës nga Shqipëria drejt Greqisë dhe trafikun e kokainës nga Spanja…

Lexo më Shumë

Një akt i paprecedent ka ndodhur sot gjatë ditës në komunën e Prishtinës, ku menjëherë pas miratimit të buxhetit, asamblisti i Vetëvendosjes, Gëzim Sveçla, ka vandalizuar sallën e mbledhjeve. Ky veprim erdhi pas një debati të intensifikuar në lidhje me buxhetin e propozuar për vitin e ardhshëm, i cili kishte përfshirë disa masa të kontestuara. Vandalizmi i Sveçlës, ndaj atmosferës së tensionuar, është shkaku i shumë kritikave nga radhët e opozitës dhe analizuesve të çështjeve politike. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje të pahijshme, reagime të shumta u shprehën në rrjetet sociale, duke dënuar veprimin e tij. Nënkryetari i një partie opozitare…

Lexo më Shumë

TikTok është një nga aplikacionet më të përdorura jo vetëm nga të rinjtë, por tashmë nga çdo moshë, gati në të gjithë botën. Në vendin tonë, kryeministri Edi Rama ka dhënë idenë për ndalimin e aktivitetit të këtij aplikacioni, ose vendosjen e filtrave, për shkak të problemeve që kanë hasur të rinjtë nga rrjetet sociale. Për këtë arsye, Rama ka bërë disa vizita me prindër e mësues, duke u konsultuar nëse duhet apo jo të ndalohet TikTok-u në Shqipëri. Reagimet kanë qenë të shumta, si nga ata që dëshirojnë ndalimin e aktivitetit, por dhe nga ata të cilët kërkojnë thjesht…

Lexo më Shumë

Ariana Fejzullahu sot ditën e nisi me një blerja që cdo femër do e donte. Ajo bleu një çantë firmato që kap çmimin 209.00 dollarë, shkruan Kosovarja. Këtë blerje ajo e ndau me ndjekësit e saj në rrjete sociale. Kujtojmë që Ariana njihet për një stil unik, ku çdo veshje e saj kap shifra të larta.

Lexo më Shumë

Nën tingujt e këngëve patriotike dhe me kafe e çaj në duar, funksionarë dhe simpatizantë të Frontit Europian, nga dita e djeshme vazhdojnë të qëndrojnë në tendat, ku i kanë vendosur para Gjykatës Kushtetuese, për të mbrojtur gjuhën shqipe. Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani është shprehur i bindur se anulimi i shqipes nuk mundet të kalon. Ai madje pret që qytetarë edhe të etnive të tjera t’i bashkohen kësaj nisme, pasi siç thotë kjo nuk është kauz vetëm e BDI-së apo Frontit Eurpian. BUJAR OSMANI, NËNKRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM “Edhe një herë po them, nuk…

Lexo më Shumë

Komuna e Prishtinës ka reaguar me indinjatë të thellë ndaj sjelljes së asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, i cili sot ka demoluar Kuvendin komunal. Në një deklaratë, komuna theksoi se “dënon ashpër dhe me indinjatë të thellë sjelljen e asambleistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, i cili vandalizoi sallën e Kuvendit Komunal, duke përdhosur institucionin dhe duke sfiduar parimet bazë të demokracisë”. Ky akt i dhunës është një goditje brutale ndaj vlerave tona institucionale, duke paraqitur një fyerje të rëndë për qytetarët që presin nga përfaqësuesit e tyre të mbrojnë dhe avancojnë interesat e përbashkëta, jo të shkatërrojnë atë…

Lexo më Shumë

Zona e Shkodrës është përfshirë nga moti i keq, teksa në disa zona të saj vazhdojnë reshjes e dëborës pa ndërprerje. Policia e Shkodrës bën me dije se aktualisht në akset rrugore Tamarë – Selcë – Vermosh, Bogë – Qafë Thorë – Theth, Pukë – Fushë Arëz – Qafë Mali, ka prezencë të dëborës pasi vijojnë pa ndërprerje reshjet e dëborës. Mësohet se një makinë është bllokuar sot në rrugën Theth-Bogë, pasi duke qarkulluar me goma verore e kishte të pamundur të vijonte lëvizjen. Është dashur ndërhyrja e rrugores në mënyrë që makina të vazhdonte lëvizjen. Për këtë arsye Policia…

Lexo më Shumë

Shtatë vjet më parë u nda nga jeta papritmas aktori i njohur kosovar, Blerim Peci. Në përvjetorin e shtatë, bashkëshortja e tij Afërdita e ka kujtuar atë me emocione. “Prej shtatë vjetësh me lëndon, por nuk me frikëson vetmia. Nuk më frikëson sepse Beli im ëshëe këtu. Proteksionist e i përkushtuar për familjen siç ishte në tokë, i tillë më shfaqet edhe nga qielli. Gardiani im dhe i femijëve.Proteksionist i artit të mirëfilltë, i tillë edhe sot me shfaqet. Pararoja e fjalëve të denja dhe mesazhit në art. Vepra kolosale dhe e dimensioneve të ndryshme. Jeta e tij ishte si…

Lexo më Shumë

Bujar Osmani pas mbledhjes së liderëve të Frontit Evropian deklaroi se “Roja e gjuhës” është duke funksionar dhe se e njejta është shndërruar në një platformë mbipartiake dhe mbi etnike.“Kjo për shkak se nuk po mbrohet vetëm gjuha, po mbrohet arsyeja për një të ardhmen të përbashkët në këtë shtet, për të izoluar këto forca desktruktive të cilat e kanë humbur kohën që në vitin 2024 vijnë me tema të kufizimit të drejtave etnike. Kjo është një situatë anakrone, është situatë e vonuar. Nuk e ka pritur askush se mund të vjen një strukturë destruktive duke shfrytëzuar njerëz të pavotuar…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike e Vlorës denoncon korrupsionin e qeverisë me dy TEC-et “Tigër 1” dhe “Tigër 3” në Vlorë. PD i bën thirrje prokurorisë dhe KLSH-së që të hetojnë menjëherë këtë aferë të qartë korruptive, sipas tyre. Përmes një deklarate kryetari i PD Vlorë, Atird Hoxha, thotë se me këto dy TEC-e po bëhet një abuzim flagrant me paratë publike, në një aferë të pastër korruptive. Hoxha thekson se korporata Elektro-Energjetike e Shqipërisë, i paguan 60 mijë dollarë kompanisë Excelerate Energy për këta dy TEC-e, të cilat kanë mbërritur në qytetin e Vlorës, më shumë se dy vite më parë, por…

Lexo më Shumë

“U konsultuam me Frontin Europian, qytetarët do ta mbrojnë gjuhën shqipe, nuk lejojmë Mickoski të nëpërkëmb të drejtat tona”.Kështu ka deklaruar kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pas takimit të krerëve të Frontit Europian, të mbajtur në Reçicë.Ai ju bëri thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e nismës “Roja e gjuhës” para Gjykatës Kushtetuese. Ndërkaq, sa i përket deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe të koalicionit VLEN, të cilët thonë se nuk ka nevojë për shqetësim në lidhje me vendimin që pritet të marrë Kushtetuesja, Sela tha se kështu njejtë kanë deklaruar edhe për ligjin e Balansuesit, se do…

Lexo më Shumë