Author: almakos

Pas kësaj deklarate të Fevziut ka reaguar njëri nga drejtuesit e VLEN, Arben Taravari. Ai i ka dërguar një letër të hapur udhëheqësit të emisionit “Opinion”,  të cilit ia rikujt se ka kush të kujdeset për gjuhën shqipe në Maqedoni të Veriut. Taravari ia rikujton Fevziut të gjitha të bëmat e BDI-së që ishin fatkeqe për shqiptarët deri sa kjo parti ka qeverisur për 20 vjet. Letra e plotë e Taravarit! Blendi,Po të drejtohem direkt me emër sepse kjo letër është aq e afërt sa nuk i pranon kortezitë, të cilat shpesh krijojnë distancë.E dëgjova reagimin tënd për Çështjen e…

Lexo më Shumë

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka dërguar SMS kërcënuese në drejtim të një efektivi policie. Raportohet se ditën e djeshme, reth orës 18:00 në afërsi të shinave të trenit në qytetin e Lezhës, punonjësit e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Golf”. Sipas njoftimit, drejtuesi i automjetit nuk dispononte dokument për xhamat e errësuar të makinës dhe për këtë arsye efektivët e kanë hequr veshjen që kishte vendosur për të errësuar xhamat e automjetit. Drejtuesi i automjetit nuk ka kundërshtuar, por 19 vjeçari Rafaelo Lleshi, pasagjer në makinë, ka kundërshtuar dhe ofenduar punonjësit e Policisë, Gjithashtu, njërit prej tyre…

Lexo më Shumë

Ndërsa pronarët e iPhone tani kanë shpresë për të shijuar disa nga veçoritë më të fundit të iPhone 16 në modelet e tyre të vjetra, një program i ri po provon të ndryshojë tablonë. Apple shpesh e mban një distancë mes modeleve më të reja dhe atyre më të vjetra, me një qasje të qartë për të treguar përparimet e saj teknologjike. Sidoqoftë, një program i quajtur Nugget ka dalë si një alternativë, duke lejuar përdoruesit të transferojnë disa veçori të reja të iOS në telefonat e tyre ekzistues. Ky program, i cili është dizajnuar për të zhbllokuar mundësi të…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së nesërme (10 dhjetor), Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të shqyrtojë Rregulloren sipas së cilës automjetet zyrtare duhet të jenë të njohura për publikun përmes targave të tyre me ngjyrë kuq e verdhë. Është paraparë që brenda katër muajve të gjitha makinat qeveritare dhe shtetërore të pajisen me këto targa.Pasiqë ato do jenë të dukshme qytetarët të mund të denoncojnë abuzimin me këto mjete. Paralelisht po punohet edhe për regjistrin e automjeteve zyrtare, i cili do të menaxhohet nga Shërbimi për Çështjet e Përgjithshme dhe të Përbashkëta. Në një paketë me ndryshime të mundshme në kodin etik…

Lexo më Shumë

Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka paraqitur përmbledhjen e aktiviteteve të tij ndërsa thekson shqetësimet për sigurinë në rajon. Lajçak u shpreh për një ngjarje tragjike të ndodhur në veri të Kosovës, ku dhjetë ditë më parë, një shpërthim i rëndë ndodhi në kanalin e ibër-Lepencit. Ky sulm, i cilësuar nga ai si terrorist, synonte infrastrukturën kritike të vendit, dhe është dënuar me forcë nga ai. “Kosova përjetoi një sulm të dënueshëm terrorist që synonte infrastrukturën kritike – një akt që e dënova fuqishëm,” theksoi Lajçak, duke përmendur rrezikun që një ngjarje e tillë sjell…

Lexo më Shumë

Disa të rinj janë konfliktuar paraditene sotme e Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, në Tiranë. Gazetari Kelment Baçi bën me dije se policia ka ndërhyrë për të shuar konfliktin mes tyre. [embedded content] Siç duket edhe nga pamjet, forca të shumta policie edhe efektivët  e forcave ‘Shqiponja”, kanë  shkuar në vendngjarje për të neutralizuar sherrin e dhunshëm mes të rinjve. Nuk ka ende informacion lidhur me motivin e konfliktit të dhunshëm.

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN në një deklaratë për media, kanë njoftuar se Trupi koordinues ka mbajtur mbledhje, ku, sipas tyre, është diskutuar mbi ngjarjet e fundit dhe retorikën përçarëse të opozitës, e cila, kinse në emër të mbrojtjes së gjuhës shqipe, mundohet të manipulojë opinionin publik, madje edhe me skenare të kopjuara nga Nikolla Gruevski të para 8 viteve me tenda para KSHZ-së.“Shqiptarët le të rrinë të qetë. Gjuha shqipe do të mbrohet. Truket e BDI-së për t’u paraqitur në mënyrë të rreme si shpëtimtarë të problemeve të vetëshkaktuara nuk kalojnë. Ata morën karton të verdhë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, tani…

Lexo më Shumë

Një debat i nisur mes Drilonit dhe Xhenetës mbrëmë në Big Brother Vip Kosova, duket se ka eskaluar, raporton Sinjali. Pas mesnate, dy banorët janë kapur verbalisht me njëri – tjetrin pas disa situatave në shtëpi. Xheneta thuhet se e ka pështyrë Drilonin, teksa ky i fundit i ka shkuar afër duke u përplasur deri në ofendime nga më të ndryshmet.

Lexo më Shumë

Europol i ka dorëzuar autoriteteve greke plot 4500 dosje që kanë të bëjnë me komunikimet e anëtarëve të bandave kriminale në Greqi.sky ecc Hetimet në Greqi treguan se një pjesë e rëndësishme e anëtarëve të bandave ishin shqiptarë, të cilët vepronin me botën e krimit për trafikim të lëndëve narkotike por edhe krime që kanë të bëjnë me vrasje. Komunikimet e pjesëtarëve të bandave u zbuluan falë përgjimeve të mesazheve në platformës Sky ECC. Lajmi është bërë publik nga gazeta greke “Ta NEA”, sipas së cilës pritet të hidhet dritë mbi çështje që kanë të bëjnë me vrasjet, drogën, armët,…

Lexo më Shumë

Mario Përlleshi është marrë në pyetje në një seancë maratonë nga prokurorja e çështjes si autor i dyshuar i vrasjes së bashkmoshatarit të tij, 14-vjeçarit Martin Cani, krim i ndodhur pak metra larg derës së shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku dy të miturit studionin. Gazetarja Klodiana Lala, raporton se detajet e dëshmisë që 14-vjeçari ka dhënë në ambientet e Prokurorisë së Tiranës po mbahen në sekret të plotë. Gjithashtu, autori i dyshuar i krimit është ballafaquar me disa nga të miturit, të cilët kanë qenë të pranishëm në vendngjarje. Në vazhdën e hetimeve është bërë edhe ballafaqimi mes të plagosurit…

Lexo më Shumë

Përmes avokatit të tij, 14-vjecari i dyshuar për vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Mecjas, pak metra nga rrethimi i shkollës “Fan Noli” në Tiranë, i është drejtuar me ankim gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Ai kërkon zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg” duke renditur argumentet e tij, të cilat nuk janë bërë të ditura nga avokati deri në këto momente. Në kuadër të hetimit, i mituri M.P, është marrë në pyetje nga prokurorja e çështjes në një seancë maratonë që ka zgjatur afro 8 orë. Detajet e dëshmisë që 14-vjecari ka dhënë në…

Lexo më Shumë

Policia ka vendosur në pranga dy të rinj, të cilët akuzohet se shpërndanin droga të forta në Tiranë. Gjatë operacioni u arrestuan në flagrancë të rinjtë me iniciale K. S., 24 vjeç, dhe E. M., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë. Raportohet se mjeti ku udhëtonin dy të arrestuarit u ndalua në rrugën “Kastriotët”. Mjeti drejtohej nga 24-vjeçari, të cilit shërbimet e policisë i gjetën 1.5 kg drogë. Kokaina e sekuestruar raportohet se kishte vlerë tregu rreth 270 000 euro. Njoftimi i policisë: DVP Tiranë Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve operacioni policor i koduar “Fam Fanz”, i ndjekur me…

Lexo më Shumë