Koalicioni VLEN në një deklaratë për media, kanë njoftuar se Trupi koordinues ka mbajtur mbledhje, ku, sipas tyre, është diskutuar mbi ngjarjet e fundit dhe retorikën përçarëse të opozitës, e cila, kinse në emër të mbrojtjes së gjuhës shqipe, mundohet të manipulojë opinionin publik, madje edhe me skenare të kopjuara nga Nikolla Gruevski të para 8 viteve me tenda para KSHZ-së.
“Shqiptarët le të rrinë të qetë. Gjuha shqipe do të mbrohet. Truket e BDI-së për t’u paraqitur në mënyrë të rreme si shpëtimtarë të problemeve të vetëshkaktuara nuk kalojnë. Ata morën karton të verdhë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, tani është koha për kartonin e kuq.
Korrupsioni mbi 20-vjeçar ka faturën e vet! Ai të zhvesh nga çdo ndjenjë përgjegjësie dhe të bën të papërshtatshëm për mbrojtjen e vlerave kombëtare. Prandaj, nuk mundet një i korruptuar të mbrojë diçka aq të rëndësishme sa është gjuha shqipe. Nuk mundet një parti që ka individë në lista të zeza ndërkombëtare të pretendojë se mbron kauzën shqiptare! Njëra me tjetrën nuk shkon!
Të nderuar
Kjo parti së pari miratoi Ligj për gjuhët me anomali. Së dyti, e dërguan ligjin në Komisionin e Venecias, i cili e kontestoi ligjshmërinë e tri neneve kyçe. Së treti, pasi kuptuan që do të jenë në opozitë, përmes instalimeve në Gjykatën Kushtetuese dëshiruan të shkaktojnë tensione ndëretnike për të shmangur përgjegjësinë për ish-funksionarët e tyre të korruptuar. Dhe tani, me tenda duan të paraqiten si shpëtimtarë të gjuhës shqipe. Koalicioni VLEN ka muaj që punon për heqjen e grackave dhe korrigjimin e gabimeve të regjimit të BDI-së”, kanë deklaruar nga VLEN.
Data 12.09.2026
Aktuale
- 105 ditë revoltë! Diaspora zbret sot në Tiranë, protestë masive para Kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës
- Po e krahason vetën me Ibrahim Tatlises, Butrint Imeri bënë ndryshim në pamje
- 25 vjet nga 11 Shtatori/ Tre shqiptarët që humbën jetën në tragjedinë e Kullave Binjake, historitë e tyre
- Kim Mehmeti: Komunizmi në Shqipëri do të bie pas protestave në Tiranë
- Trump nga Pentagoni: Irani nuk do të ketë kurrë, kurrë një armë bërthamore
- Shqipëria në flakë dhe në shtator/ 21 vatra zjarri në mbarë vendin. Zjarre në Dibër, Shkodër e Fier
- “Diaspora në shtëpi, pse ndalohen në kufi”, protestuesit thirrje të fuqishme para ambasadës të Malit të Zi
- Mexhiti dhe Gjorgjievski takojnë përfaqësues të bizneseve në Vizbeg, diskutohet rruga “Hasan Prishtina”




