Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se të “të mërkurën nuk do të ndodhë asgjë” i pyetur sot në Qeveri, për seancën e Gjykatës Kushtetuese më 11 dhjetor për Ligjin për gjuhët.
Ai tha BDI me qëllim po bën ndarje dhe tensione ndëretnike.
“Po bisedojmë me VLEN, kjo është një procedurë që është në proces. Kemi një situatë ku tani askush nuk mund të ndërhyjë te Gjykata Kushtetuese, sepse parimi përfundoi më 8 maj. E vetmja temë me të cilën BDI është e pranishme në opinion është krijimi i ndarjeve mbi baza etnike. Ata merren vetëm me çështje etnike dhe nuk mund të imponojnë tema të tjera apo të tërheqin mbështetës. U përpoqën me atë agjendën e tyre të gjelbër, por nuk ia dolën,” deklaroi Mickoski, transmeton SHENJA.
Mickoski kërkoi nga qytetarët që të jenë të qetë, dhe se sipas tij ky është një grup i izoluar i ish funksionarëve të lartë për të cilët ka dyshime për krime të mëdha, të cilat së shpejti do të zbardhen.
“Pa dallim sa janë të qëndrueshëm dhe luftojnë, do t’i mposhtim edhe ata edhe të tjerët dhe shërbëtorët e tyre. Duhet opinioni ta dijë të vërtetën, çfarë fshihet pas kësaj fushate nga këta përfitues politik”, shtoi më tej Mickoski. /SHENJA/
Data 12.09.2026
Aktuale
- Po e krahason vetën me Ibrahim Tatlises, Butrint Imeri bënë ndryshim në pamje
- 25 vjet nga 11 Shtatori/ Tre shqiptarët që humbën jetën në tragjedinë e Kullave Binjake, historitë e tyre
- Kim Mehmeti: Komunizmi në Shqipëri do të bie pas protestave në Tiranë
- Trump nga Pentagoni: Irani nuk do të ketë kurrë, kurrë një armë bërthamore
- Shqipëria në flakë dhe në shtator/ 21 vatra zjarri në mbarë vendin. Zjarre në Dibër, Shkodër e Fier
- “Diaspora në shtëpi, pse ndalohen në kufi”, protestuesit thirrje të fuqishme para ambasadës të Malit të Zi
- Mexhiti dhe Gjorgjievski takojnë përfaqësues të bizneseve në Vizbeg, diskutohet rruga “Hasan Prishtina”
- Kandidat i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës do të jetë Stojanço Radiçevski




