Author: almakos

MPB njofton se ka realizuar bastisje dhe ka ndaluar disa persona, në lidhje me kontrabandën e makinave luksoze, si dhe krime tjera që janë realizuar nga ata. Nga policia njoftojnë se kanë kryer bastisje tek 10 persona, ndërsa janë ndaluar gjashtë, kurse kërkohen edhe tre të tjerë. “Me datë 29.12.2024, në bazë të kontrollit penal të konstatuar nga SPB Shkup, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale, Njësinë për Shpërndarje të Shpejtë, Njësinë e Policisë për Intervenim, SPB Manastir, DPB Gjevgjeli dhe DPB Negotinë, dhe pas urdhrit të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe prokurori publik për të vërtetuar…

Lexo më Shumë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë inauguron sot Laboratorin e Forenzikës, një hap të rëndësishëm në përmirësimin e sistemit të sigurisë dhe drejtësisë në vend. Ngjarja inaugurale po mbahet sot, me fillim nga ora 14:00, në Agjencinë e Forenzikës, ku pritet të mblidhen shumë figura të rëndësishme nga qeveria dhe sektori i sigurisë. Në këtë event merrin pjesë ministra të rëndësishëm, përfshirë Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme. Laboratori i Forenzikës është projektuar për të ofruar shërbime të avancuara të analizës për inspektimin e krimeve dhe për të mbështetur hetimet…

Lexo më Shumë

Nëntori nuk ka qenë shumë pozitiv për kursimet në banka, sidomos ato në valutë, që kanë rënë për të dytin muaj radhazi, ndërsa depozitat në lekë kanë shënuar një rritje fare të lehtë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se në muajin nëntor, stoku i depozitave në lekë arriti në 605.2 miliardë lekë. Në raport me muajin e mëparshëm, kursimet u rritën me 0.1%, ose 853 milionë lekë më shumë. Në krahasim me tetorin, kur kursimet në lekë u rritën me nivele rekord prej 12.6 miliardë lekë, ritmet janë ngadalësuar ndjeshëm. Të dhënat e detajuara tregojnë se…

Lexo më Shumë

Këshilli Iniciativë i Hoxhallarëve nga Myftinia e Tetovës, në një konferencë për media, kanë kërkuar që kreu i BDI-së, Shaqir Fetahu ta tërheq vendimin për shkarkimin e myftisë, Qani Nesimi, që sipas tyre është një vendim antikushtetues.“I nderuari Reisul Ulema, ne nuk do të ndalemi në këto kërkesa tona që janë kushtetuese dhe ligjore. I nderuari Reisul Ulema, nëse ju keni ende bindjet se jeni Reisul Ulema i ne hoxhallarëve dhe këshillave të xhamive me shumicë të Myftinisë të Tetovës, pranoni kërkesat tona. Ne vazhdojmë t’ju njohim si Resiul ul-Ulema të BFI-së. Ne nuk dëshirojmë që ju të mbeteni në…

Lexo më Shumë

Edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania erdhi me disa risi. Në shtëpinë më të famshme ndodhen edhe gjashtë kuti me avantazhe, të cilat banorët mund t’i përfitojnë. Gjatë spektaklit të parë të këtij sezoni, Ledion Liço, paralajmëroi se me hapjen e kutisë mund të vijë dhe një dënim. Ka qenë G Bani, ai që theu i pari një nga këto kutitë e emergjencës, atë me vlerë 5000 euro. Ndërkohë pasi e lexoi zarfin, banorët e tjerë e pyetën se çfarë kishte të shkuar dhe ai u tha: “Sapo humbe të drejtën të fitosh çmimin e madh”. Livia e…

Lexo më Shumë

Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë ne fuqi vendimin e shkallës së parë për të akuzuarit, lidhur me episodën e gjetjes së drogës në Fakull të Fierit. Togat e zeza cilësuan fajtorë Nikolin Gjolena, për të cilin vendosen 17 vite burg, por do të vuajë vetëm 11 vite e 4 muaj heqje lirie për shkak të gjykimit të shkurtuar. Viktor Cervanaku, u dënua me 15 vite, por do të vuajë 10 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Enxhi Ferhati u dënua me 12 vite, por do të vuajë 8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.…

Lexo më Shumë

Gili bashkë me të birin Redonin, e përjetuan shkurt eksperiencën në “Big Brother VIP Albania”. Vetëm pas disa ditësh qëndrimi, ata vendosen që ta lënë shtëpinë. Arsyet e largimit, i treguan në prime. Për aq sa qëndruan, Gili dhe Redoni treguan qytetari e fituan simpatinë e publikut, shkruan “Kosovarja”. Ish banorja e edicionit të kaluar, Roza Lati, sot po e shijon “Xixëllonjën” e Gilit dhe këtë e ka treguar edhe përmes Instagramit.

Lexo më Shumë

Prokuroria e Tiranës, ka kërkuar konfiskimin e pasurive të biznesmenit të ndjerë, Ndue Gjergji dhe familjarëve të tij, pasi kanë burimin nga veprimtaria kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike. Në pronësi të shtetit kanë kaluar pasuritë me vlerë rreth 2.5 milionë euro: 1. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;2. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;3. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;4. Garazh me sipërfaqe 15.00 m2;5. Garazh me sipërfaqe. 15.00 m2;6. Garazh me sipërfaqe. 15.00 m2;7. Garazh me sipërfaqe 15.00 m2,;8. Apartament me sipërfaqe 617.84 m2;9. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;10. Njësi me sipërfaqe 45.21 m2;11. Garazh me sipërfaqe 15 m2;12. Garazh me…

Lexo më Shumë

Nga dita e sotme deri ditën e enjte moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në veri e lindje përgjatë relieveve malore. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, ditën e premte moti parashikohet fillimisht me kthjellime, më pas vranësira në shtim të cilat do të pasohen me reshje të dobëta shiu në veriperëndim të vendit. Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 10m/sek, me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë. Prezencë e mjegullës lokale/mjegullinës kryesisht në zonat luginore, si…

Lexo më Shumë

Darka e Vitit të Ri është një nga traditat më të dashura për shqiptarët, ku familjet mblidhen për të festuar dhe për të shijuar ushqime të përgatitura me kujdes. Por sa mund të kushtojë një darkë tradicionale për një familje prej katër personash në ditët e sotme? Për të dhënë një vlerësim të përafërt, Monitor ka analizuar çmimet mesatare të përbërësve dhe pijeve kryesore, bazuar në të dhënat aktuale të tregut. Nga sallatat, gjeldeti dhe përsheshi, deri te bakllavaja dhe pijet, ky artikull ofron një përmbledhje të detajuar për koston e kësaj feste të veçantë. Për të bërë një vlerësim…

Lexo më Shumë

Në “Prime-n” e të premtes, gazetari Vullnet Krasniqi ka bërë një rrëfim prekës. Ai ka pranuar se është “gay”, ku do të thotë që ndjen pëlqim për meshkuj e jo për femra, shkruan Indeksonline. I ftuar në lidhje direkte ishte reperi Stresi i cili dha një mendim për deklaratën e Vullnetit. Ai tha se nuk hyn te orientimi i askujt por i që kritikon. E madje në një moment ka “shpërthyer”.

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri Arben Fetai, përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar pas deklaratës së kreut të BDI-së, Ali Ahmeti për vendndodhjen e Artan Grubit. “Ali Ahmeti deklaroi se ka njohuri për vendndodhjen e Artan Grubit, për të cilin ka një fletarrest ndërkombëtar.Prokuroria publike, në bazë të kësaj deklarate publike, ka për obligim ligjor ta thërrasë në pyetje z. Ali Ahmeti për ta pyetur se ku ndodhet personi që ndiqet nga drejtësia e vendit”, ka shkruar Fetai. MARKETING

Lexo më Shumë