Një 23 vjeçar është arrestuar në Dibër pasi ishte i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje. Në pranga ka rënë i riu Andi Sada, ndaj të cilit rëndojnë 3 vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjykata e Dibrës ka caktuar ndaj Sadës masën e sigurisë “arrest në burg” Nga hetimet e thelluara ka rezultuar se 23-vjeçari, ndihmonte vëllanë e tij( i arrestuar në datë 2 dhjetor 2023 gjatë një operacioni policor), të kryente veprimtarinë kriminale…
Author: almakos
Kryepeshkopi Anastas Janullatos, për shkak të një virozë sezonale, është shtruar në spital. Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme. “Fortlumturia e tij, Kryepiskopi i Shqipërisë, z. Anastas, u shtrua në spital pas shfaqjes së një viroze sezonale, në mënyrë që të jetë nën vëzhgimin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore është plotësisht e qëndrueshme dhe mjekët, të cilët po kujdesen për të, janë optimistë”, njofton Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.
Kryeministri Hristijan Mickoski shpreson se Prokuroria do të thërrasë liderin e BDI-së Ali Ahmeti, i cili, siç raportuan dje mediat kosovare, ai ka thënë se ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi ndodhet në territorin shqiptar dhe se do të kthehet në vend vetëm nëse nuk ka drejtësi hakmarrëse dhe selektive. “Shpresoj që kjo të arrijë në prokurori dhe të ketë një procedurë ligjore në të cilën nëse kemi një person që e di se ku është një i arratisur nga ligji, se do ta thërrasin atë person dhe ata do t’i përgjigjen pyetjes se ku është i arratisuri nga drejtësia. Për çdo gjë…
Rap-artisti i njohur, Ledri Vula, ka qenë së fundmi i ftuar në programin “E Diell”, ku ka folur për shumë gjëra. Veç karrierës profesionale e jetës private, ai u pyet edhe për disa tematika të tjera. I pyetur nga Ed Manushi nëse do të futej ndonjëherë në Big Brother, këngëtari ka përmendur disa gjëra që kanë të bëjnë me këtë. Ai mendon se është një gjë e vështirë, jo ashtu siç duket kur e shikon nga shtëpia. “Unë mendoj që është vështirë me u fut në Big Brother, nuk është shumë e lehtë si duket nga divani që je duke…
Ka rezultuar që gjenetika nuk ndikon vetëm në ngjyrën e syve dhe në ndërtimin e trupit, por nga ajo varet edhe sa jemi të gatshëm të rrezikojmë dhe në cilën pozë zakonisht flemë. Natyrisht se i keni trashëguar gjenet e të dy prindërve, mirëpo nëse babai juaj ka cilësi dominuese, ato me siguri janë bërë edhe tuajat. Studimet shkencore kanë treguar se shumë aspekte të personalitetit dhe shëndetit formohen nga gjenetika e trashëguar, veçanërisht ajo e babait. Një nga fushat më të diskutuara është ndikimi i baballarëve mbi sëmundjet e zemrës. 1. Sëmundjet e zemrës – sipas hulumtimeve të cilat…
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) Ardian Hajdaraj, ka nënvizuar se Prokuroria Speciale e Kosovës gëzon mbështetje të plotë nga KPK, duke theksuar parimin se “të gjithë janë të barabartë para ligjit”. Kjo deklaratë erdhi pas një komentari të kryeministrit Albin Kurti, i cili refuzoi disa herë ftesat për të dëshmuar lidhur me çështjet e rezervave shtetërore. Hajdaraj shprehu pozitat e KPK-së në një konferencë për media, duke theksuar se mbështetjes së Prokurorisë Speciale do t’i jepet rëndësi të veçantë për realizimin e misionit të saj kushtetues e ligjor. Ai e përfundoi fjalën e tij duke thënë se të…
Kryeministri Edi Rama, përgjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, ka komentuar vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj, një krim i ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” që dy të rinjtë frekuentonin.[embedded content] Rama u shpreh se u krijuan vrasës dhe thika të tjera, ndërsa shtoi se publikut treguan versione kriminale. “A thua se nuk mjafton helmimi i shpirtit nga ndodhia, dhe ti thuash publikut se policia ka fshehur një vrasës tjetër”, u shpreh ai. Rama shtoi se “ti thuash që vrasësi tjetër është djali i një hetuesi të BKH dhe për këtë arsye e kanë fshehur, t’ia thuash publikut…
Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë së Veriut thotë se autoritetet kanë të drejtë ta ftojnë në bisedë kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, pasi i njëjti së fundmi deklaroi se ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi gjendet diku në trevat shqiptare dhe se i njëjti do të kthehet kur të sigurohet që nuk ka drejtësi selektive. “Prokuroria Publike ka lëshuar urdhër për lëshimin e fletarrestimit kombëtar dhe ndërkombëtar për të dyshuarin. Autoritetet vendase dhe ndërkombëtare të ngarkuara me ekzekutimin e këtyre urdhrave kanë të gjithë autoritetin për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të gjurmuar personin, duke përfshirë thirrjen dhe intervistimin e…
Festat e fundvitit kanë rritur numrin e hyrjeve dhe daljeve në territorin e Shqipërisë nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës. Rreth 10 mijë hyrje dhe mbi 6 mijë dalje janë regjistruar vetëm gjatë fundjavës në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Ditët e fundit të vitit janë shfrytëzuar nga shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi për tu kthyer në vendlindje dhe për të festuar Vitin e Ri me familjarët e tyre. Për të përballuar fluksin autoritetet tona sqarojnë se është punuar me sportele maksimale ndërsa janë alternuar në varësi të situatës. Ndryshe nga vitet e tjera qytetarët…
NTP njoftojn se ditën e martë (31.12.2024) do të funksionojnë sipas orarit të rregullt dimëror. Të mërkurën (01.01.2025) transporti publik do të funksionojë sipas orarit të së dielës dhe po të njëjtën ditë kyçja e parë e autobusëve të NTP Shkup dhe kompanive private do të jenë më vonë se zakonisht, ndërsa pjesa tjetër sipas orarit javor. Nga e enjtja (2 janar 2025), transporti publik do të funksionojë sipas një orari dimëror të reduktuar të ditëve të javës, i cili do të jetë i vlefshëm deri në përfundimin e pushimeve dimërore shkollore.Të mërkurën (1 janar 2025), biletat dhe qendrat e…
Një 15-vjeçar në Tiranë është arrestuar për shkak se qarkullonte me armë zjarri në rrugët e kryeqytetit. Në pranga ka rënë i mituri me iniciale A.K., 15 vjeç, banues në Tiranë, i cili mbante në brez pistoletën teksa ecte në rrugët e Fushë-Mëzez. Nga kontrolli fizik i të miturit, janë gjetur dhe sekuestruar arma dhe një dorezë metalike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, bazuar në informacionet e marra se një i mitur qarkullonte me armë zjarri, në Fushë-Mëzez, kanë organizuar punën dhe finalizuar në kapjen…
Pasi Vullneti refuzoi të shoh se cila fytyrë publike ka folur për orientimin e tij, disa nga banorët ishin kureshtar të dinin se kush dhe çka ka thënë. Xheneta krijoi “zhurmë” duke kërkuar që të hiqen 10 mijë euro nga çmimi i madh dhe të shikojë deklaratën e plotë, ndërsa pati të tillë që e kundërshtonin këtë vendim, shkruan Indeksonline. Pas këtij veprimi, reperi ka ironizuar duke publikuar të holla që i posedon. “Mirmengjesi per krejt ata banore qe u merziten pse Xheneta jau hupi 10.000 euro”, shkroi ai.

