Author: almakos

Procedurë hetuese kundër të dyshuarit të fundit në rastin “Mali” vazhdon pas privimit të djeshëm nga liria të personit nga fshati Gërçec, i cili u kërkua me urdhërarrest qendror më shumë se tre vjet për shkak të dyshimit për prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, kumtojnë nga Prokuroria publike. “Nga shtatori i vitit 2021 deri në gusht të vitit 2023, katër prej të dyshuarve, përfshirë edhe të dyshuarin e parë, janë privuar nga liria, pas çka ka vazhduar procedura hetimore ndaj tyre. I vetmi person i padisponueshëm ishte personi që u arrestua dje”, thonë nga Prokuroria.…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili kërkoi pavlefshmërinë e provave nga komunikimet në ‘Sky’ dhe ‘EncroChat’. Pëllumb Gjoka, i shpallur investitor strategjik, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese pas refuzimit të Gjykatës së Lartë për t’i rrëzuar si prova dhe hequr masën e sigurisë të vendosur nga GJKKO, kërkesë e cila nuk u pranua. Lidhur me këtë vendim ka reaguar Eduard Halimi. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Halimi thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese sot është një hap vendimtar për drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar. Sipas tij vendimi i fundit i…

Lexo më Shumë

Ali Ahmeti ky ogurzi i shqiptarëve sot paturpësisht para mediave duke tentuar të mbrojë “bedelin” e tij, Artan Grubin, me gojën e tij e tha se VMRO-DPMNE e din që ligjet e vendit para disa viteve janë përdorur kundër tyre. Prandaj ai deklaroi se duhet të vendoset drejtësia. Por harroi se partia e tij ishte bashkëqeverisese pikërisht para disa viteve, prandaj për çdo mangësi në çdo fushë sidomos këtë të drejtësisë kjo i faturohet edhe BDI-së. E pikërisht kjo parti BDI është e mbushur me njerëz të listave të zeza, padi, fletarreste ndërkombëtare, marrje të pasaportave, e kjo po ndodhë…

Lexo më Shumë

Viti i Ri është një mundësi e shkëlqyer për të reflektuar mbi vitin që shkoi dhe për të parashikuar ato që na presin në të ardhmen. Natën e Vitit të Ri, ne mblidhemi me ata që duam për të festuar së bashku, duke ndarë mesazhe urimi që reflektojnë dashurinë dhe mirëqenien tonë për t’u shprehur tek ata që na rrethojnë. Festimi i Vitit të Ri është një traditë që shkon përtej kulturave dhe kufijve. Kjo është një periudhë e veçantë e vitit që na sjell së bashku dhe na kujton rëndësinë e miqësisë, dashurisë dhe mbështetjes. Gjatë kësaj festive, ne…

Lexo më Shumë

Nga dita e hënë deri ditën e enjte moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në veri e lindje përgjatë relieveve malore. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nesër 31 dhjetor temperatura minimale do të shkojë deri në minus 4 gradë celcius, ndërsa maksimalja deri në 5 gradë celcius. Ditën e premte moti parashikohet fillimisht me kthjellime, më pas vranësira në shtim të cilat do të pasohen me reshje të dobëta shiu në veriperëndim të vendit. Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shprehu solemnitetin e saj në Dita e Veteranëve të UÇK-së, duke e cilësuar atë si një kujtesë të paharrueshme për heroizmin e pashuar të atyre që dhanë gjithçka për lirinë e atdheut. “Dita e Veteranëve të UÇK-së është një moment reflektimi dhe nderimi për ata që luftuan për lirinë tonë. Sot, ne përulemi me respekt të thellë përpara veprës heroike të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – burrave dhe grave që u bënë simboli i qëndresës dhe sakrificës”, tha Osmani gjatë ceremonisë së pritjes për nder të veteranëve. 30 dhjetori është një datë tejet…

Lexo më Shumë

GJKKO pranon zgjatjen e afateve të paraburgimit për Ilir Beqajn dhe Ermal Kurtulajn. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dheKrimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Rudina Palloj  vendosi: Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimittë Organizuar  me objekt “Zgjatjen e afateve të paraburgimit për një periudhë tre mujore në lidhje me masën e sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale për personat nën hetim Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj. GJKKO vendosi zgjatjen e afatit të paraburgimit, përkatësisht të kohëzgjatjes së masës së sigurimit personal…

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme të 43-të, Këshilli i Komunës së Tetovës, miratoi buxhetin për vitin 2025, i cili do të jetë 49,3 milionë euro. Buxheti u votua me 27 nga gjithsej 31 këshilltarë dhe para votimit asnjë nga këshilltarët nuk doli për ta debatuar këtë pikë të rendit të ditës. Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, u pyet nëse do të ndahen mjete buxhetore për shoqatën e qytetarëve që kërkon themelimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare. Ai tha se i qëndrojnë atij zotimi, por nuk është çështje e buxhetit që është miratuar. “Sa i përket Akademisë Shqiptare,…

Lexo më Shumë

Lela Seferi ka dalë tashmë pak javë më parë nga Big Brother VIP Kosova 3. Ajo ka qenë e ftuar në Klan Kosova, ku ka folur për gjithë periudhën brenda si dhe për atë që është tani. E njëjta thekson se nuk e priste një dashuri kaq të madhe nga publiku dhe se është shumë e lumtur. “Nuk e kam pritur një dashuri kaq të madhe prej publikut. Edhe kur kam dalë kam qenë pak e habitur. Jam shumë e lumtur”, u shpreh ajo. Tutje theksoi: “Jam si person i qetë. Njëjtë është edhe Leo. Edhe pse tani që kam…

Lexo më Shumë

Drejtori i Policisë Rrugore në Tiranë, Altin Qato, foli sot në studion e News 24 në emisionin “Opinion” për masat që do të marrë policia e shtetit për natën e ndërrimit të viteve. Qato tha se policia është organizuar në mënyrë të detajuar për të ruajtur rendin publik. Më tej ai foli edhe për shkaqet e aksidenteve rrugore. Qato tha se  përdorimi i telefonit në drejtimin e automjetit është një prej shkaqeve kryesore të aksidenteve. Ai tha se vitin e ardhshëm Policia Rrugore do të ashpërsojë masat për këtë shkelje. Qato: Në 2025 mendojmë t’i japim prioritet goditjes së përdorimit të…

Lexo më Shumë

Deklaratat e VLEN-it për abetaren e unifikuar janë përpjekje të kota për të fshehur të vërtetën dhe për të manipuluar opinionin publik. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, në të cilën thuhet se: E vërteta është e qartë dhe e dokumentuar: Ligji i miratuar prej tyre ndalon përdorimin e abetares së unifikuar shqiptare”“Sipas nenit 10 paragrafit 2, të ligjit, “për lëndët e gjuhës dhe kulturës të komuniteteve, përfshirë ato për herë të parë të futura në arsim, tekstet duhet të hartohen nga shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.”Kjo dispozitë eliminon mundësinë e përdorimit të teksteve të hartuara në bashkëpunim…

Lexo më Shumë