Këshilli Iniciativë i Hoxhallarëve nga Myftinia e Tetovës, në një konferencë për media, kanë kërkuar që kreu i BDI-së, Shaqir Fetahu ta tërheq vendimin për shkarkimin e myftisë, Qani Nesimi, që sipas tyre është një vendim antikushtetues.
“I nderuari Reisul Ulema, ne nuk do të ndalemi në këto kërkesa tona që janë kushtetuese dhe ligjore. I nderuari Reisul Ulema, nëse ju keni ende bindjet se jeni Reisul Ulema i ne hoxhallarëve dhe këshillave të xhamive me shumicë të Myftinisë të Tetovës, pranoni kërkesat tona. Ne vazhdojmë t’ju njohim si Resiul ul-Ulema të BFI-së. Ne nuk dëshirojmë që ju të mbeteni në historinë e BFI-së si: shkelës flagrant i Kushtetutës së BFI-së, e cila mban edhe nënshkrimin tuaj, nënçmues i shumicës së hoxhallarëve, këshillave të xhamisë dhe xhematit përgjithësi në Myftininë e Tetovës me veprimet e Juaja antikushtetues dhe antiligjor, por edhe jo etiko-morale dhe jo fetare. Dëshirojmë që zërin tonë ta dëgjojnë qeverisja qendrore dhe lokale në shtetin tonë si dhe ambasadat e huaja që veprojnë në vendin tonë”, kanë deklaruar nga Këshilli Iniciativë i Hoxhallarëve nga Myftinia e Tetovës. /SHENJA/
Data 12.09.2026
Aktuale
- Velkovski akuzon Klekovskin: “Ku janë ilaçet dhe ku është kujdesi?”
- Modi kërkon pjesëmarrje të barabartë në përcaktimin e rregullave globale dhe reformimin e KS-OKB-së
- “Shqipëria e shqiptarëve!”/ Sot protesta kombëtare në Tiranë, qindra shqiptarë nga diaspora mbërrijnë në Morinë
- Ilda Zhulali: Rikthimi; Një shpresë e re për Shqipërinë
- Andonovski: Patent-shoferi dhe letërnjoftimi në telefon, aplikacioni “m-shërbime” gati për testim
- Xi: BRICS është platforma më me ndikim në botë për bashkëpunimin e tregjeve në zhvillim
- “Liria Ka Emër” falënderon rreth 100 mijë qytetarë për Marshin për Liri: Më 16 shtator presim lirinë për çlirimtarët
- Aksident në Strazhë, humbi jetën një futbollist, tre tjerë u lënduan




