Author: almakos

Mikheil Kavelashvili, një kritik i ashpër i Perëndimit, u betua si president i Gjeorgjisë të dielën në mes të një krize politike, pasi qeveria ngriu bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke nxitur protesta të mëdha. Presidentja pro evropiane në largim Salome Zourabichvili, një kundërshtare e partisë në pushtet, tha në një fjalim sfidues para mbështetësve jashtë pallatit presidencial se ajo po largohej nga rezidenca, por se Kavelashvili nuk ka legjitimitet si president, një post kryesisht ceremonial. “Unë do të dal nga këtu dhe do të jem me ju… Po marr legjitimitetin me vete, po marr flamurin me vete, po…

Lexo më Shumë

BDI në një komunikatë për media, thotë se dënon partitë e, sipas tyre, të zgjedhura nga VMRO-DPMNE në qeveri të njohura si vlen, për lirimit të të dënuarve për sulmin e 27 prillit 2017, që synonte të pengonte zgjedhjen e Kryetarit të parë shqiptar të Kuvendit dhe rrezikoi jetën e deputetëve.“Lirimi i turpshëm u paralajmërua nga fotot e publikuara të autorit kryesor të sulmit Goran Angelov – Qoseto, me zëvendësit e Afrim Gashit, Izet Mexhiti dhe Arben Taravari – dëshmi e rolit të VLEN-it në mbështetjen e atyre që kërcënojnë rendin kushtetues dhe harmoninë ndëretnike.Urime gjithashtu për shpalljen si hero…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha garantoi të gjithë punonjësit e policisë së shtetit se do të marrin shpërblimin si dhe pagesat për orët shtesë. Nga pika kufitare e Kakavijës, ai iu përgjigj interesit të gazetarëve, duke thënë se ditën e hënë “Ministria e Brendshme ka bërë një propozim për heqjen e kritereve dhe përjashtimit të Policisë së Shtetit sa i përket një kriteri i cili vitet e tjera nuk ka qenë i realizuar për shkak të buxhetit”. Sipas tij ditën e hënë Këshilli i Ministrave do të miratojë aktin dhe projekt-vendimin, të cilin ata e kanë propozuar për dhënien e…

Lexo më Shumë

QMK Prilep ka njoftuar se në ora 15:20 të ditës së djeshme, kanë pranuar thirrje emergjente se rruga për në manastir dy (2) kilometra ishte e mbuluar me borë dhe ishte e pakalueshme. Në manastir në atë moment ndodhen dy persona të cilët nuk kanë mundur të zbresin në këmbë, të kthehen në rrugën Prilep – Veles për t’i marrë dhe transportuar në qytet. Personat nuk kanë pasur terapi të rregullt mjekësore (medikamente). Pas komunikimit të oficerëve kujdestarë nga QMK sipas procedurave operative, të kryera me përgjegjësit për mirëmbajtjen e rrugëve kryesore dhe rajonale në postbllokun e Prilepit, është marrë…

Lexo më Shumë

Artistja e njohur, Melinda Ademi, ka nxitur reagime të shumta në një postim të fundit. Ishte grimerja Sellma që publikoi video duke grimuar Melindën që duket e bukur si çdo herë, në momentin kur Kaci tundon ujërat, për ta ngacmuar atë që duket si nuse. “Pse vendose në dimër me u martu?”, e pyet Kaci me shaka, shkruan IndeksOnline. Patjetër që një shaka të tillë do ta vazhdonte Melinda, e cila duke buzëqeshur i përgjigjet: “Po e pres unazën!”. Melinda me gjasë do të ketë qenë duke u bërë gati për ndonjë projekt apo koncert, por nëse është drejt altarit,…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi denoncoi aktin normativ të qeverisë, që sipas tij po shkurtohen fondet buxhetor në shëndetësi, arsim e bujqësi. Në një konferencë për shtyp me zyrtarë të tjerë të PL-së,  Blushi u shpreh se “të shkurtosh fondet për shëndetësinë pasi kë premtuar apo ke mashtruar për shëndetësinë falas do të thotë të braktisësh stafin mjekësor, të thellosh mungesën e ilaçeve dhe të investimeve në spitale në një kohë kur skandalet e mostrajtimit dinjitoz të pacientëve thellohen dhe po shpërthejnë çdo ditë si në rastin e skandalit të Onkologjikut’. Blushi kujton gjithashtu se Partia…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot ka konfirmuar se po zhvillohet një aksion kundër një grupi të organizuar kriminal që merret me kontrabandën e automjeteve të shtrenjta, falsifikimin e dokumenteve dhe keqpërdorimin e pozitës zyrtare.“Aksioni është i fokusuar në goditjen e një grupi të organizuar kriminal që merret me kontrabandën e automjeteve të shtrenjta, falsifikimin e dokumenteve dhe keqpërdorimin e pozitës zyrtare, për të cilat sot në mëngjes janë kryer bastisje në disa lokacione. Ne vazhdojmë luftën kundër të gjitha formave të kriminalitetit, sepse qytetarët meritojnë të jetojnë në një shtet të qëndrueshëm dhe të sigurt,” theksoi Toshkovski.…

Lexo më Shumë

Për 24 orë në Kosovë, sipas të dhënave të policisë janë regjistruar 108 aksidente. Ky numër alarmant ilustron një situatë të rëndë në rrugët e vendit, ku 28 aksidente rezultuan me të lënduar, duke vënë në pah nevojën për masa më të rrepta të sigurisë. Ndërsa 80 aksidente të tjera shkaktuan dëme materiale, statistikat tregojnë se shpeshherë neglizhenca në trafikun rrugor çon në pasiguri të mëdha për të gjithë përdoruesit e rrugës. Shumë prej aksidenteve mund të ishin evituar me përkushtim më të madh ndaj rregullave të trafikut. Policët e Kosovës kanë qenë të angazhuar intensivisht për të garantuar sigurinë…

Lexo më Shumë

Pasi u largua papritur nga shtëpie BBV, Redoni ka folur për herë të parë sot me Eglin, një nga banoret me të cilën krijoi një lidhje të ngushtë. Ai i tha se e ka marrë malli dhe po ashtu, se mezi pret të shohë sytë e saj. Egli nga ana tjetër tha se nuk e priti mirë largimin, por e mirëkupton nëse është për të mirën e Redonit. Ajo u shpreh se mezi pret ta takojë. Redoni: Zemra ime… Egli: Zemër…. Më ka marrë shumë malli Redoni: Edhe mua. Dua të të them disa fjalë, unë nuk jam aty, vendosa…

Lexo më Shumë

Njoftimi:  Në gjendje të dehur, qëlloi me armë zjarri në ajër nga automjeti dhe më pas e hodhi armën në një lumë, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari. Vijojnë kontrollet e pandërprera për gjetjen e armës së zjarrit. Sekuestrohet automjeti në cilësinë e provës materiale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Xhorxh Bush” një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri nga mjeti me të cilin qarkullonte, menjeherë organizuan punën me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar. Në vijim të veprimeve të shpejta dhe profesionale u kapja dhe arrestimi i…

Lexo më Shumë

Nga koalicioni VLEN në një komunikatë për media kanë deklruar se Brenda një muaji, u shkatërrua kulla e ndërtuar për dy dekada me krim dhe korrupsion. Sipas tyre, Rastet e mëposhtme, të gjitha të demaskuara vetëm gjatë muajit të fundit, flasin vetë: “Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli Artan Grubin non grata, duke e cilësuar person të padëshirueshëm.Ministria e Brendshme bastisi shtëpitë e Grubit dhe Bajramit, të akuzuar për keqpërdorimin e miliona eurove, që janë para të qytetarëve.Era e korrupsionit rrënoi tendat e tyre të rreme, gjuha shqipe nuk u prek.Arratisjen e shohin si rrugë shpëtimi. Pasi dëbuan qytetarët, tani po…

Lexo më Shumë

Pa kaluar as një javë nga fillimi i Big Brother, Redoni dhe Gili kanë vendosur të largohen nga shtëpia. Sonte ata kanë qenë të pranishëm në ‘Prime’ , ku kanë folur për qëndrimin dhe daljen nga shtëpia. Redoni ka deklaruar se këtë vendim e ka marrë pasi lojën e ka paramenduar më ndryshe, dhe nga brenda e ka parandierë që mund të shkoj deri te konfliktet fizike. Ndërkaq Gili ka thënë se kthimi në Kosovë, për të ka qenë shumë i këndshëm.

Lexo më Shumë