Author: almakos

Një aksion i madh policor me urdhër të Prokurorisë është duke u zhvilluar në këto moment në disa qytetet të Maqedonisë se Veriut.Siç mësohet aksioni ka të bëjë për sigurimin e provave në një procedurë për vepra penale të lidhura me kontrabandën e makinave luksoze nga jashtë.Siç informojnë nga Prokuroria, prokurori publik kompetent ka siguruar urdhra për kontroll në disa lokacione në Shkup dhe qytete të tjera nga gjyqtari i procedurës paraprake.Mes të dyshuarve ka edhe zyrtarë publikë dhe një shtetas i huaj.Për rrjedhën e mëtejshme të aksionit dhe për veprimet konkrete për të cilat dyshohet se i kanë kryer…

Lexo më Shumë

Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në shtator, ku u dogjën në mënyrë të qëllimshme dy automjete. Në pranga kanë rënë dy autorët 18-vjeçarë, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre, një 32-vjeçar. “Këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin, më datë 23.09.2024, kanë djegur qëllimisht dy automjete. Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim”, thotë policia. Njoftimi:  Policia e Durrësit zbardh djegien e qëllimshme të dy automjeteve. Identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre si dhe procedohet penalisht një i mitur. Specialistët për Hetimin e Krimeve në…

Lexo më Shumë

Avioni që fluturonte nga Hamburgu i Gjermanisë për në Prishtinë ka bërë një ulje të detyruar në aeroportin Nikola Tesla në Beograd. Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë Liburn Aliu, reagoi duke thënë se shkak është bërë një problem teknik. “Sot, fluturimi i planifikuar nga Hamburg – Gjermani për në Prishtine nga operatori ajror ‘Eurowings’ (Flt.Nr. EW5704), i nisur nga Hamburg në ora 14:30, me 155 udhëtar ne bord, për shkaqe teknike është detyruar të ulet ne aeroportin ‘Nikola Tesla’ në Beograd”, ka njoftuar Aliu. Sipas tij, pas incidentit, operatori ajror ndërmori masa të menjëhershme duke organizuar…

Lexo më Shumë

Një sesion fotografik i fejesës në Park City të Utah u shndërrua në një aventurë të paharrueshme për një çift nga Kalifornia, pasi një incident i papritur çoi në humbjen e unazës së fejesës gjatë fotografimeve në borë. Kim Zaw, 33 vjeç, dhe Phil Mui, 34 vjeç, ishin duke pozuar për pamje të veçanta në një peizazh mahnitës të mbuluar me borë, kur ndodhi ngjarja dramatike. Një moment i gëzueshëm u kthye menjëherë në panik kur fotografja e tyre, Sabrina Boehlke, vuri re se unaza e fejesës kishte humbur nga gishti i Zaw. “Dhjetë minuta pas gjirimit, ne humbasim unazën”,…

Lexo më Shumë

Si koalicioni vetëm shqiptarë, VLEN, me krenari dhe përgjegjësi të plotë kemi qenë një zëri dakord që Afrim Gashi të na përfaqësojë të gjithë shqiptarëve në Kuvend ashtu siç duhet dhe ashtu siç i ka hije. Figurë e kompletuar për ta përmbushur këtë detyrë, intelektual, modest, i sinqert dhe tmerri i të pamoralshmëve, të korruptuarve, dhe anti-shqiptarëve. Prandaj, edhe është bërë fiksim i partisë non-grata, BDI-së. Qytetarët janë dëshmitarë kur Bujar Osmani rrihte gjoks se gjuha maqedonase me garancë të plotë do të përdoret jashtë kufijve si gjuhë e vetme zyrtare, Talat Xhaferi, përpos që fliste maqedonisht shpesh herë reflektonte…

Lexo më Shumë

Një banor i Ferizajt raportoi përmediatik duke nënvizuar një problem të madh: rruga “Hasan Prishtina” dhe disa zona të tjera nuk kanë energji elektrike tash e 28 orë. Pavarësisht përpjekjeve të shumta për të raportuar këtë situatë, banori shprehet se problemi nuk është zgjidhur ende pas pesë thirrjeve në KESCO. Kjo ngjall shqetësim të madh te qytetarët, të cilët përballen me vështirësi për shkak të mungesës së energjisë. Zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi, ofroi një shpjegim për këtë krizë energjetike që po i prek banorët e Ferizajt. Ai tha se situata është për shkak të mbingarkesës në rrjetin elektrik, një…

Lexo më Shumë

Yll Limani ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë ndaj adhuruesve pas një koncerti emocionues dhe të suksesshëm që mbajti në Prishtinë mbrëmë. Pas ngjarjes, ai postoi në Instagram një story ku shkruante: “S’kom fjalë përgjithmonë mirënjohës”, duke falënderuar fansat për mbështetjen dhe ngrohtësinë që i dhanë gjatë performancës

Lexo më Shumë

DCIM100MEDIADJI_0484.JPG Goditjen e radhës, Qeveria monoetnike e VMRO-së dhe vasalëve të tyre e bëri ndaj arsimit në gjuhën shqipe. Pasi nuk arritën të imponojnë himnin maqedonas për nxënësit shqiptar, dje me votat edhe të vasalëve nga Vlen, u imponua provimi i gjuhës maqedonase për drejtorët e shkollave fillore. Ky kusht do të vlejë edhe për drejtorët shqiptarë që do të drejtojnë shkolla me 100% nxënës dhe mësimdhënës shqiptarë. Por, një kusht i ngjashëm për të njohur gjuhën shqipe nuk do të vlejë për drejtorët maqedonas, as në komunat me shumicë shqiptare, ku edhe nxënësit shqiptarë janë poashtu shumicë. Me ndryshimet…

Lexo më Shumë

Është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme një oficer i policisë gjyqësore në Komisariatin e Policisë Dibër, pasi i ka kërkuar dhe i ka marrë një shtetasi nën hetim 3 mijë euro ryshfet. Sipas hetimeve, oficeri me iniciale Sh.C., i ka marrë shtetasit nën hetim, me iniciale F.K., shumën prej 3000 mijë euro për të favorizuar pozitën procedurale të shtetasit A.Sh. në çështjen penale kundër tij. Oficeri akuzohet si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”. Ndërkohë është marrë nën hetim dhe i është caktuar masa e sigurisë…

Lexo më Shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e 9 shkurtit, një zhvillim kyç për procesin demokratik në vend. KQZ-ja u bën thirrje subjektet politike, organizatave joqeveritare dhe qeveritare, përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe mediave të aplikojnë për akreditimin e vëzhguesve, duke garantuar një mbikëqyrje të drejtë dhe të paanshme të këtij procesi të rëndësishëm. Afatet e aplikimit kanë filluar të shpallen dhe janë të ndara për kategori të ndryshme. Subjektet politike kanë afat deri më 4 shkurt 2025 për të bërë aplikimet e nevojshme. Nga ana tjetër, organizatat joqeveritare, qeveritare dhe ndërkombëtare duhet të aplikojnë midis…

Lexo më Shumë

Infektologu Izet Sadiku ka dhënë një pasqyrë të thellë mbi sëmundjen e njohur si ‘Lija e Majmunit’, duke zbuluar mënyrat se si ky virus përhapet dhe kohëzgjatjen e tij në trupin e njeriut. Sadiku, gjatë një interviste në emisionin ‘Frontal’ në T7, ka sqaruar se sëmundja përhapet përmes spërklave, kontaktit të drejtpërdrejtë, kontaktit lëkurë me lëkurë dhe gjithashtu përmes marrëdhënieve seksuale. Kjo e bën këtë sëmundje të veçantë, duke sjellë sfida të reja për shëndetin publik. “Lija e Majmunit është një sëmundje virale që kryesisht ka qenë e zakonshme tek majmunët dhe brejtësit. Eshtë e rëndësishme të theksojmë se këta…

Lexo më Shumë

Një grabitje është shënuar në zonën e Shijakut, ku dy të rinj, kërcënuan dy persona me thikë dhe u morën atyre celularët. Policia ka arrestuar një prej autorëve, shtetasin O.K., 28 vjeç, banues në Shijak, ndërsa tjetri u arratis dhe është shpallur në kërkim. Bashkëpunëtori në këtë grabitje i cili është shpallur në kërkim, identifikohet Fabian Çalliku, 28 vjeç, po banues në Shijak, i cili rezulton të ketë thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Teksa blutë arrestuan 28 vjeçarin, Çalliku braktisi automjetin dhe u largua me shpejtësi në këmbë. Në cilësinë e provës është sekuestruar automjeti tip “Benz” e…

Lexo më Shumë