Një aksion i madh policor me urdhër të Prokurorisë është duke u zhvilluar në këto moment në disa qytetet të Maqedonisë se Veriut.
Siç mësohet aksioni ka të bëjë për sigurimin e provave në një procedurë për vepra penale të lidhura me kontrabandën e makinave luksoze nga jashtë.
Siç informojnë nga Prokuroria, prokurori publik kompetent ka siguruar urdhra për kontroll në disa lokacione në Shkup dhe qytete të tjera nga gjyqtari i procedurës paraprake.
Mes të dyshuarve ka edhe zyrtarë publikë dhe një shtetas i huaj.
Për rrjedhën e mëtejshme të aksionit dhe për veprimet konkrete për të cilat dyshohet se i kanë kryer secili nga personat e përfshirë, Prokuroria do të informojë pas përfundimit të aksionit, theksojnë nga aty.
Data 12.09.2026
Aktuale
- Velkovski akuzon Klekovskin: “Ku janë ilaçet dhe ku është kujdesi?”
- Modi kërkon pjesëmarrje të barabartë në përcaktimin e rregullave globale dhe reformimin e KS-OKB-së
- “Shqipëria e shqiptarëve!”/ Sot protesta kombëtare në Tiranë, qindra shqiptarë nga diaspora mbërrijnë në Morinë
- Ilda Zhulali: Rikthimi; Një shpresë e re për Shqipërinë
- Andonovski: Patent-shoferi dhe letërnjoftimi në telefon, aplikacioni “m-shërbime” gati për testim
- Xi: BRICS është platforma më me ndikim në botë për bashkëpunimin e tregjeve në zhvillim
- “Liria Ka Emër” falënderon rreth 100 mijë qytetarë për Marshin për Liri: Më 16 shtator presim lirinë për çlirimtarët
- Aksident në Strazhë, humbi jetën një futbollist, tre tjerë u lënduan




