Një vatër e re zjarri është shfaqur në masivin pyjor të Tërbunit, vetëm pak ditë pasi zona u përfshi nga flakët në një sipërfaqe prej rreth 3 mijë hektarësh. Zjarri i ri është konstatuar në një tjetër pjesë të masivit pyjor, ndërsa përhapja e flakëve mbetet shqetësuese për shkak të terrenit dhe bimësisë së dendur. Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, ndërsa pritet që autoritetet të verifikojnë shkaqet e rënies së flakëve. Shërbimi zjarrfikës, i cili aktualisht po përballet edhe me vatra të tjera zjarri në zona të ndryshme, është nisur drejt Tërbunit për të ndërhyrë dhe vënë nën kontroll…
Author: almakos
Shqipëria dhe rruga e saj drejt Bashkimit Europian ishte një nga çështjet për të cilat u pyet në konferencën tradicionale për shtyp kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në kuadër të Panairit të 90-të Ndërkombëtar të Selanikut. I pyetur për marrëdhëniet me Tiranën dhe problemet që lidhen me pronat dhe të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, Mitsotakis tha se Athina mbështet perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, por se çdo vend do të gjykohet veçmas për progresin e tij. Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë u shpreh “Progresi që është bërë në regjistrimin e pronave dhe në mbrojtjen e të gjitha të drejtave…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje shqiptarëve në diasporë që të japin kontributin e tyre në protestat që po zhvillohen në Shqipëri, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po sillet si “një tiran i vërtetë” ndaj qytetarëve. “Prej tre muajsh, rinia dhe qytetarët janë angazhuar në një protestë, më të madhen që nga vitet ’90. Në këtë kërkojnë largimin e Edi Ramës, kërkojnë veprimin, funksionimin e institucioneve, mbrojtjen e pasurive publike dhe ai sillet si një tiran i vërtetë ndaj tyre”, tha ai. Kreu i PD-së iu drejtua diasporës shqiptare duke kërkuar mbështetjen e saj…
“PS është themeluar me krimin dhe ka qeverisur me krimin”, kështu është shprehur kreu i PD, Sali Berisha në takimin e tij të zhvilluar me shqiptarët në New Jersey. Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po bllokon drejtësinë me 83 mandatet e krimit, dhe se nuk lejoi heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, ndërsa shtoi se po shpopullon Shqipërinë. “Ju jap fjalën se do të arrijmë ditën e shpëtimit të Shqipërisë. Se do fitojmë betejën e dinjitetin kombëtar. Edi Ramën do ta largojmë nga qeveria. Duke larguar Ramaduron ne shpëtojmë Shqipërinë. Sekretari Marko Rubio, për…
Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar takimin e tij me shqiptarët e Amerikës, në New Jersey. Në fjalën e tij, Berisha e cilësoi SHBA-në si “vendin e të lirëve” dhe “shtëpinë e guximtarëve”, duke theksuar se besimi i tij te vlerat amerikane ka mbetur i palëkundur edhe gjatë periudhës kur, sipas tij, ishte jashtë pushtetit. “Isha 8 vite pa asnjë pushtet. Por me besimin e palëkundur te SHBA, vlera mbi të cilat është ndërtuar ky vend e komb i madh. Vend i të lirëve shtëpi e guximtarëve, i qartë si kristali se kjo padrejtësi nuk po vinte nga SHBA,…
Afrona Dika ka ndarë një postim të veçantë në Instagram, duke zbuluar se ka mbetur vetëm një muaj deri në ditën e madhe. Në fotografinë e publikuar, ajo shfaq një tavolinë të dekoruar me lule, trëndafila dhe detaje romantike, ndërsa në qendër është një tabelë rozë ku shkruhet: “One month until I do” – “Edhe një muaj deri sa të them ‘Po’”, shkruan Indeksonline. Dekorimet me zemra, unaza dhe mbishkrime të lidhura me nusen e bëjnë të qartë atmosferën festive dhe romantike të postimit. Pamja shoqërohet edhe me një panoramë të bukur buzë liqenit. Postimi ka ngjallur kureshtje te ndjekësit,…
Një natë e zakonshme në shtëpi u kthye në një moment paniku për influenceren e njohur spanjolle Rocío Osorno, pasi dy persona të maskuar depërtuan në banesën e saj ndërsa ajo dhe familjarët ndodheshin brenda. Në momentin e incidentit, Osorno ishte në katin e sipërm të banesës duke xhiruar materiale për rrjetet sociale. Ajo nuk kishte kuptuar se në katin tjetër po lëviznin grabitësit, të cilët kishin hyrë në shtëpi përmes një dritareje. Gjithçka u zbulua kur influencerja vuri re se një dritare, e cila sipas saj zakonisht mbahej e mbyllur, ishte e hapur. Dyshimi se dikush mund të kishte…
Kryetarja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), Tomoko Akane, të dielën u zotua se do të vazhdojë të kryejë detyrën e saj, pavarësisht sanksioneve të SHBA-së ndaj saj dhe institucionit gjyqësor me seli në Hagë, transmeton Anadolu. Duke folur onlajn në një aktivitet në Tokio, Akane, shtetase japoneze, tha se do të qëndrojë “e palëkundur” në bindjet e saj “pavarësisht gjithçkaje”. Muajin e kaluar, SHBA-ja vendosi sanksione ndaj Akanes dhe një zyrtari tjetër të GJNP-së, Abdoulaye Seye. Masa u ndërmor pasi Washingtoni shtoi presionin ndaj gjykatës, pasi në nëntor 2024 ajo lëshoi urdhërarreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin izraelit…
Detyrim paraqitjeje është masa e sigurisë që ka caktuar gjykata për Luan Muçën, pronarin e ‘Delta Group’ pas sherrit të armatosur me Vasil Bedinajn te ‘Regina Palm’ në Vlorë. Për Mandrit Lleshajn, pronarin e ‘SWAT Security’, rojet e së cilës e shoqëronin Muçën, gjykata vendosi arrest me burg, masë kjo e caktuar edhe për shqiptarin nga Kosova, Blerim Hetën e Klaudio Lleshajn. Për Angjelo Breshanin, njeriun e Bedinajt i cili qëlloi me armë zjarri drejt automjetit ‘Range Rover’-it, u vendos arrest shtëpie. Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim edhe gjashtë persona të tjerë, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin…
“Merkato politike e shatorit si duket ka filluar”. Disa zëra në opinion se kryetari i komunës së Gostivarit Valbon Limani dhe kryetari i Vrapçishtit, Isen Shabani, kuadro të ASH-së, mund të bëhen pjesë e VLEN-it, i ka komentuar sot bashkëkryetari i partisë VLEN, Bilall Kasami, i cili tha se ka bisedime, duke mos përmendur megjithatë emra. Ai ka shtuar se në ditët në vijim do të ketë edhe veprime konkrete. Kasami këto lëvizje i sheh si dobësi e opozitës dhe përçarjes që ka në AKI. BILALL KASAMI, BASHKËKRYETAR I VLEN-IT “Sigurisht që në skenën politike ka zhvillime, ka lëvizje të…
Zijadin Sela mund të bëhet pjesë e qeverisë, por jo edhe pjesë e koalicionit VLEN. Kështu u përgjigj kryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, i pyetur mbi mundësinë e hyrjes së Lidhjes Shqiptare në ekzekutiv pas takimit që Sela zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kasami theksoi se bisedimet për zgjerimin e kabinetit qeveritar janë të hapura për të gjithë ata që pranojnë programin e tij. Kanë reaguar nga Lidhja Shqiptare, të cilët mohojnë se do të bëhen pjesë e pushtetit. “Lidhja Shqiptare nuk e sheh veten pjesë të një konglomerati mbetjesh të llojllojshme që tregtojnë të drejtat e shqiptarëve…
Familja e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, ka një arsye të veçantë për festë. Vajza e tij, Doruntina Hamza, ka kurorëzuar dashurinë me biznesmenin Florent Lushtaku, duke nisur kështu një kapitull të ri në jetën e saj. Ceremonia martesore ka mbledhur familjarë, miq dhe njerëz të afërt të çiftit, në një atmosferë festive dhe të mbushur me emocione.

