Peter Magyar u ka premtuar hungarezëve se do të rikthejë shtetit asetet e fituara në mënyrë të paligjshme gjatë epokës së Orbán-it. Për qeverinë e Partisë Tisza kjo është çështje besueshmërie. “Rimarrja e pasurisë” — ky term tingëllonburokratik edhe në hungarisht, por fsheh një nga premtimet kryesore të fushatës së qeverisë së re. Kryeministri Peter Magyar dhe Partia e tij Tisza duan t’i rikthejnë shtetit ato para dhe pasuri që u shpërndanë padrejtësisht gjatë sundimit të Viktor Orbánit. Përfituesit ishin oligarkët, miqtë e partisë, ndërmjetësit ose vetë familja e autokratit. Qeveria e re dëshiron edhe t’i ndjekë ligjërisht këta përfitues…
Author: almakos
Këngëtari Joz Marku këtë të shtunë është arrestuar nga policia, në lidhje me dhunimin e ish-banorit të “Big Brother VIP Kosova”, Eduart Kuçi në afërsi të mbikalimit të Rinasit në Tiranë. Edhe pse akuzohet për 5 vepra penale, duket se Jozi ka marrë mbështetje të gjërë në rrjetet sociale. Mes tyre është edhe një prej personazheve më të ndjekur të rrjeteve sociale, Hatixhe Brika, e njohur ndryshe si Hati e TikTok. Hati ka postuar një video nga ditëlindja e saj, ku Jozi ishte i ftuar si këngëtari i mbrëmjes. Më tej tiktok-eja e shoqëron postimin e saj me fjalët “I…
Shoferi i sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, Igor Janushevit, është arrestuar nën dyshimin se ka kërkuar ryshfet në këmbim të ndërmjetësimit për sigurimin e një vendi pune. Sipas informacioneve të publikuara nga Plusinfo, policia ka ndërmarrë një aksion të posaçëm pas marrjes së informacionit për rastin. Gjatë operacionit, të dyshuarit i janë dorëzuar bankënota të shënuara, të cilat më pas janë përdorur si prova në procedurën e arrestimit. Pas marrjes së parave, policia ka ndërhyrë dhe e ka ndaluar të dyshuarin, i cili është dërguar në mbajtje. Rasti tashmë pritet të hetohet nga autoritetet kompetente, ndërsa hetimi duhet të zbardhë…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi vazhdon të jetë njëra ndër këngëtaret me të pëlqyera për publikun shqiptar. Ajo se fundmi ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale, raporton IndeksOnline. Këngëtarja po i vazhdon pushimet në një vend luksoz. Nga atje, Nora ka publikuar një fotografi ku shfaqet në top formë. E veshur me fustan të zi e të ngushtë, ajo vë në pah linjat trupore në formë.
Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e 99-të, ndërsa qytetarët pritet të rikthehen para godinës së Kryeministrisë për të vijuar tubimet e tyre. Pas afro 100 ditësh protestë, kërkesa e qytetarëve mbetet e pandryshuar: largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit, dorëheqja e qeverisë dhe ngritja e një kabineti tranzitor. Një tjetër pikë e rëndësishme e qëndrimit të protestuesve lidhet me disa prej ligjeve të miratuara nga qeveria. Ata kërkojnë të tërhiqen ligji për investimet strategjike dhe ai për zonat e mbrojtura, të cilat prej kohësh janë kundërshtuar nga qytetarë dhe grupe opozitare. Në prag të nisjes së…
Gjatë një takimi të zhvilluar me përfaqësues të diasporës kreu demokrat Sali Berisha lëshoi një alarm i fortë për situatën kritike dhe ekzistenciale në të cilën ndodhet vendi. Shifrat e prezantuara tregojnë një realitet të hidhur, ku rreth 46% e qytetarëve e kanë braktisur vendin gjatë dekadës së fundit për shkak të asaj që u cilësua si një “regjim i drogës” në Tiranë. Ndryshe nga diktaturat klasike totalitare, Kreu demokrat tha se ky sistem po përdor paratë e narkotikëve si një fuqi helmuese që po gërryen nga brenda ekonominë e ndershme dhe institucionet e shtetit. Kreu i PD gjatë fjalës…
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka arritur të tërheqë sërish vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj mahnitëse. Sonte, në një dasmë, ajo u shfaq në një fustan të kuq elegant, i cili theksonte linjat e saj të bukura. Pamja e saj ishte një kombinim perfekt i stilit dhe elegancës, duke e bërë atë qendër të vëmendjes. Flokët e saj ishin stilizuar me valë të bukura, ndërsa grimi i saj glamuroz dhe bizhuteritë diskrete e plotësuan pamjen e saj të kuruar deri në detaje. Meriton Bajrami, grimieri i njohur, ishte ai që u kujdes për pamjen e saj, duke…
Mendi Kabashi, vajza e aktorit të madh shqiptar Mirush Kabashi, është në garë për një vend në Këshillin Bashkiak të Mississaugas në Ontario të Kanadasë. Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24, Kabashi rrëfeu detaje nga angazhimi i saj në Kanada. Ajo kandidon për zgjedhjet e 26 tetorit, në një garë lokale që përfshin një komunitet me 65 mijë banorë. Ajo tregoi se fushata po zhvillohet në terren, takuar banorët dhe duke dëgjuar problematikat e tyre. Duke përmendur të atin, ajo theksoi se dëshiron të vazhdojë trashëgiminë e tij duke lënë një emër të mirë, dhe duke qenë…
Banorët e Divjakës u ngritën për të 37-tën ditë në protestë kundër shkrirjes së bashkisë dhe bashkimit me atë të Lushnjes, në kuadër të projektit të Partisë Socialiste për Reformën Administrative Territoriale. Qytetarët u mblodhën në sheshin kryesor. Në fjalët e tyre, ata kërkuan llogari nga deputetët si dhe kryeministri, duke thënë se Divjaka nuk meriton që të mbetet pa një institucion kryesor. Një prej tyre theksoi se jo vetëm që nuk duhet ta lejojnë shkrirjen, por shtoi se duhet të punojnë për ta zhvilluar dhe fuqizuar më shumë. “Kjo bashki e vogël si e Divjakës, por me njerëz të…
Një operacion antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e kësaj të shtune në Sarandë, ku kanë rënë në pranga disa persona ndërsa janë sekuestruar armë dhe lëndë narkotike. Operacioni mbetet ende në vijim e sipër, ndërsa sipas informacioneve paraprake, mes personave të ndaluar dyshohen edhe individë që konsiderohen si “kokat” apo drejtuesit kryesorë të grupeve që kontrollonin shpërndarjen e drogës në Sarandë. Gjatë kontrolleve, forcat e Policisë kanë sekuestruar sasi të konsiderueshme kokaine dhe kanabisi, si dhe armë zjarri që përdoreshin nga anëtarët e këtij rrjeti kriminal. The post Operacion antidrogë në Sarandë, në pranga “kokat” e disa grupeve! Sekuestrohen armë dhe…
Gruaja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Selvija, dikur kishte shumë fotografi të publikuara në Instagram. Së fundmi, ajo ka fshirë pjesën më të madhe të kujtimeve të së kaluarës nga profili i saj. Në profil ka lënë vetëm një fotografi ku shihet së bashku me Shpatin dhe djalin e tyre, Roelin, gjatë festimit të ditëlindjes së tij, shkruan Kosovarja. Selvija në vazhdimësi ka treguar se po e përjeton me vështirësi humbjen e hershme të Shpatit. Fotografia e lënë në profil mbetet një nga kujtimet që ajo ka zgjedhur ta ruajë.
Pas marshimit masiv përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugëve të kryeqytetit, dita e 98-të e qëndresës popullore është përmbyllur aty ku nisi, përpara godinës së Kryeministrisë. Turma e madhe e qytetarëve është rikthyer te selia e ekzekutivit, duke shpërthyer në një valë të re thirrjesh e parullash me ton mjaft të prerë kundër pushtetit. Përmes megafonëve dhe me brohoritje unisone, protestuesit rrethuan sërish godinën duke lëshuar akuza të drejtpërdrejta ndaj krerëve të ekzekutivit. Në bulevard jehuan vargjet e thirrjeve “Rama jep dorëheqjen!”, “Ju erdhi fundi!”, “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria!” si dhe kërkesa e prerë “Arresto Ballukun!”. Qytetarët dhe…

