Author: almakos

Deputeti i PD në Fier, Luan Baçi ka reaguar në lidhje me situatën e rëndë të zjarreve në Fier. Sipas tij, zjarri në Fier u fik sepse nuk kishte çfarë të digjte më. Deputeti Luan Baçi ka hedhur akuza ndaj strukturave shtetërore, që nuk ja dolën të vënë nën kontroll flakët. Reagimi i deputetit të PD, Luan Baçi: Zjarri në Fier u fik, pasi nuk kishte se çfarë të digjej më… Çdo gjë u shkrumbua… Zjarri përshkoi dhunshëm dhe me dëme të mëdha ullishte, pemëtari, toka, shtëpi, stalla bagëtish, në Radostinë Fasko, Vadhizë, Levan, Peshtan i Vogël…. Tashmë po rrezikohet…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka privuar nga liria 16 persona në lokacione të ndryshme në vend, për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të automjetit motorik. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, 14 prej personave të ndaluar kanë drejtuar automjete pa patentë shoferi, përkatësisht pa e dhënë provimin e vozitjes. Mes të ndaluarve janë persona nga Shtipi, Prilepi, Koçani, Shkupi, Velesi, Kumanova dhe Tetova. Në mesin e tyre ka edhe dy të mitur, 17 dhe 16 vjeç. Policia ka privuar nga liria edhe një 29-vjeçar nga fshati Novaci, i cili drejtonte automjetin pavarësisht ndalimit aktiv për drejtimin…

Lexo më Shumë

Arrestohet Mossi, kapet me armë Rep artisti , Gramos Krasniqi i njohur në skenë si “Mossi” është arrestuar sot në Prishtinë. Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosova, Altiana Zogaj, Mossi është arrestuar pasi është kapur me armë në Prishtinë. Ai dyshohet se kishte kërcënuar Policinë e Kosovës para pak ditëve përmes një video të publikuar në rrjete sociale. Të njejtat burime njoftuan se ai u kap në Ulpianë sot pasdite.

Lexo më Shumë

Presidenti rus Vladimir Putin të shtunën urdhëroi ndalimin e sulmeve ndaj Kievit për tri ditë, duke filluar nga mesnata sipas kohës lokale, njoftoi Kremlini, transmeton Anadolu. Në një intervistë për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se vendimi është marrë në prag të vizitës së planifikuar në Kiev të të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndrit të presidentit Donald Trump, Jared Kushner. “Presidenti rus dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Putin, urdhëroi ndalimin e sulmeve ndaj Kievit për tri ditë, duke filluar nga mesnata e sotme. Kjo lidhet me…

Lexo më Shumë

  Nëse nuk e lexon, je i painformuar, por nëse e lexon, del se je keq i informuar. Kështu ndodh me librin e Gjeografisë për klasat e shtata, të autorit maqedonas, profesor Bllagoja Markovski, botim i vitit 2025, ku nxënësit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, detyrohen të mësojnë gjëra që nuk janë të vërteta ose janë të pasakta. Bëhet fjalë për mungesë njohurish dhe profesionalizmi, apo është bërë me qëllim, një gjë e tillë ende nuk dihet. Më saktësishtë, në faqen 43 të librit në fjalë, në tekst “Rafshi i Dukagjinit” në Kosovë, shkruhet “Metohija”.   LIBRI I GJEOGRAFISË (fq…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën drejt pikës kufitare Bllacë, ku raportohet se ka edhe persona të lënduar. Në aksident janë përfshirë disa automjete, mes tyre dy “Golf”, një automjet BYD dhe një kamion. Nga pamjet e publikuara nga vendi i aksidentit, shihet se disa prej automjeteve kanë pësuar dëme të mëdha, ndërsa pjesë të tyre janë shpërndarë në rrugë. Aksidenti ka shkaktuar kolona të gjata dhe vështirësi në qarkullim. Aktualisht, në drejtim të Kosovës trafiku zhvillohet vetëm në një korsi, ndërsa automjetet që vijnë nga Kosova drejt Shkupit po devijohen nëpër një rrugë fshati. Drejtuesit…

Lexo më Shumë

Policia shqiptare ka zbardhur detaje të reja nga hetimi për dhunimin e 26-vjeçarit Eduart Kuçi, ngjarje për të cilën janë arrestuar Jozefin Marku dhe Kristjan Nikolli, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Sipas Policisë, 30-vjeçari Jozefin Marku u lokalizua dhe u arrestua në banesën e shtetasit Kristjan Nikolli, 31 vjeç, ku ishte fshehur në tualet, në përpjekje për t’i shpëtuar kapjes nga uniformat blu. Në kërkim janë shpallur Anton Huli, 48 vjeç, dhe K.V., 27 vjeç. Në kuadër të hetimeve, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë kryer…

Lexo më Shumë

Dy persona nga Kavadari janë privuar nga liria gjatë manifestimit kulturor “Tikveshki Grozdober”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas njoftimit të policisë, më 4 shtator, rreth orës 20:50, zyrtarët policorë kanë arrestuar G.P. (42) dhe V.Ç. (42), të dy nga Kavadari. Gjatë kontrollit, te G.P. është gjetur dhe konfiskuar një materie e bardhë pluhurore. Ndërsa te V.Ç. janë gjetur dhe konfiskuar një materie e bardhë pluhurore, para dhe një telefon. Nga kontrollet e kryera më pas është konstatuar se të dy personat kanë qenë nën ndikimin e alkoolit. Te G.P. janë matur 0.53 promilë alkool në gjak, ndërsa te…

Lexo më Shumë

Pas Ditës së Pavarësisë, më 8 Shtator, e cila këtë vit shënohet të martën, qytetarët do të kenë edhe disa ditë të tjera pushimi deri në fund të vitit. Kalendari i festave sjell gjithashtu mundësi për fundjava të zgjatura. Dita e ardhshme jo pune për të gjithë qytetarët është 12 Tetori, e hënë, kur shënohet Dita e Kryengritjes Popullore. Meqë 11 Tetori bie të dielën, dita jo pune transferohet të hënën. Një tjetër ditë jo pune është 23 Tetori, e premte, kur shënohet Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase. Kjo do të krijojë edhe një fundjavë të zgjatur për qytetarët. Dita e fundit…

Lexo më Shumë

Bektashizmi nuk është një projekt shtetëror, por është një rrugë besimi dhe urtësie e trashëguar nga Haxhi Bektash Veliu. Këto ditë po ndjekim me vëmendje lajmet në shtypin ndërkombëtar se në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, mbi një sipërfaqe prej rreth 11 hektarësh do të themelohet një “Shtet Bektashi” sovran (ose “Vatikani Bektashi”). Pretendohet se kjo strukturë politike do të ketë kufijtë, pasaportën, monedhën dhe përfaqësitë e veta diplomatike. Përballë këtyre zhvillimeve, në përputhje me përgjegjësinë e postit të Dedebaballëkut, i cili është udhëheqja e vetme shpirtërore e Bektashinjve të Botës, është bërë e domosdoshme që të informojmë opinionin publik. Bektashizmi…

Lexo më Shumë

Ministria e Politikës Sociale, e Demografisë dhe e të Rinjve e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Familjes dhe Shërbimeve Sociale e Turqisë nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi në fushën e shërbimeve sociale, duke krijuar një kornizë të re për bashkëpunim institucional dhe shkëmbim përvojash mes dy vendeve, transmeton Anadolu. Dokumentin e nënshkruan ministri i Politikës Sociale, i Demografisë dhe i të Rinjve, Gjoko Velkovski, dhe ministrja turke e Familjes dhe Shërbimeve Sociale, Mahinur Ozdemir Goktas, e cila po qëndron për vizitë në Shkup Sipas një njoftimi zyrtar, memorandumi synon thellimin e bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe…

Lexo më Shumë

Një konflikt i filmuar dhe më pas i publikuar në rrjetet sociale ka çuar në ndalimin e dy personave dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve. Policia bën me dije se, pas verifikimeve, ka rezultuar se pamjet e konfliktit janë filmuar në afërsi të mbikalimit të Rinasit. Për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Policinë e Lezhës, kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Në kuadër të hetimeve është ndaluar shtetasi J. M., 30 vjeç, i identifikuar si këngëtari Jozefin Marku. Sipas Policisë, ai dyshohet për…

Lexo më Shumë