Author: almakos

Një konflikt i filmuar dhe më pas i publikuar në rrjetet sociale ka çuar në ndalimin e dy personave dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve. Policia bën me dije se, pas verifikimeve, ka rezultuar se pamjet e konfliktit janë filmuar në afërsi të mbikalimit të Rinasit. Për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Policinë e Lezhës, kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Në kuadër të hetimeve është ndaluar shtetasi J. M., 30 vjeç, i identifikuar si këngëtari Jozefin Marku. Sipas Policisë, ai dyshohet për…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, shënoi sot me një mesazh të posaçëm 29-vjetorin e vdekjes së Nënë Terezës dhe dhjetëvjetorin e shenjtërimit të saj nga Papa Françesku, kryer më 4 shtator 2016. Lindi me emrin Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, më 26 gusht 1910, në Shkup, atëherë pjesë e Perandorisë Osmane, sot kryeqytet i Maqedonisë së Veriut, në një familje katolike shqiptare. U pagëzua të nesërmen, ditë që e mbajti gjithë jetën si ditëlindjen e saj shpirtërore. Vizita e saj në gusht 1989, ende nën regjimin komunist, hapi rrugën për ngritjen e shtëpisë së parë të Misionareve të Bamirësisë në…

Lexo më Shumë

Këngëtari Jozefin Marku është arrestuar nga Policia e Shqipërisë, pas publikimit të videos ku ai dhe persona të tjerë shfaqeshin duke rrahur Edi Kuçin, personazh publik në rrjete sociale dhe reality shows, raporton Policia e Shqipërisë. Bashkë me Jozefin Markun është shoqëruar në polici edhe një person tjetër i përfshirë në këtë ngjarje. Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit K.N. (31) është gjetur sasi e municionit si dhe automjeti i dyshuar që u përdor në ngjarjen. Jozefin Marku dyshohet për “heqje të paligjshme të lirisë”, “plagosje e lehtë me dashje”, “kanosje”, “mbajtje pa…

Lexo më Shumë

Është shoqërohet në polici sot këngëtari Jozefin Marku, pas publikimit të videos ku ai dhe persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar Edi Kuçin. Në rrjetet sociale ka qarkulluar me shpejtësi një video nga ngjarja, ku shihet qartë se Joz Marku nuk ka qenë i vetëm gjatë këtij konflikti. Në pamjet e publikuara shfaqen disa persona të tjerë dhe makina që bllokojnë rrugën, ndërsa Jozi e godet dhe e trysnon fizikisht Edin, raporton TCh. Pas publikimit të pamjeve dhe reagimit të publikut, autoritetet kanë ndërhyrë duke vënë në pranga Joz Markun. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të motiveve…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve është i detyrueshëm për t’u zbatuar, ndërsa theksoi se zgjidhja përfundimtare e situatës së krijuar kërkon plotësimin e boshllëkut ligjor nga Kuvendi. “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të zbatueshme dhe të detyrueshme. Nuk negociohen, nuk relativizohen. Për mua kjo nuk është zgjedhje, është thelbi i detyrës sime”, u shpreh Gogu. Sipas ministrit, përgjegjshmëria për përdorimin e parasë publike dhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nuk janë parime që bien ndesh me njëri-tjetrin. “Paraja publike është para e qytetarëve, nuk është e qeverisë. Çdo qindarkë…

Lexo më Shumë

Një raketë amerikane ka goditur të shtunën një cisternë nafte iraniane pranë ishullit Kharg të Iranit, sipas mediave iraniane, transmeton Anadolu. Cisterna e përfshirë ishte një “anije e vogël”, raportoi Agjencia Studentore Iraniane e Lajmeve (ISNA). Sipas raportimit, nuk ka pasur viktima. Ishulli Kharg është jetik për sistemin e eksportit të naftës së Iranit, pasi përmes tij realizohen rreth 90 deri në 95 për qind e eksporteve të naftës së papërpunuar të vendit. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, më herët kishte kërcënuar se do të merrte kontrollin e ishullit. Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që nga fillimi i sulmeve amerikano-izraelite ndaj…

Lexo më Shumë

Besueshmëria e bankave qendrore, stabiliteti financiar dhe integrimi europian ishin në fokus të një konference të zhvilluar në Malin e Zi, ku mori pjesë edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Në aktivitetin e organizuar nga Banka Qendrore e Malit të Zi, Sejko ishte pjesë e një paneli me guvernatorët e bankave qendrore të rajonit, ku u diskutuan sfidat ekonomike në një mjedis të karakterizuar nga pasiguria. Guvernatori theksoi se besueshmëria është thelbësore për kontrollin e inflacionit, ruajtjen e besimit të publikut dhe stabilitetin makroekonomik. Duke iu referuar Shqipërisë, ai nënvizoi rëndësinë e një politike monetare të qëndrueshme, kursit…

Lexo më Shumë

Santiana Maloku është një nga personazhet me të komentuara në mediat roze. Bukuroshja nga Gjakova vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, raporton IndeksOnline. Ajo se fundmi ka publikuar një fotografi ku shfaqet goxha joshëse. Në këtë pamje, Santi ‘zbulon’ se nuk ka veshur fare të brendshme. Kaq ‘hot’ po duket në këtë imazh ish-banorja e BBVK.

Lexo më Shumë

Nga Genc Burimi Në Shtetet e Bashkuara, zgjedhjet afatmesme mbahen pas dy muajsh. Mbrojtja e jetës private po bëhet pjesë e fushatës me një zemërim qytetar kundër kamerave që lexojnë automatikisht targat e makinave. Këto kamera që funksionojnë me inteligjencë artificiale po shtohen kudo në territorin amerikan dhe janë pre e abuzimeve nga organet që I kontrollojnë. Bëhet fjalë për kamerat Flock, që mbajnë emrin e liderit të këtij sektori. Kompania Flock ka instaluar më shumë se 120,000 të tilla në të gjithë SHBA-të. Flock filloi të bashkëpunonte me policinë amerikane në vitin 2020, dhe sot vlera e kompanisë I…

Lexo më Shumë

Ministrja për Familje dhe Shërbime Sociale e Republikës së Turqisë, Mahinur Ozdemir Gjoktash sot po qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të vizitës është paraparë Ozdemir Gjoktash të ketë takim me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi. The post Ministrja turke për Familje dhe Shërbime Sociale, Ozdemir Gjoktash për vizitë në Shkup në takim me Gashin appeared first on TV-SHENJA.

Lexo më Shumë

Mundësia për një marrëveshje të afërt për t’i dhënë fund konfliktit mes SHBA-së dhe Iranit duket sërish e pamundur, ndërsa palët ndërluftuese po shkëmbejnë sulme dhe retorikë të ashpër e të pakompromis. Sulmet vijnë disa ditë pasi SHBA-ja njoftoi se po hynte në një fazë të re – një bllokadë të gjerë ekonomike ndaj Iranit […] The post Si mund të përfundojë lufta SHBA-Iran? appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të lehta deri në mesatare në disa zona. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 31 deri në 37 gradë. Në Shkup pritet mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri…

Lexo më Shumë