Author: almakos

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të premteje qytetin e Himarës. Flakët janë përhapur me shpejtësi në kodrat pranë lagjes 1 Maji, duke rrezikuar banesat, por edhe sipërfaqet me pemëtari që ndodhen në këtë zonë. Në terren ndodhen banorë të Himarës, të cilët po ndihmojnë forcat zjarrfikëse në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët. Për shkak të situatës së vështirë dhe erës së fortë, e cila favorizon përhapjen e zjarrit, zjarrfikësit kanë kërkuar edhe ndihmën e forcave zjarrfikëse nga bashkitë fqinje. Për momentin, puna e forcave në terren është përqendruar në izolimin e përparimit…

Lexo më Shumë

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, do të vizitojë Egjiptin javën e ardhshme, ndërsa Athina ndjek nga afër përmirësimin e marrëdhënieve midis Kajros dhe Ankarasë dhe zgjerimin e mundshëm të një pakti të ri rajonal të mbrojtjes kolektive, njoftuan mediat lokale të premten, transmeton Anadolu. Sipas gazetës greke Ta Nea, Mitsotakis pritet të takohet me presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, në El Alamein të martën. Vizita synon të sinjalizojë vazhdimin e koordinimit të ngushtë midis Athinës dhe Kajros mes ndryshimit të dinamikës rajonale, thuhet në raport. Kreu i administratës greke qipriote, Nikos Christodoulides mund të marrë pjesë gjithashtu. Një çështje kyçe që…

Lexo më Shumë

Jozefin Marku ka reaguar pas publikimit të videos në të cilën ai dhe disa persona të tjerë shfaqen duke e sulmuar fizikisht ish-konkurrentin e Big Brother VIP Kosova, Edi Kuçi. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në autostradën Tiranë–Durrës, por Marku pretendon se përleshja nuk ishte reale dhe se bëhej fjalë për një skenë të inskenuar. “Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë”, deklaroi ai përmes mesazheve për Top Channel. Marku u pyet edhe për urdhër-arrestin që raportohet se është lëshuar ndaj tij nga Prokuroria e Pejës. Ai e mohoi vërtetësinë e këtij informacioni, duke e cilësuar si të…

Lexo më Shumë

Sherri mes Eduart Kuqit, i njohur si Edi, dhe Jozit duket se nuk ka përfunduar me përplasjen mes tyre. Pas ngjarjes ka reaguar edhe babai i Edit, i cili ka publikuar një fotografi me një mesazh të fortë paralajmërues. “Hakmarrja nuk ka datë skadence”, shkruhet në fotografinë e shpërndarë prej tij. Publikimi ka tërhequr menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale, pasi është interpretuar si një paralajmërim pas sherrit mes djalit të tij dhe Jozit. Mesazhi i shkurtër, por i drejtpërdrejtë, ka shtuar edhe më shumë tensionet dhe reagimet që pasuan përplasjen mes dyshes. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë vetëm për…

Lexo më Shumë

Deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një fotografi të publikuar në rrjetet sociale. Në imazhin e publikuar, Matoshi shfaqet me bikini, ndërsa ka zgjedhur një këmishë të bardhë të hapur si pjesë të dukjes së saj verore. Ajo duket në formë të mirë fizike, teksa fotografia ka marrë vëmendje nga ndjekësit dhe komentuesit në rrjetet sociale. Matoshi, e cila përveç angazhimit politik njihet edhe për aktivitetin e saj në skenën publike, shpesh ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria dhe jeta e saj private. Këtë herë, paraqitja e saj verore ka bërë që vëmendja të përqendrohet…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, zhvilloi një vizitë zyrtare në Ukrainë, ku u takua me homologun e tij ukrainas, Andrii Sybiha, transmeton Anadolu. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, bisedimet u përqendruan në mundësitë për thellimin e mëtejshëm të dialogut politik dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, si në planin dypalësh ashtu edhe në atë shumëpalësh. Palët diskutuan gjithashtu avancimin e bashkëpunimit ekonomik, perspektivën evropiane të të dy vendeve, sfidat aktuale të sigurisë, si dhe mundësitë që Maqedonia e Veriut të marrë pjesë…

Lexo më Shumë

Amnesty International ka deklaruar se Izraeli po intensifikon aneksimin e Bregut Perëndimor të pushtuar përmes urdhrave për konfiskimin e tokave, të cilët shtrihen edhe në territorin e administruar nga Autoriteti Palestinez, transmeton Anadolu. Organizata me seli në Londër për të drejtat e njeriut tha se ushtria izraelite në muajin korrik lëshoi të paktën 15 urdhra që përfshinin rreth 200 dynymë (20 hektarë) në zonat A dhe C të provincës së Jeninit. Organizata tha se konfiskimet thuhet se synojnë të mundësojnë ndërtimin e një rruge që do të lidhë vendbanimet e planifikuara Emek Dotan dhe Noa, të cilat janë mes 34…

Lexo më Shumë

Një vatër zjarri me rrezikshmëri të lartë është aktivizuar në fshatin Qinam të Tiranës, pranë një depoje ku ruhen lëndë plasëse, duke vënë në alarm autoritetet. Zjarri, i cili përfshiu kodrat përreth fshatit dhe mori përmasa të konsiderueshme, u vu nën kontroll pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se si pasojë e zjarrit është djegur një automjet. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. The post Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Qinam të Tiranës, flakët pranë një depoje lëndësh plasëse appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Lexo më Shumë

LSDM sot kanë kërkuar nga prokuroria e RMV-së që të hapë çështje hetimore lidhur me kredinë hungareze të cilën Qeveria e mori vitin e kaluar, para zgjedhjeve lokale, pasi siç thonë ata Hungaria tashmë ka hapur zyrtarisht një hetim për kredinë prej plot 1 miliard eurosh, të cilën Mickoski dhe qeveria e tij e dakorduan me Hungarinë dhe me mikun e tij, Orbanin. Ata thonë se përveç rritjes enorme të borxhit publik, e cila në vetvete është problematike, këtu tashmë bëhet fjalë edhe për një kredi të mbushur me dyshime për kriminalitet dhe për veprime të paligjshme. ANDREJ ZHERNOVSKI, LSDM…

Lexo më Shumë

Riola ka ndarë me ndjekësit një moment tejet të lumtur pranë familjes së saj, duke sjellë një pamje të ngrohtë dhe plot dashuri. Në një video që është pëlqyer shumë, ajo shihet së bashku me nënën e saj, këngëtaren e njohur Remzije Osmani, si edhe me nipat dhe mbesën. Momenti familjar përcjell atmosferën e bukur që mbretëron mes tyre, ndërsa buzëqeshjet dhe lumturia e tyre flasin më shumë se çdo fjalë, shkruan Kosovarja. Edhe një herë, familja e Remzies dëshmon se lumturia më e madhe gjendet pranë njerëzve të zemrës dhe në frytet e bukura të një familjeje të bashkuar.

Lexo më Shumë

Gjykata e Tiranës ka liruar pas 72 orësh në qeli 14 aktivistët dhe qytetarët e arrestuar pas përplasjeve me policinë te Kryeministria në protestën e datës 1 shtator, ku protestuesit rrethuan godinën. Ndaj protestuesve kishte dyshime për veprat “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Në seancën e sotme, Gjykata e Tiranës e cilësoi të paligjshëm arrestimin në flagrancë të protestuesve dhe konsideroi të ligjshëm protestën, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tyre. Në këtë rast, kërkesa e…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur rast penal ndaj shtetasit të Shqipërisë, Joz Marku, pas sulmit fizik ndaj shtetasit të Kosovës, Edi Kuçi. Lajmi është konfirmuar për Klan Kosovën nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Sipas Prokurorisë, rasti është hapur për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa prokurori kujdestar ka vepruar me vetiniciativë. Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për inicimin e rastit, si dhe ka kërkuar vendosjen e Joz Markut në stop-listë dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj tij. Rasti lidhet me sulmin fizik ndaj Edi Kuçit, pamjet e të cilit janë siguruar…

Lexo më Shumë