Nga Ermelinda Meksi Sot, me të drejtë, qytetarët shqetësohen për sigurinë në hotele, në rrugë dhe në hapësirat publike. Por sa të sigurt ndihemi në pallatet ku jetojmë? Mjafton të shohim ashensorët. Një pjesë e tyre janë të pakolauduar. Banorët paguajnë për mirëmbajtje, por kush kontrollon nëse shërbimi kryhet nga persona të licencuar, çfarë mirëmbajtjeje bëhet realisht dhe kush mban përgjegjësi për zbatimin e ligjit për administrimin e banesave? Kur banorët, për arsye të ndryshme, nuk kanë zgjedhur administrator, a duhet bashkia të ndërhyjë për të garantuar administrimin dhe sigurinë e përbashkët? Po pusetat e ujërave të zeza që nuk…
Author: almakos
Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë drejtuar një kërkesë SPAK-ut për të zhvilluar një takim me të në paraburgim më 10 shtator. Sipas kërkesës, avokatët duhet të takojnë Veliajn për t’i marrë firmën mbi apelin që pritet të dërgohet në Gjykatën e Strasburgut, lidhur me çështjen e arrestit të tij. Ky do të jetë takimi i dytë i avokatëve ndërkombëtarë me kryebashkiakun, pas atij të zhvilluar më 28 korrik. Në atë rast, Veliaj qëndroi për rreth pesë orë me dy avokatët britanikë të studios ndërkombëtare “Mishcon de Reya”, Ben Brandon dhe Celia Marr. Ndërkohë, më 2 shtator, Gjykata…
Komuna e Çairit pritet që javën e ardhshme të nisë punimet për ndërtimin e bulevardit “Mit’hat Frashëri”, një nga projektet kryesore infrastrukturore të komunës. Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, kanë inspektuar sot segmentin ku do të zhvillohen punimet. Projekti parashikon ndërtimin e mbi 1.4 kilometrave rrugë, nga rruga “Xhon Kenedi” deri te bulevardet “Sllovenia” dhe “Bosnja e Hercegovina”. Bulevardi do të ketë katër korsi qarkullimi, trotuare, shtigje për biçikleta, kanalizim atmosferik dhe ndriçim të ri publik. Mexhiti tha se projekti do të ndikojë në përmirësimin e qarkullimit dhe infrastrukturës në këtë pjesë të…
Policia izraelite ka qëlluar për vdekje një palestinez në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar, duke pretenduar se ai kishte tentuar të godiste me thikë një polic, transmeton Anadolu. Policia izraelite tha se efektivët që vepronin pranë Portës së Damaskut vërejtën një banor 33-vjeçar të Kudsit Lindor, i cili “tentoi të kryente një sulm me thikë ndaj tyre”. Policia tha se efektivët hapën zjarr ndaj burrit, i cili u shpall i vdekur në vendngjarje. Në deklaratën e policisë nuk u bë i ditur identiteti i palestinezit dhe nuk u dhanë hollësi të tjera rreth incidentit. Pas incidentit, agjencia…
Në tremujorin e dytë kemi aktivitet jashtëzakonisht të lartë ekonomik dhe PBB të rritur prej 4,3 për qind, që është konfirmim për politikat e Qeverisë, vlerësoi sot kryeministri Hristijan Mickoski. Kjo, sipas tij, është edhe një lajm i keq për opozitën, e cila, siç tha, “përsëri shpreh keqardhje që Maqedonia po ec përpara, e nuk është tërhequr në moçalin e tyre të gënjeshtrave, shpifjeve dhe konstruksioneve. Mickoski porositi se vendi do të vazhdojë të ecë përpara. Nuk është e lehtë, thotë ai, jo të gjitha problemet janë zgjidhur, sepse shumë janë trashëguar, por është me rëndësi të punojmë dhe të…
Një vit pas rritjes së numrit të përpjekjeve për fekondim të asistuar biomjekësor (IVF) të mbuluara nga Fondi, të dhënat tregojnë se qindra familje kanë shfrytëzuar këtë mundësi. Sipas Fondit të Sigurimit Shëndetësor, nga 7 gushti 2025 deri më 20 gusht 2026 janë shqyrtuar 1,883 kërkesa për IVF. Prej tyre, 237 kanë qenë për përpjekjen e katërt, të pestë ose të gjashtë. Nga këto, 216 kërkesa janë për përpjekjen e katërt, 17 për të pestën dhe 4 për të gjashtën. Në total, këto përbëjnë 12.6 për qind të kërkesave të shqyrtuara. Ndryshimet ligjore, përveç rritjes së numrit të përpjekjeve nga…
Drejtoria e Policisë financiare ka ngrit kallëzim penal në Prokurorinë themelore publike në Strugë kundër një personi fizik dhe një personi juridik për dyshimin se kanë kryer veprën penale “Fshehje të tatimit” sipas nenit 279 të Kodit penal. Siç njofton Policia financiare, i akuzuari i parë B.Z., në cilësinë e pronarit dhe drejtuesit të personit juridik të denoncuar nuk i ka njohur si të ardhura detyrimet e vjetruara dhe të papaguara në shumën totale prej 30.946.170 denarë, të paraqitura në bilancin bruto për vitin 2025. Sipas pretendimeve në kallëzim, këto detyrime ishin të vjetruara në përputhje me Ligjin për marrëdhënie…
Moska dhe Pekini po diskutojnë një projekt për furnizimin e Kinës me gaz rus, tha zëvendëskryeministri rus, Alexander Novak, transmeton Anadolu. “Po përgatitemi të vëmë në funksion rrugën e Lindjes së Largët dhe po vazhdojmë dialogun për rrugët e tjera premtuese për furnizimin e Kinës me gaz rus, përfshirë projektin Power of Baikal”, tha ai, raportoi agjencia ruse e lajmeve Tass. Ai i bëri këto deklarata në një takim ruso-kinez për energjinë, në margjinat e Forumit Ekonomik Lindor në qytetin port rus Vladivostok. Novak tha se të dyja vendet po zhvillojnë gjithashtu një projekt të përbashkët për nxjerrjen dhe lëngëzimin…
Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë drejtuar një kërkesë SPAK-ut për të zhvilluar një takim me të në paraburgim më 10 shtator. Sipas kërkesës, avokatët duhet të takojnë Veliajn për t’i marrë firmën mbi apelin që pritet të dërgohet në Gjykatën e Strasburgut, lidhur me çështjen e arrestit të tij. Ky do të jetë takimi i dytë i avokatëve ndërkombëtarë me kryebashkiakun, pas atij të zhvilluar më 28 korrik. Në atë rast, Veliaj qëndroi për rreth pesë orë me dy avokatët britanikë të studios ndërkombëtare “Mishcon de Reya”, Ben Brandon dhe Celia Marr. Ndërkohë, më 2 shtator, Gjykata…
Në tremujorin e dytë të vitit 2026, ndërtimtaria u rrit me një shifër të madhe prej 21,9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit ,Aleksandar Nikolloski. Ai thekson se janë përfunduar punime me vlerë totale prej 14,9 miliardë denarë ose përafërsisht 242 milionë euro dhe se rritja e ndërtimtarisë është një mbështetëse e mirë e ekonomisë vendase. “Këto shifra tregojnë se politikat e Qeverisë po japin rezultate, investimet në: autostrada, rrugë eksprese, hekurudha, mbi 1.200 projekte në komuna, aeroporte do të vazhdojnë me një…
Protestuesit e kanë nisur ditën e 97 të revoltës duke u mbledhur paraditen e së premtes para Gjykatës Penale. Një akt i tillë është ndërmarrë për shkak të mbështetjes ndaj protestuesve të arrestuar mbrëmjen e së martës, pas tensioneve dhe përplasjes me policinë para Kryeministrisë, pasi sot pritet të jepet masa e sigurisë ndaj tyre. Protestuesit kanë paralajmëruar dje se do të kërkojnë lirimin e të arrestuarve, ndërsa kanë ripërsëritur kërkesat e protestës që po shkon drejt ditës së 100. Kërkesa kryesore dhe e pa negociueshme e tyre mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë. Ndërkohë si…
Evropa ka qenë një qëllim kombëtar për presidentin e parë të Maqedonisë, Kiro Gligorov, që nga pavarësia e vendit, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. Filipçe e tha këtë në aktivitetin e organizuar nga LSDM-ja me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë, nën sloganin “Maqedonia është e tëra që kemi”. Ai kujtoi se Gligorov që në vitet e para të pavarësisë e shihte Maqedoninë si pjesë të familjes evropiane. Sipas Filipçes, orientimi drejt Evropës ishte pjesë e qëndrimeve të Gligorovit që në fillim të viteve ’90. “Evropa për të ishte mjedisi natyror politik, ekonomik, gjeografik dhe civilizues i Maqedonisë. Në të…

