Author: almakos

Sot shënohen 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, Anjezë Gonxhe Bojaxhiut, si dhe 29 vite nga vdekja e saj. Ajo u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke marrë emrin Shën Tereza e Kalkutës. Ceremonia e shenjtërimit u zhvillua në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan dhe u drejtua nga Papa, në kuadër të Jubileut të Mëshirës. Në ceremoni morën pjesë më shumë se 120 mijë besimtarë, mes tyre edhe shumë shqiptarë. Nënë Tereza, fituese e Çmimit Nobel për Paqen, u shpall shenjtore pas njohjes nga Kisha Katolike të dy mrekullive të lidhura me shërimin e personave të sëmurë pas…

Lexo më Shumë

Himara përjetoi çaste tmerri mbrëmjen e së shtunës, ku një zjarr masiv shpërtheu në kodrën e qytetit, mbi lagjen “1 Maji”, duke marrë përmasa apokaliptike. Flakët u përhapën deri në pjesën e poshtme të qytetit, ku raportohet se u dogjën 7 banesa, për rrjedhojë Bashkia Himarë dha urdhër të menjëhershëm evakuimi për banorët dhe turistët e shumtë. Veç zjarrfikësve që po përpiqeshin për izolimin e flakëve, në terren shkuan edhe forca të shumta policie, të cilët u angazhuam për evakuimin e banorëve dhe turistëve, duke bërë vendosjen e tyre pranë vijës bregdetare, për të qëndruar më të sigurt. Pavarësisht situatës…

Lexo më Shumë

Përplasja e fundit mes Edi Kuçit dhe Joz Markut dyshohet se mund të ketë lidhje me një video të publikuar më herët nga Edi në TikTok, ku ai kishte rikthyer në vëmendje një moment të Jozit gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania. Në videon e publikuar, shihej momenti kur Jozi kishte goditur me shuplakë Gjestin brenda shtëpisë së reality show-t. Edi kishte treguar se pamjet ia kishin dërguar shumë persona dhe kishte vendosur t’i shpërndante, duke reaguar ashpër ndaj Jozit. Krahas videos, ai kishte përdorur edhe shprehjen “bir shk*ne”, ndërsa kishte sqaruar se synimi i tij ishte të tregonte…

Lexo më Shumë

Marrëdhëniet romantike janë të ndikuara nga mënyra se si partnerët ndajnë detyrat e shtëpisë. Një studim i fundit ka zbuluar se kjo ndarje ka një ndikim të rëndësishëm në kënaqësinë e përgjithshme që përjetojnë çiftet. Hulumtimet e kryera në këtë fushë sugjerojnë se përgjegjësia për organizimin e jetës familjare shpesh bie mbi gratë, duke krijuar […] The post Si ndarja e detyrave në shtëpi ndikon në marrëdhëniet romantike appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Edi Kuçi, ish-banori i Big Brother i cili ishte kryetemë e ditëve të fundit pasi u rrah nga Jozefin Marku dhe një grup personash, është intervistuar sot pasdite nga Policia e Kosovës. Kjo erdhi pas veprimeve të ndërmarra nga Prokuroria Themelore e Pejës që gjatë ditës kërkoi arrestimin e Jozit. Përkatësisht prokurori kujdestar me vetiniciativë ka hapur rast penal ndaj tij në drejtim të veprës “Lëndim i lehtë trupor”. Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar edhe zëdhënesi i Prokurorisë, Shkodran Nikqi. “Po mund ta konfirmojë që është intervistuar sot”, tha Nikqi. Ndërkohë, në pamjet e publikuara së sot…

Lexo më Shumë

Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare ka kaluar në një tjetër fazë aksioni në terren. Menjëherë pas përfundimit të fjalës nga platforma e protestës, turma e mbledhur është nisur në një marshim të fuqishëm e masiv përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Gjatë marshimit, protestuesit po lëshojnë thirrje të njëpasnjëshme e të drejtpërdrejta kundër kabinetit qeveritar. Në kor dëgjohen thirrjet e panumërta “Rama jep dorëheqjen!”, “Arrestoni Ramën!” dhe “Arrestoni Ballukun!”, me qytetarët që kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit dhe vënien përpara drejtësisë të zyrtarëve të lartë të përfshirë në skandale korruptive. “Pa…

Lexo më Shumë

Prej disa orësh, një tjetër zhvillim ka trazuar rrjetin rreth rastit të Edi Kuçit dhe Joz Markut. Në TikTok dhe më pas edhe në disa media është përhapur pretendimi se Arsim Kuçi, babai i Edit, ka thyer heshtjen duke paralajmëruar hakmarrje pas publikimit të pamjeve të përballjes së djalit të tij me Jozin. Gjithçka nisi nga një llogari që mban emrin e Arsim Kuçit, nga e cila është shpërndarë një imazh me mbishkrimin “Hakmarrja nuk ka datë skadence”. Postimi u interpretua menjëherë si një mesazh i drejtpërdrejtë lidhur me ngjarjen dhe u raportua si reagim i babait të Edit. Por…

Lexo më Shumë

Eksperti i IT-së, Gent Progni, ka reaguar lidhur me arrestimet e protestuesve gjatë tubimeve antiqeveritare, duke deklaruar se ligji nuk mund të përdoret si instrument kundër qytetarëve dhe në favor të pushtetit. Në revoltën e 97 kundër Ramës, Progni u shpreh se arrestimet e protestuesve kanë treguar, sipas tij, mënyrën se si po trajtohet e drejta për protestë. “Protestuesit i morën me pranga, sot maska ra. Ligji nuk mund të përdoret si shkop kundër qytetarit dhe mburojë për pushtetin”, deklaroi Progni. Ai kritikoi përdorimin e forcës dhe masave ndëshkuese ndaj qytetarëve që marrin pjesë në protesta, duke theksuar rëndësinë e…

Lexo më Shumë

Më shumë se 130 raportime për shpendë të ngordhur janë pranuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë brenda vetëm katër ditësh. Deri tani, prania e virusit të etheve të Nilit Perëndimor është konfirmuar te tre korba të ngordhur. Dy prej tyre janë gjetur në Shkup, ndërsa një në Resnjë. Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bëjnë të ditur se një pjesë e shpendëve të raportuar kanë qenë në fazë të avancuar të dekompozimit, për çka nuk ka qenë e mundur të merren mostra për analiza laboratorike. Mbikëqyrja epidemiologjike dhe veterinare po vijon në të gjithë territorin e vendit. Autoritetet u…

Lexo më Shumë

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të premteje qytetin e Himarës. Flakët janë përhapur me shpejtësi në kodrat pranë lagjes 1 Maji, duke rrezikuar banesat, por edhe sipërfaqet me pemëtari që ndodhen në këtë zonë. Në terren ndodhen banorë të Himarës, të cilët po ndihmojnë forcat zjarrfikëse në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët. Për shkak të situatës së vështirë dhe erës së fortë, e cila favorizon përhapjen e zjarrit, zjarrfikësit kanë kërkuar edhe ndihmën e forcave zjarrfikëse nga bashkitë fqinje. Për momentin, puna e forcave në terren është përqendruar në izolimin e përparimit…

Lexo më Shumë

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, do të vizitojë Egjiptin javën e ardhshme, ndërsa Athina ndjek nga afër përmirësimin e marrëdhënieve midis Kajros dhe Ankarasë dhe zgjerimin e mundshëm të një pakti të ri rajonal të mbrojtjes kolektive, njoftuan mediat lokale të premten, transmeton Anadolu. Sipas gazetës greke Ta Nea, Mitsotakis pritet të takohet me presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, në El Alamein të martën. Vizita synon të sinjalizojë vazhdimin e koordinimit të ngushtë midis Athinës dhe Kajros mes ndryshimit të dinamikës rajonale, thuhet në raport. Kreu i administratës greke qipriote, Nikos Christodoulides mund të marrë pjesë gjithashtu. Një çështje kyçe që…

Lexo më Shumë

Jozefin Marku ka reaguar pas publikimit të videos në të cilën ai dhe disa persona të tjerë shfaqen duke e sulmuar fizikisht ish-konkurrentin e Big Brother VIP Kosova, Edi Kuçi. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në autostradën Tiranë–Durrës, por Marku pretendon se përleshja nuk ishte reale dhe se bëhej fjalë për një skenë të inskenuar. “Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë”, deklaroi ai përmes mesazheve për Top Channel. Marku u pyet edhe për urdhër-arrestin që raportohet se është lëshuar ndaj tij nga Prokuroria e Pejës. Ai e mohoi vërtetësinë e këtij informacioni, duke e cilësuar si të…

Lexo më Shumë