Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar 42 zjarre, nga të cilat pesë janë aktive, pesë janë nën kontroll dhe 32 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Sipas të dhënave deri në orën 7:30, zjarre aktive ka pranë fshatrave Graçani dhe Nikishtan në Komunën e Gjorçe Petrovit, ndërsa zjarri është aktiv edhe në territorin e Kosovës, pastaj në zonën Ramno pranë fshatit Brest në Komunën e Çuçer-Sandevës, në shtrirjen midis fshatrave Burinec, Lokovë dhe Selcë në rrethinën e Strugës, pranë fshatit Belicë në Komunën e Makedonski Brod dhe pranë fshatit Miletinë në Komunën e Brvenicës.…
Author: almakos
Teksa zjarret këtë verë kanë shkrumbuar dhjetëra hektarë pyje dhe kullota në të gjithë vendin duke krijuar dëme që llogariten ne miliarda lekë, bashkitë dhe pushteti vendor nuk arriti të investojë dhe të përdorë edhe ato pak fonde që kanë në dispozicion. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se vetëm 23 bashki kanë përllogaritur në buxhetet e tyre fonde për mbrojtjen nga zjarri me një vlerë totale rreth 729.6 milionë lekë për këtë vit. Teksa shpenzimet faktike deri në fund të qershorit ishin vetëm 75.7 milionë lekë me një nivel realizimi prej vetëm 10.4% të fondeve të programuara.…
Teksa zjarret këtë verë kanë shkrumbuar dhjetëra hektarë pyje dhe kullota në të gjithë vendin duke krijuar dëme që llogariten ne miliarda lekë, bashkitë dhe pushteti vendor nuk arriti të investojë dhe të përdorë edhe ato pak fonde që kanë në dispozicion. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se vetëm 23 bashki kanë përllogaritur në buxhetet e tyre fonde për mbrojtjen nga zjarri me një vlerë totale rreth 729.6 milionë lekë për këtë vit. Teksa shpenzimet faktike deri në fund të qershorit ishin vetëm 75.7 milionë lekë me një nivel realizimi prej vetëm 10.4% të fondeve të programuara.…
një postimi në rrjetet sociale, duke falënderuar në emër të saj, nënës dhe motrës, të gjithë ata që u kanë qëndruar pranë familjes pas humbjes së rëndë. Përmes një shkrimi të publikuar në Instagram Story, Xheraldina ka falënderuar të gjithë ata që kanë shkuar për ngushëllime, si dhe personat që u kanë dërguar mesazhe dhe fjalë të mira në këto ditë të vështira për familjen. Ajo ka theksuar se humbja e Laurentit nuk ka qenë e lehtë për familjen, por as për njerëzit që e kanë njohur dhe kanë pasur mundësinë të kalojnë kohë me të, qoftë edhe për pak…
Një 26-vjeçar është plagosur me mjet prerës mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e ish-Parkut në Tiranë, pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45, ku i dëmtuari, Fabian Pitani, dyshohet se është goditur me mjet prerës. Ai është transportuar në spital dhe, sipas policisë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet hetimore. Në vijim të hetimeve, policia ka bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e Eduard Pelushit (Selmani), 53 vjeç, i dyshuar si autor i plagosjes.…
Sondazhet pas mbylljes së votimit në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt tregojnë një epërsi të thellë të AfD-së së ekstremit të djathtë, e cila, sipas parashikimeve të ARD-së, ka siguruar rreth 44.5% të votave. Pas saj renditet CDU me 18.5%, ndërsa Die Linke parashikohet të marrë 9.5% dhe SPD 8%. Rezultati pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në peizazhin politik të Gjermanisë lindore dhe mund të sjellë një përballje të re për mënyrën e formimit të qeverisë rajonale. Kandidati kryesor i AfD-së, Ulrich Siegmund, e ka cilësuar rezultatin si historik, ndërsa parashikimet e nxjerrin partinë si forcën më të madhe politike…
Situata paraqitet jashtë kontrollit në malin e Tërbunit në Pukë, ku zjarri vijon të përhapet me shpejtësi dhe ka përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore. Flakët kanë përfshirë një banesë të braktisur në lagjen Pezhve, në pronësi të Ali Bajramit. Ndërkohë, zjarri po përpin pyje të tëra me pishë të zezë, duke rritur ndjeshëm përmasat e vatrës. Terreni i thepisur dhe i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse. Në përballje me flakët janë angazhuar zjarrfikës, të cilët po ndërhyjnë me mjete rrethanore dhe po përpiqen të frenojnë përhapjen e zjarrit. Situata mbetet kritike, ndërsa flakët vijojnë të avancojnë…
Këngëtari i njohur shqiptar, Gjesti, ka ndarë me ndjekësit e tij një moment nga përditshmëria, duke përcjellë një mesazh pozitiv dhe të mbushur me emocione. Artisti ka publikuar në InstaStory një fotografi ku shfaqet duke dalë nga një derë dhe duke buzëqeshur para kamerës. Pamja e thjeshtë nga përditshmëria është shoqëruar me një mesazh për fansat, përmes të cilit Gjesti ka zgjedhur të flasë hapur për ditët e vështira dhe momentet kur arrin të ndihet më mirë. “Prej krejt ditëve të vështira, kur e gjej një ditë me energji, e ndaj menjëherë me juve. Ju dua”, ka shkruar këngëtari krahas…
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar këtë javë një rezolutë që promovon përdorimin e një harte të re të botës, e cila synon të paraqesë më saktë madhësinë relative të kontinenteve, veçanërisht të Afrikës. Rezoluta “Correct the Map” u miratua me shumicë dërrmuese prej 164 votash pro. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin vendi i vetëm që votuan kundër, ndërsa gjashtë shtete abstenuan: Serbia, Estonia, Gjeorgjia, Lituania, Moldavia dhe Ukraina. Por, në rastin e Serbisë, sipas një përgjigjeje të Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij vendi për BBC-në në gjuhën serbe, arsyeja e abstenimit lidhet me…
Edhe një tjetër prej aktivistëve në protestë ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestat e paralajmëruara gjatë muajit shtator, duke njoftuar se tubime do të zhvillohen edhe paradite në ditët kur Parlamenti mban seancat plenare. Ai bëri thirrje për mobilizim më 10, 17 dhe 24 shtator, duke kërkuar që qytetarët të mblidhen për protestë te Parlamenti, teksa zhvillohen seanca plenare. “Datat 10, 17 dhe 24 shtator përkojnë me tre të enjte që janë seanca plenare të Parlamentit. Thirrja për këto data është për një pjesëmarrje masive paradite. Të mblidhemi te sheshi ‘Skënderbej’ dhe më pas në Parlament”, u shpreh aktivisti. Ai…
Në protestën e 99-të kundër qeverisë, aktivisti Ilir Xhemalaj ka bërë thirrje për një mobilizim kombëtar në ditën e 100-të të protestave, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e mosbindjes civile. Duke folur para protestuesve, Xhemalaj deklaroi se pas 100 ditësh qëndresë, qytetarët duhet të shtojnë presionin ndaj qeverisë, duke kërkuar përshkallëzimin e protestës. “Ku është ky shtet që nuk i përgjigjet kësaj proteste që vajti 100 ditë në këtë shesh? Nesër plotësojmë 100-ditëshin, ndaj i them të gjithëve, në protestë kombëtare! Të vazhdojmë mosbindjen civile, ndryshe këta nuk marrin vesh”, u shpreh ai. Aktivisti tha se mosbindja civile duhet të vijojë…
Më 05.09.2026, në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria R.I. (36) nga Shkupi, pasi tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse. Më 05.09.2026, në orën 11:40, në NJPB Kërçovë u njoftua se në rrugën “Marshall Tito” në Kërçovë ka ndodhur aksident trafiku midis një automjeti të udhëtarëve “Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.D. (34), dhe një motoçiklete “Tomos” me targa të Kërçovës, e drejtuar nga E.B. (65), të dy nga Kërçova. Me këtë rast, motoçiklisti ka…

