Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar këngëtarin Gjesti me dy vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë, në kuadër të çështjes gjyqësore që lidhet me mosmarrëveshjet e tij me pronarin e kompanisë “Onima”, Erkand Shabani. Gjatë seancës gjyqësore, mbrojtja e Gjestit ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë. Përkundër dënimit ai doli nga seanca duke vallëzuar.
Author: almakos
Në një analizë për situatën politike dhe situatën e institucioneve në vend, publicisti Kim Mehmeti, i ftuar në emisionin “Minuta e parë” përballë gazetares Ola Bruko në News24, ka denoncuar shkatërrimin e shtetit ligjor dhe kthimin e Shqipërisë në një pronë private të kryeministrit Edi Rama. Mehmeti u shpreh i habitur me durimin e shoqërisë përballë autokracisë, duke e cilësuar gjendjen aktuale si një përbuzje të hapur që një njeri i vetëm i bën të gjithë popullit. Gjatë fjalës së tij, publicisti vuri në shënjestër mungesën e reagimit nga elitat shoqërore shqiptare, të cilat duhej t’i prinin qytetarëve në përballjen…
Bashkimi Evropian dënoi sot atë që e quajti “glorifikim” i kriminelit të luftës të dënuar më vonë Ratko Mlladiq, duke thënë se çdo glorifikim i kriminelëve të luftës “nuk ka vend në BE”, transmeton Anadolu. Mlladiq, i njohur si “Kasapi i Bosnjës”, u shpall fajtor nga Gjykata e OKB-së për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë rolin e tij në gjenocidin e Srebrenicës në vitin 1995. Ai vdiq më 27 gusht ndërsa vuante dënimin e tij në burg në Hagë. “Çdo glorifikim i kriminelëve të luftës, mohimi i gjenocidit dhe revizionizmi bien ndesh me vlerat më themelore evropiane…
Nga Ndriçim Kulla Dihet se çdo pushteti, kur ai pushon së qeni administrim dhe kthehet në një formë intime rrëfimi, një lloj autobiografie e shkruar jo me fjalë, por me gurë, beton dhe lartësi, nis drama, se ajo që ndërtohet nuk i përket më qytetit, por një mendjeje të vetme që kërkon të ngjitet mbi kohën, duke harruar tokën mbi të cilën qëndron. Në rastin tonë, projekti i kullave në Tiranë dhe Durrës nuk u shfaq kurrë si një nevojë urbane, as si një domosdoshmëri ekonomike, por si një shenjë e pastër e një deliri madhështie, një përpjekje e ethshme…
Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale gjatë periudhës së provës prej dy vitesh. Përveç dënimit me kusht, Gjesti është obliguar të paguajë edhe gjobë në vlerë prej 6 mijë eurosh. Vendimin e ka marrë gjyqtarja Edita Çanta.
Çmimet e derivateve të naftës nga mesnata shënojnë rritje të re në vend. Vendimi i Komisionit Rregullator për Energjetikë parashikon rritje prej 3 denarësh për litër të benzinës, 6 denarësh për dizelin, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri shtrenjtohet për 8 denarë për litër. Kështu, nga mesnata, çmimi maksimal i EuroSuper 95 do të jetë 97 denarë për litër, ndërsa EuroSuper 98 do të shitet deri në 99 denarë për litër. Rritja më e madhe është te dizeli. Eurodizeli nga 95 shkon në 101 denarë për litër. Ndërkohë, vaji ekstra i lehtë për amvisëri, i cili aktualisht kushton 97…
Një 26-vjeçar ka ngelur i vrarë nga sulmi që ndodhi mbrëmë në bulevardin “Nikolla Karev”, përkatësisht në Rrugën e Plastikave në Shkup, ku dy sulmues me motoçikletë gjuajtën ndaj një grupi me 5 persona , ku edhe u qëllua për vdekje 26-vjeçari. Nga MPB thanë se po punohet për zbardhjen e plotë të rastit. MPB “Sektori i Punëve të Brendshme Shkup është njoftuar se në afërsi të kryqëzimit ndërmjet rrugës “Prohor Pçinski” dhe rrugës “Vojdan Çernodrinski”, në Shkup, derisa D.G. (29), A. Xh. (24), K.B. (36), E.B. (25) dhe A.M. (26), të gjithë nga Shkupi, qëndronin para një biznesi, në atë moment është…
Sot në seancë mbrojtja e Gjestit ka kërkuar marrëveshje për pranimin e fajësisë, e kjo është aprovuar nga Gjykata. Ky vendim duket që e “disponoi” pak Gjestin. Në seancë ai u vendosi t’i thotë disa fjalë drejtuar mediave. “La ilahe il-Allah, Allahu Ekber. Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut. Gjithmonë tu shkëlqy, ylli kurrë nuk zbehet”, thotë Gjesti. https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/09/Gjesti555.mp4 Kujtojmë që vendimi lidhur me këtë ngjarje do të merret sot në ora 15:30.
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Gumenicë, në bashkinë Selenicë, ku një automjet është përplasur me një furgon pasagjerësh. Si pasojë e përplasjes, gjashtë persona kanë mbetur të lënduar. Të dëmtuarit po transportohen me autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku do të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e rrethanave të përplasjes. The post Automjeti përplaset me një furgon pasagjerësh, plagosen 6 persona appeared first on Gazeta Shqiptare Online.
Numri i viktimave nga përmbytjet shkatërruese dhe rrëshqitjet e baltës në kufirin Nepal-Kinë është rritur në 1.398 me mbi 5.500 persona të zhdukur, treguan sot statistikat zyrtare, transmeton Anadolu. Nga të zhdukurit, 850 janë të huaj, sipas shifrave zyrtare nga Nepali dhe Kina. Autoriteti Kombëtar i Reduktimit dhe Menaxhimit të Rrezikut të Fatkeqësive të Nepalit tha se 1.355 trupa janë gjetur deri më tani, ndërsa rreth 5.000 njerëz, përfshirë 589 të huaj, mbeten të zhdukur. Më shumë se 13 mijë njerëz janë shpëtuar nga zonat e goditura nga përmbytjet. Autoritetet kineze thanë se të paktën 43 persona janë konfirmuar të…
Gjykata Kushtetuese ka reaguar në lidhje me bllokimin e pagave të magjistratëve dhe përplasjen mes institucioneve. Nëpërmjet një deklaratë, Kushtetuesja thotë se vendimi i saj, i datës 17 shkurt, është përfundimtar dhe i detyrueshëm për zbatim nga autoritetet përgjegjëse. Ajo sqaron gjithashtu se mënyra e përllogaritjes së pagave në administrimin e saj të brendshëm dhe fondet buxhetore në dispozicion nuk ndikojnë në efektet juridike dhe detyrimet që burojnë nga vendimi. “Gjykata rithekson se vendimet e saj janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim. Respektimi dhe zbatimi i tyre përbën një kërkesë të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues dhe është i lidhur…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 4.89 % në raport me vendimin e datës 31.8.2026. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 3.00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 6.00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 8,00 den/litër. Çmimi i shitjes me…

