Violetë Kukaj është një nga këngëtaret me të dashura për publikun shqiptar. Këtë verë, ajo ka qenë goxha e angazhuar nëpër dasma e ahengje të ndryshme. Tani Violeta ka zgjedhur t’i kalojë pushimet në Amerikë, raporton IndeksOnline. Nga atje, këngëtarja ka publikuar disa imazhe ku shfaqet rrugëve të New Yorkut. E veshur me shumë stil, këngëtarja po shkëlqen në pamje. Edhe pse po shkon drejt të 60-ave, Violeta po i sfidon edhe vajzat e reja me dukjen e saj.
Author: almakos
Fitorja e thellë e AfD në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt shihet si një pikë kthese jo vetëm për të djathtën ekstreme gjermane, por edhe për rritjen e forcave politike europiane që mbajnë qëndrime më të afërta me Moskën. Sipas Bloomberg, AfD ka shprehur hapur simpatinë për presidentin rus Vladimir Putin dhe kundërshtimin ndaj mbështetjes së pakushtëzuar për Ukrainën, në një kohë kur Moska po shton presionin dhe aktivitetet e saj ndaj Bashkimit Europian. Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve padyshim që do të kënaqë Kremlinin. “Synimi i udhëheqjes ruse është destabilizimi i sistemit të vlerave të…
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka paralajmëruar për fuqizimin e partive politike që, sipas saj, janë “të verbra” ndaj kërcënimeve që vijnë nga Rusia, pas fitores së Alternativës për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë në zgjedhjet rajonale, transmeton Anadolu. Duke folur së bashku me kryeministrin lituanez, Mindaugas Sinkevicius, gjatë një vizite në Lituani, Kallas tha se sabotimet dhe kërcënimet e tjera po afrohen gjithnjë e më shumë me Evropën. “Në të njëjtën kohë, partitë që në njëfarë kuptimi janë të verbra ndaj këtij kërcënimi dhe thonë se nuk duhet të bëjmë asgjë për të, sepse…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, zhvilluan një takim me Paulo Zampolli, të Dërguarin Special të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Partneritetet Globale. Zyra e shtypit të PD thotë se përfaqësuesit e Partisë Demokratike përcollën qëndrimin e PD-së për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shprehën mbështetjen e saj për administratën e Presidentit Donald Trump. Në takim u diskutua gjerësisht mbi situatën politike, institucionale dhe ekonomike në Shqipëri, si dhe mbi sfidat që,…
Zv/ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë, është pritur nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zv/ministri i Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, transmeton Anadolu. Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, në këtë takim u theksua bashkëpunimi i mirë në mes të dy vendeve, në veçanti bashkëpunimi i shkëlqyer që ekziston mes dy ministrive të brendshme, duke vënë në pah nevojën për të adresuar sfidat që dalin, sidomos në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit. Zv/ministri Dugolli po ashtu vuri theksin në…
Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, në ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Përmes mesazhit të saj, Jakupi ka ftuar qytetarët që më 12 shtator të bashkohen në Prishtinë dhe të ngritin zërin në mbështetje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Thirrja e Leonora Jakupit i bashkohet mbështetjes së gjerë që po vjen këto ditë nga artistë, figura publike, ish-luftëtarë, familje të dëshmorëve dhe qytetarë për Marshin për Liri.
Nga: Blendi Kajsiu Një nga arritjet e mëdha të protestës është se nxorri në pah se projekti që po zhvillohej në Zvërnec ishte një atentat ndaj natyrës, pronës dhe demokracisë shqiptare. Përmbushja e projektit nënkuptonte realizmimin e një krimi të trefishtë, ambiental, politik dhe ekonomik. Krimi ambiental ishte që në fillim më i qarti. Rrethimi i zonës me hekur dhe beton, ndërtimi i rrugës me zhall dhe shkatërrimi i dunave ranore nga ekskavatorët dhe kamionët, si dhe ndërtimi i urave prej betoni që bllokonin qarkullimin e ujërave në lagunë u dokumentuan nga protestuesit, shoqatat ambientaliste dhe mediat lokale dhe ndërkombëtare.…
Pesë prokurorë publikë deri më tani kanë parashtruar kandidatura në shpalljen për zgjedhjen e një prokurori publik themelor të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK),konfirmoi kryetari i Këshillit të prokurorëve publikë, Bashkim Besimi. – Jovan Cvetanovski – prokuror i lartë publik; – Trajçe Pelivanov – ish-prokuror në Prokurorinë Speciale Publike (PSP), ndërsa aktualisht prokuror në Prokurorinë e Lartë Publike; – Lidija Raiçeviç – prokurore në PTHP Shkup; – Iskra Haxhi-Vasileva – prokurore në PTHP-OKK; – Faton Azizi – prokuror në PTHP-OKK. Kush do ta pasojë Islam Abazin? Zgjedhja e kreut të ri të…
Situata ligjore për Jozefin Markun rëndohet pas incidentit me Eduart Kuçin. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për këngëtarin dhe Kristjan Nikollin, ndërsa vendimi përfundimtar për masën i takon Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës. Kërkesa është depozituar këtë të hënë në gjykatë. Sipas raportimeve të fundit, ndaj Markut dyshohet aktualisht për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, ndërsa katër akuza të tjera që lidhen me ngjarjen janë ende në verifikim nga organi i akuzës. Ndërkohë, pozita e Kristjan Nikollit përfshin edhe akuzat për “Përkrahjen e autorit të krimit” dhe “Mbajtjen pa leje…
Këngëtari Meda, në një lidhje me emisionin Kosova Live në T7, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos përdorin gjuhë fyese ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftëtarëve të saj. Meda tha se liria që gëzohet sot është rezultat i sakrificës së djemve të UÇK-së, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta ruajnë respektin ndaj tyre. Ai gjithashtu ka konfirmuar se do t’i bashkohet marshit të 12 tetorit, ndërsa ka ftuar edhe kolegët e tij nga estrada që t’i bashkohen. Për më shumë ndiqni videon e plotë:
Këngëtari kosovar Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti, është dënuar me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë për një çështje penale që lidhet me posedimin e paligjshëm të armës, kanosjen dhe dëmtimin e pasurisë. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Edita Çanta. Sipas vendimit, dënimi me burgim nuk do të ekzekutohet nëse Gjesti nuk kryen një vepër tjetër penale gjatë periudhës së provës, e cila zgjat dy vite. Përveç dënimit me kusht, gjykata e ka dënuar atë edhe me 6 mijë euro gjobë. Rasti lidhet me një incident në një studio muzikore në Kosovë. Sipas…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar për konfliktin pronësor në Vlorë, duke ia faturuar përgjegjësinë qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku deklaroi se, gjatë tri ditëve të fundit, shqiptarët kanë dëgjuar vetëm gjysmë të vërteta, ndërsa është shmangur, sipas saj, e vërteta kryesore: institucionet shtetërore kanë dhënë dy leje të ndryshme, për dy persona, mbi të njëjtën pronë. “Përgjegjësi është shteti, qeveria dhe kryeministri, i cili ka dhënë dy leje të ndryshme: një për investim strategjik dhe një për zhvillimin e pronës, për të njëjtën tokë dhe për dy persona…

