Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në urimin e tij me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë, tha se 35 vjet shtetësi janë një periudhë e mjaftueshme për të kuptuar se shtetësia nuk arrihet vetëm përmes një akti politik, referendumit apo shpalljes së pavarësisë. “Shteti është diçka që ndërtohet çdo ditë – me institucione funksionale, me të drejtë të barabartë për të gjithë, me përgjegjësi, punë, arsim, zhvillim ekonomik dhe, mbi të gjitha, me njerëz që besojnë se e ardhmja e tyre personale është e lidhur me të ardhmen e përbashkët të shtetit”, tha Gashi. Ai theksoi se diversiteti…
Author: almakos
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, ka bërë një njoftim shqetësues përmes rrjeteve sociale. Në një Instastory, Rexha ka shkruar: “Sapo jam sulmuar në Rahovec nga 3 veta”. Rexha nuk ka dhënë ende detaje të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes, identitetin e personave apo nëse ka pësuar lëndime.
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë, ka përcjellë urime për qytetarët, duke theksuar se pavarësia nuk është vetëm një ngjarje historike, por edhe përgjegjësi e përhershme e çdo brezi. Në mesazhin e saj, ajo kujton referendumin e 8 shtatorit 1991 dhe krijimin e shtetit të pavarur e sovran, duke theksuar se e ardhmja e vendit varet nga vetë qytetarët. “Kemi përgjegjësi brezash për t’i përfunduar detyrat urgjente: të çrrënjosim krimin dhe korrupsionin, të vendosim sundim të pakompromis të ligjit dhe të ndërtojmë një shoqëri paqësore dhe të drejtë, me qytetarë të barabartë dhe të…
Melinda Ademi është një nga këngëtaret me të pëlqyera nga publiku shqiptar. E vetëdijshme për këtë, ajo shfaqet shumë aktive edhe në rrjetet sociale, raporton IndeksOnline. Këngëtarja se fundmi ka ‘trazuar’ rrjetin me publikimin e disa imazheve nga pushimet. E veshur me fustan të shkurt, Melinda ekspozon asetet e saj bombastike.
Remzie Osmani ka pasur një vit aktiv muzikor, me disa publikime të reja që kanë mbajtur emrin e saj në qendër të vëmendjes. Një prej projekteve më të fundit është “Dil moj nuse”, këngë e publikuar së fundi dhe kënga është pëlqyer mjaftë nga publiku. Projekti është ndërtuar rreth atmosferës tradicionale të dasmës shqiptare dhe vjen me një videoklip që e shoqëron këngën. Teksti i këngës i drejtohet nuses dhe familjes së saj, duke ruajtur elementet klasike të repertorit të dasmave, shkruan Kosovarja. A është kjo këngë dedikim oë renë e saj, Gëzimen, me të cilen ka një raport mjaftë…
Protesta kundër qeverisë ka shënuar ditën e 100-të, me qytetarë, aktivistë, emigrantë dhe figura publike që janë mbledhur sërish në Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe ndryshim politik. Në këtë ditë simbolike, protestuesit kanë përcjellë mesazhin se qëndresa do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa disa prej aktivistëve kanë deklaruar se janë të gatshëm të protestojnë edhe 100 ditë të tjera, nëse do të jetë e nevojshme. Një prej mesazheve të përsëritura gjatë protestës ishte se lëvizja nuk duhet të shihet vetëm si një aksion politik i opozitës, por si një reagim qytetar. Gazetari Osman…
Rreth 270 mijë pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në të gjithë Indonezinë, pasi shpërthimi i vullkanit Anak Krakatau ka shkaktuar anulimin e më shumë se 2 mijë fluturimeve dhe ka detyruar disa aeroporte të zgjasin pezullimin e operacioneve për të dytën ditë radhazi. Vullkani, i cili ndodhet në Ngushticën Sunda, mes ishujve Java dhe Sumatra, nisi të shpërthente të premten në mbrëmje, duke nxjerrë burime lave dhe sasi të mëdha hiri vullkanik. Hiri është përhapur edhe në drejtim të Xhakartës dhe provincës Lampung. Aeroporti Ndërkombëtar Soekarno-Hatta i Xhakartës, një nga nyjet kryesore ajrore të vendit, vendosi të shtyjë rihapjen e…
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i ftuar në Çim Peka Live hodhi akuza të forta në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ahmetaj kritikoi ashpër Kopshtin e Edenit. Ai shprehet se Rama ka marrë peshq të kuq japonezë në Kopshtin e tij. Ahmetaj theksoi se Rama i do peshqit e kuq japonez, që të relaksohet, kur sakatohet Shqipëria. Hodhi akuza se janë zhdukur mbi 3 milionë euro verë. Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj: Kreu i organizatës ka marrë dhe peshq të kuq nga Japonia. I ka marrë aty tek Kopshti i Edenit. I ka marrë, sepse do që të relaksohet kur sakatohet Shqipëria.…
Humbja e papritur e TikTokerit kosovar, Laurent Krasniqi, në një aksident të rëndë trafiku ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe ndjekësit e tij. Në mesin e kujtimeve më të dhimbshme që kanë mbetur pas është edhe biseda e fundit që Laurenti pati me motrën e tij, Xhenetën. Xheneta ka publikuar një pjesë të komunikimit të tyre të fundit, i cili tashmë merr një tjetër peshë pas ndarjes së Laurentit nga jeta. Në bisedë, Laurenti i shkruan motrës: “Ta ha zemrën flm”, ndërsa ajo i përgjigjet: “Mos ta nin”, duke vijuar më pas me fjalët: “Kallxom kur…
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka bërë akuza të rënda në emisionin “Çim Peka Live”, duke pretenduar se pas disa projekteve dhe kompanive në Shqipëri fshihet një skemë e trafikut ndërkombëtar të armëve. Ahmetaj tha se disponon informacione dhe materiale që, sipas tij, lidhen me një strukturë të organizuar për trafikimin e armëve, duke pretenduar se armët vijnë nga vende të Afrikës, paketohen në Shqipëri dhe më pas dërgohen drejt destinacioneve të tjera. Ai përmendi edhe kompaninë Advanced Arms Technology, për të cilën tha se merret me prodhimin e armëve, duke lidhur emrin e Ron Yeffetit me këtë aktivitet. Ahmetaj ngriti pikëpyetje…
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur ate “kreun e organizates”. Duke iu referuar Ramës, Ahmetaj përdori një metaforë të fortë, duke e krahasuar me kioskat e viteve ’91, qe nuk ka cfare te shese me. “Intervistat e mia nuk janë për të rënë kreu i organizatës, sepse kreu i organizatës ka rënë. Kreu i organizatës është si kioskat e vitit 1991 që nuk ka cfarë të shesë më. Sot kreu i organizatës ngjan si një kiostë e vitit 1991 që nuk ka cfarë të shesë më. Unë kam përgjegjësi të lartë morale, sepse…
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, sot në emisionin “Vesti Plus” në Kanal 5, theksoi se po punohet intensivisht për zbardhjen e rastit të vrasjes së djalit 26-vjeçar mbrëmë në Çair, duke theksuar se MPB-ja ka informacione fillestare për autorët dhe se njëri prej tyre aktualisht po vuan dënimin me burg. Toshkovski theksoi se janë siguruar prova adekuate dhe shpreson se autorët sa më shpejtë të kapen dhe t’i nënshtrohen ndjekjes penale. “Në këtë moment, zyrtarisht nuk mund të ndajë cilat janë motivet. Mund të theksoj vetëm se po punohet intensivisht në veprën penale në fjalë. Ministria e Punëve…

