Author: almakos

Autostrada Ohër-Kërçovë pritet të jetë plotësisht funksionale në gjysmën e parë të vitit 2027, njoftoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski. Sipas tij, pjesa më e vështirë e projektit, në aksin Presekë-Kërçovë, përkatësisht segmenti Izvor-Vërbjan, me gjatësi rreth 10 kilometra, pritet të vihet në funksion gjatë muajve të ardhshëm. Ky segment përfshin një sërë veprash infrastrukturore komplekse, mes tyre tunelin e Presekës, disa galeri, ura dhe viadukte. “Autostrada Ohër-Kërçovë po ndërtohet intensivisht. Seksioni deri në aeroport është përfunduar tashmë dhe në aeroport mund të arrihet me autostradë, deri te një kryqëzim i ri që është rregulluar bukur. Po…

Lexo më Shumë

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit. Protestuesit janë nisur në marshim, ndërsa gjatë lëvizjes së tyre janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike. “Ju erdhi fundi!” është një prej thirrjeve që po përsëritet nga qytetarët gjatë marshimit. Marshimi zhvillohet në kuadër të protestës së 101-të të rezistencës qytetare, e cila nisi prej orës 17:00 para Kuvendit. Gjatë protestës së sotme janë shënuar edhe tensione dhe përplasje me policinë, ndërsa disa qytetarë janë shoqëruar nga efektivët. Numri i saktë i personave të shoqëruar ende nuk është bërë i ditur. Marshimi vijon…

Lexo më Shumë

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lideri i opozitës, Sali Berisha, i shoqëruar nga Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me kryetarin e nënkomisionit të Kongresit Amerikan për Evropën, kongresmenin e Teksasit, Keith Self. Në qendër të këtij diskutimi kanë qenë problemet madhore me të cilat përballet Shqipëria, kryesisht trafiku i drogës, korrupsioni galopant dhe ndikimi i tyre i drejtpërdrejtë në manipulimin e proceseve zgjedhore, lufta ndaj karteleve të drogës dhe ndikimi te zgjedhjet. Gjatë takimit u vu theksi te qëndrimet e shprehura nga Presidenti Donald Trump dhe Sekretari i…

Lexo më Shumë

Policia ka privuar nga liria 11 shoferë në lokacione të ndryshme në vend, të dyshuar për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, 10 prej tyre kanë drejtuar automjete pa dhënë provimin e vozitjes, ndërsa një 40-vjeçar nga Makedonski Brodi është ndaluar pasi ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Rastet kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa pas përfundimit të procedurave dhe dokumentimit të rasteve, ndaj shoferëve do të ngriten kallëzime penale. Nga MPB u bëjnë apel qytetarëve të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të mos drejtojnë automjete pa patentë shoferi ose nën…

Lexo më Shumë

Para pak kohësh u komentua shumë ribashkimi i Lules me Lirimin, çiftit mjaft të dashur dhe të komentuar në rrjetet sociale. Megjithatë, duket se kjo herë bashkimi i tyre nuk zgjati shumë, pasi dyshja ka vendosur sërish të ndjekë rrugë të ndara. E me sa duket, këtë herë ndarja është definitive, shkruan Kosovarja. Postimet e dyshes vazhdojnë të jenë aktive, por tashmë secili prej tyre po i ndan në rrjetet e veta sociale.

Lexo më Shumë

Protestuesit që ishin mbledhur pranë Kuvendit janë zhvendosur drejt Ministrisë së Brendshme, ku është përqendruar një numër i madh qytetarësh. Situata vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protestuesit kanë vijuar me thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike. Ndërkohë, gjatë protestës janë shoqëruar disa persona nga policia. Mes tyre, sipas raportimeve nga vendngjarja, janë kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, dhe gazetari Shpend Gashi. The post Nga Kuvendi drejt Ministrisë së Brendshme, qytetarët zhvendosin protestën e tyre appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Lexo më Shumë

Vazhdojnë tensionet pranë parlamentit sot në 8 shtator, kur ka nisur dhe seanca e parë plenare për këtë sesion. Protestuesit janë gjendur përballë policëve tek Ushtari i Panjohur. Ata kanë gjuajtur efektivët me vezë, ndërsa kanë thirrur në kor “Nuk na pëfaqësoni”, “Polici e krimit” etj. Në një moment, disa protestues gjuajtën me vezë efektivët. Kujtojmë se pak më herët, dy protestues u shoqëruan në polici. The post “Nuk na përfaqësoni”/ Tensione tek Ushtari i Panjohur, protestuesit gjuajnë me vezë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Lexo më Shumë

Qytetarët janë shpërndarë këtë të martë në disa pika në qendër të Tiranës, në zonën mes Bulevardit dhe Kuvendit, ku vijojnë protestat kundër qeverisë dhe klasës politike. Protestuesit kanë ngritur thirrje kundër qeverisë, ndërsa mes kërkesave të tyre është edhe arrestimi i kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut. Tubimi zhvillohet në ditën e 101-të të rezistencës qytetare, ndërsa prania e forcave të policisë është e shtuar në zonat ku janë grumbulluar protestuesit. Gjatë protestës janë shoqëruar dy protestues nga policia. Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota që çuan në shoqërimin e tyre. Në të njëjtën kohë, brenda…

Lexo më Shumë

Nga Ornela Çuçi (Ish-zv/ministre e Turizmit) Prej kohësh, në forumet dhe dialogët gjeopolitikë ku marr pjesë, një prej diskutimeve që rikthehet vazhdimisht kur flitet për Ukrainën është korrupsioni. Veçanërisht kontrolli mbi fondet e huaja, prokurimet, rindërtimin dhe miliardat që komuniteti ndërkombëtar po mobilizon për një vend që, përveçse duhet të fitojë luftën, duhet të bindë aleatët se paratë e tyre administrohen me rregulla dhe kontroll. Dhe ky nuk është një debat i shpikur nga kritikët e Ukrainës. Është një nga çështjet mbi të cilat insistojnë vetë partnerët e saj. Banka Botërore raporton se që prej fillimit të pushtimit rus janë…

Lexo më Shumë

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar në News24 akuzat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili së fundmi publikoi një audio-përgjim ku përmendet shtetasi amerikano-izraelit Ron Yeffet dhe ngrihen pretendime për një aktivitet të dyshuar të trafikimit të armëve në Shqipëri. E ftuar në emisionin “Minuta e Parë”, me moderatore Ola Bruko, Lala deklaroi se publikimi i audio-përgjimeve ngre pikëpyetje serioze që, sipas saj, duhet të hetohen nga SPAK. Duke iu referuar edhe ngjarjeve që pasuan largimin me forcë të stafit të News24, BalkanWeb dhe Panorama nga ambientet e punës, gazetarja tha se tashmë ka dyshime të forta se kompania Kayo mund…

Lexo më Shumë

Sot Maqedonia e Veriut feston 35-vjetori i pavarësisë. Më 8 shtator të vitit 1991 qytetarët përmes referendumit shprehën vullnetin për një shtet të pavarur dhe sovran. Me mesazhe për paqe, prosporitet dhe të ardhme evropiane janë shoqëruar sot urimet e krerëve shtetërorë për pavarësinë e vendit. Presidentja Gordana Siljanovska Davkova tha se pavarësia e vendit është përgjegjësi e përhershme e çdo brezi dhe se qytetarët janë të obliguar ta rregullojnë shtëpinë e tyre. Ajo veçoi edhe largimin e të rinjve nga vendi si një nga sfidat më të mëdha, duke theksuar nevojën për ndërtimin e një shteti të qëndrueshëm, të…

Lexo më Shumë

Vetëm një ditë pasi Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me 2 vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë, Gjesti ka publikuar një fotografi nga plazhi, duke dhënë përshtypjen se po shijon momente relaksi. Në fotografinë e publikuar në InstaStory, këngëtari shihet i shtrirë pranë detit, ndërsa krahas saj ka shkruar thjesht “Calm”, shkruan Indeksonline. Dënimi erdhi pas aprovimit të marrëveshjes për pranimin e fajësisë, për akuzat për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe asgjësim apo dëmtim të pasurisë. Ndërsa sot, Gjesti duket se ka zgjedhur të mos komentojë publikisht për vendimin, por të ndajë me ndjekësit një moment…

Lexo më Shumë