Gjykata e Tiranës të mërkurën ka vendosur masën “arrest shtëpie” për këngëtarin Jozefin Marku dhe mikun e tij, Kristjan Nikolli, të arrestuar për sulmin ndaj personazhit publik nga Kosova, Eduard Kuçi. Pavarësisht se prokuroria kërkoi arrestin me burg, gjykata vendosi t’i lërë në arrest shtëpie. Hetimet për ngjarjen vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të konfliktit dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë. Dy persona janë ende në kërkim. Në kuadër të hetimit, prokuroria po verifikon edhe përdorimin e simboleve të Policisë së Shtetit, ndërsa është kërkuar një akt-ekspertim për të përcaktuar dëmtimet trupore që mund të ketë…
Author: almakos
Nga Irena Beqiraj “Problemi nuk është se nuk ishe i arsimuar. Problemi është se ishe i arsimuar mjaftueshëm për të besuar atë që të mësuan, por jo mjaftueshëm për të vënë në dyshim gjithçka që të thanë.- thotë Edgar Morin tek Metoda! Ndaj sa herë flet kryeministri, i cili gjysmë të vërtetat i trajton si të vërteta absolute , duhet verifikuar informacioni. Në raportin e OECD për Shqipërinë thuhet shprehimisht: “Meqenëse mungesa e plotë e shkollave të vogla nënkupton një boshllëk strukturor në mbulim, që nuk mund të korrigjohet plotësisht duke përdorur rregullime statistikore, raportimi i rezultateve për Shqipërinë në…
Një 32-vjeçar nga Kërçova është privuar nga liria pasi dyshohet se ka drejtuar automjetin në mënyrë të pakujdesshme, pavarësisht se kishte ndalim aktiv për drejtimin e automjetit të kategorisë B. Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 9 shtator 2026, rreth orës 03:10, në rrugën magjistrale Ohër–Kërçovë. Nëpunësit policorë të NJPB Kërçovë e kanë privuar nga liria D.S. (32), nga Kërçova, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Sipas policisë, 32-vjeçari ka drejtuar një automjet të markës “Volkswagen Golf”, me targa…
Ligjvënësit demokratë në SHBA i kërkuan administratës së presidentit Donald Trump të martën të ndjekë shembullin e Mbretërisë së Bashkuar dhe aleatëve evropianë në sanksionimin e vendbanimeve të paligjshme izraelite, transmeton Anadolu. Senatori Chris Van Hollen tha në një postim në platformën amerikane të mediave sociale X se vendet evropiane më në fund po shkojnë përtej retorikës mbi këtë çështje. “Më në fund, disa vende evropiane po shkojnë përtej denoncimit ritual të zgjerimit të vendbanimeve të paligjshme izraelite dhe po ndërmarrin veprime për të mbështetur ligjin ndërkombëtar. Është një hap modest, por i rëndësishëm”, shkroi ai. “Ndërsa administrata e Trumpit…
Sot, në orën 11:00, do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ndërsa në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje pritet ta nominojë Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të Kuvendit. Ndërkohë, kandidate për nënkryetarë nga PDK-ja do të jetë Vlora Çitaku, ndërsa LDK-ja ende nuk e […] The post LVV pritet ta nominojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit appeared first on InfoKosova.
Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara u shpreh se Shqipëria, pas 14 viteve të qeverisjes së Edi Ramës, është përfshirë në një nivel të ri të kriminalitetit, tashmë edhe në trafikun ndërkombëtar të armëve. Duke iu referuar përgjimeve të bëra publike nga Ahmetaj, Cara akuzoi qeverinë se paratë e shqiptarëve po përdoren në skema pa transparencë dhe pa garë, ndërsa lidhjet e përmendura në përgjime e kanë kthyer çështjen në një problem me përmasa ndërkombëtare. Deputeti demokrat kritikoi edhe heshtjen e qeverisë dhe të SPAK-ut, duke theksuar se kanë kaluar rreth 36 orë nga publikimi i përgjimeve dhe nuk ka…
Për shkak të një defekti në tubacionin e ujit në rrugë, pa ujë nga ora 09:40 janë një pjesë e konsumatorëve në Vizbeg, informon NP Ujësjellësi dhe Kanalizime – Shkup. Furnizimi me ujë do të ndërpritet deri në sanimin e defektit. The post Një pjesë e Vizbegut pa ujë appeared first on TV-SHENJA.
Aktori i njohur i humorit, Vedat Bajrami, i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Përmes një mesazhi, Bajrami ka kujtuar rolin dhe sakrificën e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve të luftës për liri, duke bërë thirrje për pjesëmarrje në marsh. “Për ata që ishin të gatshëm me dhanë jetën për lirinë e popullit, për ata që ne i pamë si shpresë në vitet e robërisë. Marshojmë më 12 shtator në orën 14:00 në sheshin ‘Skënderbeu’, marshojmë për lirinë…
Nga Irena Beqiraj Audio përgjimi që dëgjuam dje, tregoi se korrupsioni i zakonshëm administrativ që thyen rregullat është tejkaluar, në shtetin aktual shqiptar, rregullat i rishkruan Roni. Audio përgjimi tregoi se ne operojmë në ‘Shtetin e Ronit’ ku menaxhimi i pronës publike riorganizohet në mënyrë të tillë që shfrytëzimi i saj të kanalizohet vetëm në duar e Ronit edhe sojit të tij , duke anashkaluar rregullat e transparencës edhe llogaridhënies. Audio përgjimi i djeshëm ishte prova më e pastër sesi ligji përdoret si instrument nxitës i njëanshëm për transferimin e parave pa procedura garuese, pa transparencë, e pa llogaridhënie, nga…
Gjithsej 34 zjarre në ambiente të hapura janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa tre prej tyre vazhdojnë të jenë aktive dhe shtatë janë nën kontroll. Sipas informacioneve të Qendrës për Menaxhimin e Krizave, zjarret aktive janë në zonën ndërmjet fshatrave Burinec, Lokov, Selcë dhe Elevci, në komunën e Strugës. Një tjetër zjarr është aktiv pranë fshatit Belicë, në lokalitetin Kajorec, në drejtim të fshatit Brezicë, në territorin e komunës së Makedonski Brodit. Zjarri i tretë aktiv raportohet në afërsi të fshatit Brest, pranë lokalitetit të quajtur Ramno, në komunën e Çuçer Sandevës. Situata mbetet nën monitorim, ndërsa ekipet në terren po vazhdojnë…
Shqiptarët kanë një nivel konsumi individual shumë më të ulët se mesatarja europiane, por për ushqimet shpenzojnë pothuajse po aq euro për frymë sa qytetarët e Bashkimit Europian. Ky kontrast bën që ushqimet të marrin një pjesë shumë më të madhe të buxhetit të konsumit në Shqipëri. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, konsumi individual aktual në Shqipëri arrin në 8,656 euro për banor në vit, ose rreth 20.3 miliardë euro në shkallë vendi. Mesatarja e BE-së është 27,463 euro për frymë, çka do të thotë se të ardhurat për frymë të një shqiptari janë vetëm rreth 32%…
Ish-drejtori i „Lotarisë Shtetërore“, Perparim Bajrami, i dyshuar për përvetësim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, është dorëzuar mëngjesin e sotëm te organet e ndjekjes, pasi prej një periudhe ishte në arrati. Sipas informacioneve të autoriteteve, Bajrami, nga Kumanova, i lindur më 10 shkurt 1993, është paraqitur vullnetarisht dhe në këmbë te organet kompetente rreth orës 05:35. Për të ishte shpallur masë „arrestimi“, me kërkesë të SMPS-së – Departamentit për Kërkime, në bazë të nenit 354, paragrafi 5 të Kodit Penal. Pas konfirmimit të masës, Bajrami është privuar nga liria dhe pritet të dërgohet për procedurë të mëtejshme para organeve kompetente.…

