Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure, 9 shtator, në zonën e Brrylit te një pikë karburanti ‘Eida’. Burime bëjnë me dije për gazetaren Xhensila Kodra se ka shpërthyer një depozitë e pikës së karburantit, për pasojë është shembur një godinë një katëshe. Bombola e gazit ku furnizohen makinat ka shpërthyer, ndërsa në momentin e ngjarjes ka qenë edhe një automjet duke u furnizuar me gaz. Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuat tre punonjës të karburantit, të cilët po marrin ndihmë mjekësore. Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes. The post Shpërthim në një pikë karburanti…
Author: almakos
Pikëpyetje rreth asaj që po përgatit finalistja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj. Prive By Liberta Spahiu mëson se Elijona do të jetë protagoniste e një projekti të ri të SBS Entertainment, kompanisë së drejtuar nga menaxheri i njohur Jetmir Agaj. Prej vitesh, SBS qëndron pas një numri të madh projektesh muzikore dhe bashkëpunimesh mes artistësh të njohur. Kompania e ka zgjeruar aktivitetin edhe në menaxhim, si dhe në projekte të tjera të industrisë së argëtimit dhe marketingut. Ky zhvillim vjen pas një periudhe jo fort të qetë për Elijonën. Gjatë muajve të fundit, ajo është përballur me…
Palestina ka përshëndetur një deklaratë të përbashkët të 12 vendeve, të cilat riafirmuan angazhimin e tyre ndaj zgjidhjes me dy shtete dhe njoftuan kufizime ndaj tregtisë së mallrave të prodhuara në vendbanimet e paligjshme izraelite në territoret e pushtuara palestineze, transmeton Anadolu. Zv/presidenti palestinez, Hussein al-Sheikh, tha se masat janë një “hap në drejtimin e duhur”, por bëri thirrje për veprime ndërkombëtare detyruese për të ndalur zgjerimin e paligjshëm të vendbanimeve dhe aneksimin de fakto të Bregut Perëndimor. Deklarata u publikua nga ministrat e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Danimarkës, Finlandës, Francës, Islandës, Irlandës, Norvegjisë, Polonisë, Portugalisë, Spanjës, Suedisë dhe…
Është mbyllur protesta e 101-të kundër qeverisë, e cila ka qenë një maratonë e vërtetë. Protesta u mbyll tek kryqëzimi i 21 Dhjetorit. U bë thirrje, që ata që kanë mundësi, të mund të shkojnë tek Komisariati numër 6, ku po mbahen disa protestues. Aktivisti Arben Kola bëri thirrje që dhe nesër mbledhja e qytetarëve të bëhet në sheshin Skënderbej në të njëjtën orë si çdo ditë. Sot ka qenë një ditë maratonë. Qytetarët protestuan para Kuvendit, ku u përleshën me policinë, pasi gjuajtën me vezë makinat e deputetëve. Më pas shkuan tek Drejtoria e Policisë e më tej bllokuan…
Komplikimet e çështjes së aeroportit të Vlorës në Shqipëri duket se janë vetëm një nga hallkat e një historie shumë më të madhe, që Behgjet Pacolli thotë se shtrihet nga Vlora në Benghazi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kosovë. Në qendër të akuzave të tij janë dy ish-drejtues të Mabetex, Valon Lluka dhe Fitim Pajaziti, emrat e të cilëve shfaqen edhe në një prej projekteve më të mëdha dhe më të debatueshme të qeverisë shqiptare, “Smart City”. Mediat kanë raportuar së fundmi për përfshirjen e interesave të lidhura me ish-administratorin historik të Mabetex, Valon Lluka, dhe ish-drejtorin e kompanisë për…
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e Laprakës, në Tiranë. Sipas raportimeve nga gazetarja Xhensila Kodra, si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se njëri prej të plagosurve ka marrë plagë në këmbë. Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilit po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. The post Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, raportohet për dy persona të plagosur! Njëri prej tyre me plagë në këmbë appeared first on Gazeta…
Deputetja e PS, Briseida Çakërri nuk i ka shpëtuar sulmit të protestuesve jashtë Parlamentit. Menjëherë pasi ka dalë nga godina e Kuvendit, automjeti me të cilin po largohej deputetja është qëlluar me vezë nga protestuesit. Ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të seancës plenare, në një moment kur disa deputetë të mazhorancës po largoheshin nga Parlamenti, ndërsa jashtë godinës vijonte protesta dhe tensionet mes qytetarëve dhe policisë. Pamjet tregojnë protestuesit duke hedhur vezë në xhamin e parë të makinës së deputetes. Kujtojmë që protesta e sotme është shoqëruar me tensione të vazhdueshme, shoqërime qytetarësh dhe përplasje me forcat e policisë. The…
Pas shoqërimit gjatë protestës së sotme, kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, dhe gazetari Shpend Gashi kanë publikuar një video nga ambientet e komisariatit. Në video, të dy shfaqen së bashku dhe u drejtohen qytetarëve me një mesazh për të vijuar qëndrimin e bashkuar. “Qëndroni të bashkuar!”, është thirrja e tyre drejtuar protestuesve dhe qytetarëve. Duke iu referuar shoqërimit nga policia, Lapaj dhe Gashi e kanë cilësuar me ironi situatën si një “dekoratë” të dhënë nga kryeministri Edi Rama. Adriatik Lapaj: Për të gjithë ata që janë në merak. E mo Shpend! Përshëndetje Shpend Gashi: Ta them tamam, sinqerisht,…
Udhëheqësit e Britanisë, Francës dhe Kanadasë kanë deklaruar se sanksionet shënojnë një “pikë kthese të mëtejshme” në qasjen e tyre për mbrojtjen e zgjidhjes me dy shtete, pas masave ndaj kolonëve të paligjshëm izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu. Andy Burnham, Emmanuel Macron dhe Mark Carney në një deklaratë të përbashkët thanë se zgjidhja me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez është “thelbësore” për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Ata theksuan se mbrojtja dhe sigurimi i këtij rezultati përbën një “interes themelor kombëtar” për Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Kanadanë. “Zgjerimi sistematik i…
Pas disa orësh protestë para Parlamentit, ku sot u mbajt seanca e parë plenare për këtë sesion parlamentar, qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë për të vijuar protestën e përditshme. Protesta e sotme është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë, e cila kishte rrethuar godinën e Parlamentit në disa zona. Gjatë tensioneve ka pasur edhe arrestime të protestuesve. Në nisje të marshimit drejt Kryeministrisë, qytetarët kanë përsëritur thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa një prej sloganeve të dëgjuara ishte: “Arrestoni Ramën!” Gjithashtu, protestuesit i janë drejtuar efektivëve të policisë me thirrjen: “Polici, këtu na ke, ti mbron krimin dhe…
Autostrada Ohër-Kërçovë pritet të jetë plotësisht funksionale në gjysmën e parë të vitit 2027, njoftoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski. Sipas tij, pjesa më e vështirë e projektit, në aksin Presekë-Kërçovë, përkatësisht segmenti Izvor-Vërbjan, me gjatësi rreth 10 kilometra, pritet të vihet në funksion gjatë muajve të ardhshëm. Ky segment përfshin një sërë veprash infrastrukturore komplekse, mes tyre tunelin e Presekës, disa galeri, ura dhe viadukte. “Autostrada Ohër-Kërçovë po ndërtohet intensivisht. Seksioni deri në aeroport është përfunduar tashmë dhe në aeroport mund të arrihet me autostradë, deri te një kryqëzim i ri që është rregulluar bukur. Po…
Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit. Protestuesit janë nisur në marshim, ndërsa gjatë lëvizjes së tyre janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike. “Ju erdhi fundi!” është një prej thirrjeve që po përsëritet nga qytetarët gjatë marshimit. Marshimi zhvillohet në kuadër të protestës së 101-të të rezistencës qytetare, e cila nisi prej orës 17:00 para Kuvendit. Gjatë protestës së sotme janë shënuar edhe tensione dhe përplasje me policinë, ndërsa disa qytetarë janë shoqëruar nga efektivët. Numri i saktë i personave të shoqëruar ende nuk është bërë i ditur. Marshimi vijon…

