Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure, 9 shtator, në zonën e Brrylit te një pikë karburanti ‘Eida’.
Burime bëjnë me dije për gazetaren Xhensila Kodra se ka shpërthyer një depozitë e pikës së karburantit, për pasojë është shembur një godinë një katëshe.
Bombola e gazit ku furnizohen makinat ka shpërthyer, ndërsa në momentin e ngjarjes ka qenë edhe një automjet duke u furnizuar me gaz.
Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuat tre punonjës të karburantit, të cilët po marrin ndihmë mjekësore. Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.
The post Shpërthim në një pikë karburanti në Tiranë, shembet një godinë një katëshe! Dëmtohen tre punonjës appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



