Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e Laprakës, në Tiranë.
Sipas raportimeve nga gazetarja Xhensila Kodra, si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se njëri prej të plagosurve ka marrë plagë në këmbë.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilit po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
The post Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, raportohet për dy persona të plagosur! Njëri prej tyre me plagë në këmbë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



