Pas disa orësh protestë para Parlamentit, ku sot u mbajt seanca e parë plenare për këtë sesion parlamentar, qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë për të vijuar protestën e përditshme.
Protesta e sotme është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë, e cila kishte rrethuar godinën e Parlamentit në disa zona. Gjatë tensioneve ka pasur edhe arrestime të protestuesve. Në nisje të marshimit drejt Kryeministrisë, qytetarët kanë përsëritur thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa një prej sloganeve të dëgjuara ishte: “Arrestoni Ramën!”
Gjithashtu, protestuesit i janë drejtuar efektivëve të policisë me thirrjen: “Polici, këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne!”
Sot shënohen 101 ditë nga nisja e protestave kundër qeverisë, ndërsa qytetarët vijojnë qëndrimin e tyre në shesh dhe në rrugët e kryeqytetit.
Kujtojmë se protestuesit u mblodhën rreth orës 17:00 para Parlamentit, ndërsa grupe qytetarësh u pozicionuan edhe në zona të tjera nga ku hynin deputetët, duke hedhur vezë në drejtim të disa prej tyre.
The post “Arrestoni Ramën!” /Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 101-të të protestës: Polici, këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



