Rezultatet e PISA 2025 për nxënësit e Kosovës nxjerrin në pah një panoramë shqetësuese, duke treguar se performanca e tyre mbetet nën mesataren e vendeve të OECD-së. Këto të dhëna ngrenë pyetje të rëndësishme mbi sistemin arsimor dhe sfidat me të cilat përballen nxënësit në vend. Ministria e Arsimit ka njoftuar se në këtë vlerësim […] The post PISA 2025: Dallime të theksuara në performancën arsimore të nxënësve të Kosovës appeared first on InfoKosova.
Author: almakos
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar me akuzat e tij lidhur me atë që ai e cilëson si “koncepti KAYO”, duke pretenduar se pasuritë shtetërore në Shqipëri synohen të kalojnë përmes një strukture të organizuar. Duke iu referuar një tjetër episodi të audiopërgjimit, Ahmetaj pretendoi se vetë Ron Yefet shpjegon mënyrën se si do të ndërtohej struktura. Sipas ish-zëvendëskryeministrit, në këtë strukturë do të përfshihej edhe një trust në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ahmetaj pretendoi se qëllimi i këtij mekanizmi do të ishte shmangia e kundërshtimeve nga përfaqësuesit diplomatikë amerikanë. “Tani, episodi i dytë shpjegon strukturën, vetë Roni. I thotë:…
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka bërë akuza të rënda në emisionin “Çim Peka Live”, duke pretenduar se pas disa projekteve dhe kompanive në Shqipëri fshihet një skemë e trafikut ndërkombëtar të armëve. Ahmetaj tha se disponon informacione dhe materiale që, sipas tij, lidhen me një strukturë të organizuar për trafikimin e armëve, duke pretenduar se armët vijnë nga vende të Afrikës, paketohen në Shqipëri dhe më pas dërgohen drejt destinacioneve të tjera. Ai përmendi edhe kompaninë Advanced Arms Technology, për të cilën tha se merret me prodhimin e armëve, duke lidhur emrin e Ron Yeffetit me këtë aktivitet. Ahmetaj ngriti pikëpyetje…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se një 48-vjeçar nga Shkupi është plagosur me armë zjarri në hyrje të Haraçinës. Sipas raportimit, ndaj tij ka qëlluar një person të cilin e njihte, i cili ndodhej në një automjet së bashku me një person tjetër. Rasti është raportuar në SPB Shkup rreth orës 01:50, pasi i plagosuri, A.M. (48), është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” me plagë nga arma e zjarrit. Sipas MPB-së, incidenti ka ndodhur në hyrje të Haraçinës, kur nga automjeti një person i njohur për 48-vjeçarin ka shtënë me armë zjarri në…
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë dënuar glorifikimin dhe respektin që zyrtarë serbë i kanë bërë kriminelit të dënuar për krime lufte, Ratko Mlladiq, gjatë ceremonisë së varrimit të tij në Beograd. Costa dhe von der Leyen kanë publikuar të hënën një deklaratë të përbashkët në rrjetin social X, duke e cilësuar si “tronditëse” atë që është parë në funeralin e Mlladiqit. “Imazhet nga funerali i Ratko Mlladiq dje në Beograd ishin tronditëse. “Ratko Mlladiq ishte një kriminel lufte i dënuar. Ai ishte përgjegjës për gjenocid, krime lufte dhe krime…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së martës në Tropojë, ku katër punonjës të bashkisë kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Për pasojë, një ka ndërruar jetë, ndërsa tre të tjerët kanë mbetur të plagosur. Sipas informacioneve, viktima është identifikuar si Muhamet Sylisufaj. Raportohet se ata kanë qenë duke punuar për prerjen e pemëve tek një shtyllë elektrike kur kanë rënë në kontakt me energjinë. Të plagosurit janë dërguar për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet përkatëse, të cilat po punojnë për të zbardhur…
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra një ditë më parë nga ish zëvendës kryeministri në arrati Arben Ahmetaj, i cili ndër të tjera akuzoi qeverinë e Edi Ramës për trafik armësh. Në një reagim në rrjete sociale, ai shkruan se faktet dhe dëshmitë e publikuara tregojnë se qeveria është e përfshirë në trafikun ndërkombëtar të armëve dhe se Ron Yeffet, miku i kryeministrit, i lidhur me kompaninë KAYO pranon se është i punësuar për punët e pista. “Audiopërgjimi flet për armë që do prodhohen në Afrikë, por do paketohen në Shqipëri, e…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka uruar 35-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar këtë përvjetor si një moment për të reflektuar mbi rrugën e ndërtimit të shtetit dhe mbi të ardhmen që duhet t’u lihet gjeneratave të reja. Në mesazhin e tij, Ahmeti thekson se shteti nuk është ndërtuar vetëm nga një komunitet dhe se për një periudhë të gjatë shqiptarët dhe komunitetet e tjera joshumicë nuk janë ndier të barabartë në raport me institucionet shtetërore. Ai i referohet ndryshimeve kushtetuese të vitit 1989, mënyrës së ndërtimit të rendit kushtetues…
Miss Austria 2024, Lucia Sisic, ka ndërruar jetë papritur në moshën vetëm 22-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga familjarët dhe miqtë e saj, të cilët kanë ndarë mesazhe prekëse në rrjetet sociale. Sisic, nga Vjena, kishte lindur me një problem në valvulën e zemrës dhe gjatë jetës kishte kaluar nëpër shtatë ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Shkaku i saktë i vdekjes së saj ende nuk është bërë i ditur. E reja kishte folur hapur për sfidat shëndetësore dhe ndikimin që ato kishin pasur në fëmijërinë e saj. Në një intervistë në vitin 2024, ajo ishte shprehur se fëmijëria e saj kishte qenë…
Një tjetër zhvillim ka dalë në dritë lidhur me ngjarjen ku këngëtari Jozefin Marku dhe shoferi i tij Kristjan Nikolli, janë arrestuar nga Policia. Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të dy, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe rolin e secilit person të përfshirë. Gjithashtu, bëhet me dije se viktima e sulmit, Eduard Kuçi, është vendosur nën kërkim policor dhe akuzohet për moskallëzim krimi. Detajet e reja u bënë publike nga gazetarja Anila Hoxha gjatë emisionit “Breaking” me Fjori Dardhën në Top News. “Prokurori i çështjes, Françesk Galaj, i ka…
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është dënuar nga gjykata me një vit burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Sipas vendimit të gjykatës, Sveçlës i është caktuar dënimi prej një viti burgim, i cili nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen vepër tjetër penale brenda […] The post Xhelal Sveçla dënohet me burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend appeared first on InfoKosova.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në urimin e tij me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë, tha se 35 vjet shtetësi janë një periudhë e mjaftueshme për të kuptuar se shtetësia nuk arrihet vetëm përmes një akti politik, referendumit apo shpalljes së pavarësisë. “Shteti është diçka që ndërtohet çdo ditë – me institucione funksionale, me të drejtë të barabartë për të gjithë, me përgjegjësi, punë, arsim, zhvillim ekonomik dhe, mbi të gjitha, me njerëz që besojnë se e ardhmja e tyre personale është e lidhur me të ardhmen e përbashkët të shtetit”, tha Gashi. Ai theksoi se diversiteti…

