Nga Irena Beqiraj
“Problemi nuk është se nuk ishe i arsimuar. Problemi është se ishe i arsimuar mjaftueshëm për të besuar atë që të mësuan, por jo mjaftueshëm për të vënë në dyshim gjithçka që të thanë.- thotë Edgar Morin tek Metoda!
Ndaj sa herë flet kryeministri, i cili gjysmë të vërtetat i trajton si të vërteta absolute , duhet verifikuar informacioni.
Në raportin e OECD për Shqipërinë thuhet shprehimisht:
“Meqenëse mungesa e plotë e shkollave të vogla nënkupton një boshllëk strukturor në mbulim, që nuk mund të korrigjohet plotësisht duke përdorur rregullime statistikore, raportimi i rezultateve për Shqipërinë në raportet ndërkombëre është i kufizuar, pa raportime të trendit dhe me informacionin të kufizuar të mbledhur përmes pyetësorëve”.
Në Shqipëri, 5 959 nxënës, në 160 shkolla, përfunduan vlerësimin, duke përfaqësuar rreth 22 800 nxënës 15-vjeçarë (rreth 72% e popullsisë totale të 15-vjeçarëve)”
E pra, me gjuhë elegante raporti na thotë që për shkak të pjesëmarrjes së ulët edhe mos përmbushjes së standarteve të përzgjedhjes së studentëve të testuar, rezultatet do të përdoren në mënyrë të kufizuar në raportimet ndërkombëtare, dhe janë vështirësisht të krahasueshme në trende kohore.
Kjo për një arsye të thjeshtë: MADHËSIA dhe CILËSIA e mostrës së përzgjedhur përcaktojnë nëse një rezultati është një pasqyrë kuptimplotë apo një iluzion mashtrues.
Shkurt kjo “dëftesë e jashtëzakonshme” nuk tregon përmirësim, por një iluzion mashtrues.
Fatkeqësia, nuk është se Ministria e Arsimit është kujdesur në formësimin e këtij iluzioni, as se dhe Kryeministri, manipulon kur thotë që ky është rezultati më i mirë i arritur ndonjëherë, ndërsa raporti na paralajmëron se cilësia statistikore e këtyre rezultateve është e pamjaftueshme për të bërë krahasimin në kohë.
Fatkeqësia është se luga bosh e propagandës po përdoret pa më të voglin hezitim tek përcaktuesi bazë i të ardhmes së një kombi arsimi!
The post Përpara pasqyrës apo iluzionit mashtrues! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



