Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë ndryshuar skenarin e protestës, duke nisur marshimin në bulevardet e Tiranës. Qytetarët kanë bllokuar disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, mes tyre kryqëzimin te Rruga e Elbasanit dhe kryqëzimin që të çon në drejtim të Sheshit “Skënderbej”. Protestuesit vijojnë marshimin në bulevard, ndërsa bllokimi i rrugëve është kthyer në një prej formave të reja të protestës së sotme. The post FOTOLAJM/ Skenari i ri i protestës, qytetarët bllokojnë disa rrugë në Tiranë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.
Author: almakos
Prej 41 ditësh, banorët e Divjakës vijojnë protestën kundër ndryshimeve të propozuara për statusin e bashkisë. Edhe mbrëmjen e së mërkurës, një grup i vogël qëndrestarësh u mblodhën në sheshin para bashkisë, duke përsëritur thirrjen: “Divjaka bashki!” Pavarësisht se numri i protestuesve është reduktuar ndjeshëm, banorët që vijojnë të qëndrojnë në shesh shprehen të vendosur të mos heqin dorë nga kërkesa e tyre. Ata pretendojnë se gjatë këtyre ditëve janë përballur me presione dhe përpjekje për të shuar protestën. Sipas protestuesve, presionet kanë ardhur si nga pushteti vendor, ashtu edhe nga ai qendror, ndërsa ata e konsiderojnë situatën si një…
Mjeku Ermal Pashaj, nga protesta para Kryeministrisë, ka kritikuar qeverinë për mënyrën se si po reagon ndaj pakënaqësisë së qytetarëve. Sipas tij, shqiptarët nuk po kërkojnë privilegje, por dinjitet dhe zgjidhje konkrete për problemet e tyre. “Edhe pse jemi në mes të Europës, do të duhet të kishim një reagim europian nga qeveria. Kryeministri ynë ka disa kohë që po tenton të futet në rrobat tona, për të marrë narrativën tonë, por nuk po ia arrin dot. Nxjerr artikuj të kota. Kjo fasadë nuk i kulmon më ekzigjencat tona të përditshme. Duket sikur po kërkojmë kushedi se çfarë, por po…
Modelja shqiptare Adrola Dushi ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të reja nga një destinacion buzë detit. E veshur me një kombinim elegant në nuanca të çelëta, Adrola shfaqet duke pozuar mes gjelbërimit, ndërsa në sfond duken ujërat dhe shkëmbinjtë e bregdetit, shkruan Indeksonline. Postimi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente. “She belongs by the sea” (“Ajo i përket detit”), ka shkruar modelja krahas fotografive. Me pamjet verore dhe atmosferën e relaksuar, postimi i Adrolës ka marrë jo pak vëmendje në rrjetet sociale.
Një protestuese, në protestën e 102-të para kryeministrisë, u ndal te çmimet, të cilat kanë shkuar në stratosferë. Ajo nuk hezitoi të fliste edhe për problemet e ndryshme me tarifimin. “Përshëndetje të gjithëve, sot dua të prek me ju një temë që na takon të gjithëve. Të gjithë jemi te prekur nga çmimet, që janë nga 3 deri në 10 herë më të shtrenjta se në Europë. Ne jemi të zhvatur edhe me ligj. Shkojmë te kadastra dhe te ligji i kadastrës. Ke ligji 101 i vitit 2018 përcakton se tarifat vendosen në bazë të ligjimit me VKM. Ky ligj…
Ministrat e Jashtëm të Turqisë, Egjiptit, Indonezisë, Jordanisë, Pakistanit, Katarit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe të mërkurën mirëpritën vendimin e qeverisë britanike për të ndaluar importet e mallrave nga vendbanimet ilegale izraelite në territorin e pushtuar palestinez dhe për të kufizuar shërbimet që lidhen me këto vendbanime, transmeton Anadolu. Në një deklaratë të përbashkët, ministrat shprehën shpresën se vendimi do të ndihmojë në mobilizimin e komunitetit ndërkombëtar për të ndërmarrë hapa të ngjashëm në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe për të mbajtur përgjegjëse organizatat dhe individët e përfshirë në aktivitetet e paligjshme të vendbanimeve kolone. Ata mirëpritën…
Një 35-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për shtetasin Ferdinant Hoti, i cili u gjet i pajetë në një makinë të zhytur në lumin Tergola. Sipas raportimeve të mediave në Itali, i riu shqiptar në momentin kur është vrarë i kishte duart e lidhura, ndërkohë nga hetimet dyshohet se ai mund të jetë ekzekutuar për prishje të pazareve të drogës. Hetuesit dyshojnë se shqiptari mund të jetë vrarë në një tjetër vend dhe më pas trupi i tij është transportuar për t’u fshehur. Kamerat mund të zbulojnë bashkëpunëtorët Karabinierët po përpiqen të…
Rrjeti SafeJournalists, partnerët e Mekanizmit të Reagimit të Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR) dhe organizatat partnere kanë reaguar njëzëri për mbylljen e palajmëruar e të padrejtë të shumë profileve në rrjetet sociale, që transmetonin në hapësirën e tyre protestën që po zhvillohet prej 103 ditësh në Tiranë. Në një reagim publik, organizatat për mbrojtjen e medias dhe gazetarëve, theksojnë se kompania mëmë e disa rrjeteve sociale, Meta, duhet t’u sigurojë reporterëve të kenë akses në një kanal të qartë dhe të shpejtë eskalimi, në rast sulmesh të koordinuara ndaj llogarive të tyre, dhe ankesat t’u trajtohen në kohë më…
Prokuroria e Posaçme ka bërë publike të dhëna të reja nga hetimi ndaj ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, hetimet kanë nxjerrë në dritë dyshime të reja për korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Në qendër të këtyre dyshimeve është një vilë në kompleksin “Green Coast”, në Palasë, e cila sipas prokurorisë rezulton të jetë në pronësi faktike të Ballukut. SPAK pretendon se pasuria është mbajtur e fshehur përmes veprimeve dhe dokumenteve fiktive, duke u regjistruar në emër të shtetasit Igli Tare. Hetimi lidhet gjithashtu me procedurën e tenderit për…
Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov shprehu sot mbështetjen e vendit të tij për Turqinë, ndërsa ajo po përgatitet të presë Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP31), transmeton Anadolu. Bayramov tha se ekspertë dhe politikanë janë mbledhur në kryeqytetin azerbajxhanas për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe pasojat e tyre të gjera ndërsa CW4 synon të ruajë vrullin drejt COP31. “Në këtë periudhë të një detyre të përbashkët, dëshiroj të rikonfirmoj mbështetjen e palëkundur vëllazërore të Azerbajxhanit për Turqinë ndërsa ajo përgatitet të presë COP-in e ardhshëm”, tha Bayramov në fjalimin e tij në ceremoninë e hapjes së Javës…
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje nga aksioni i fundit i SPAK, i cili ka sekuestruar pasuri të tjera që dyshohet se i përkasin në mënyrë të tërthortë ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në një lidhje live për News24, Lala tregoi ekskluzivisht për lëvizjet e fundit të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ndërsa dukshëm rëndohet pozita e Ballukut. “SPAK ka sekuestruar pasuri në zonën e Palasës. Ato dyshohet se zotërohen në mënyrë të tërthortë nga Balluku. Vendimi është firmosur nga prokurori Erion Çela. SPAK nuk ka dhënë shpjegime për pasuritë e sekuestruara dhe se si është certifikuar që këto pasuri disponohen në mënyrë…
Rezultatet e testimeve ndërkombëtare PISA 2025, tregojnë se gjendja e arsimit në Maqedoninë e Veriut është alarmante. Sipas të dhënave nxënësit 15-vjeçarë në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të kenë rezultate dukshëm nën mesataren e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OBZHE). Leximi, shkenca dhe matematika janë fushat ku nxënësit kanë shfaqur rezultate shumë të dobëta. Gjendja më e rënduar është në lexim pasi që vetëm 26% e nxënësve në vend arritën Nivelin 2 ose më të lartë, ndërsa mesatarja e OBZHE-së është 69%. Kjo do të thotë se vetëm 1 në 4 nxënës arrin nivelin bazë të aftësisë për të kuptuar një tekst,…

