Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë ndryshuar skenarin e protestës, duke nisur marshimin në bulevardet e Tiranës.
Qytetarët kanë bllokuar disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, mes tyre kryqëzimin te Rruga e Elbasanit dhe kryqëzimin që të çon në drejtim të Sheshit “Skënderbej”.
Protestuesit vijojnë marshimin në bulevard, ndërsa bllokimi i rrugëve është kthyer në një prej formave të reja të protestës së sotme.
The post FOTOLAJM/ Skenari i ri i protestës, qytetarët bllokojnë disa rrugë në Tiranë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



