Gjatë ditës së sotme, në rrjetet sociale ka qarkulluar një pretendim se ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Edi Kuçi, ndodhet në Zvicër. Shkak për këto raportime janë bërë disa postime të publikuara nga një llogari në rrjetet sociale, e cila pretendon se i përket Edit. Postimet më pas janë shpërndarë nga përdorues të ndryshëm, duke nxitur reagime dhe diskutime në rrjet dhe duke krijuar përshtypjen se Kuçi mund të jetë larguar nga Kosova. Megjithatë, sipas burimeve të Prive By Liberta Spahiu, ky informacion nuk qëndron. Burimet bëjnë të ditur se Edi Kuçi nuk ndodhet në Zvicër dhe se llogaria…
Author: almakos
Kryetari I LSDM-së Venko Filipçe ka kërkuar nga qeveria të publikojë procesverbalin e seancës 167-të dhe të tregojë siç thotë ai se kush dhe sa para kanë marrë nga 5 milionë eurot e shpenzuara për festimin e Ditës së Pavarësisë. Filipçe publikoi dokumente të cilat sipas tij konfirmojnë se Mickoski gënjente kur tha se për festimin e Ditës së Pavarësisë janë shpenzuar “zero denarë” si dhe konfirmojnë se 5 milionë euro para publike janë ndarë përmes shoqërisë aksionare Llotaria shtetërore. VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË “Ajo që ndodhi me projektin e festimit të pavarësisë, si në shumë skenarë të tjerë…
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot Programin Kombëtar të Strehimit, që sipas tij synon të mbështesë kryesisht shtresat më vulnerabël të shoqërisë për të patur një banesë, por edhe familjet me volum të ardhurash mesatare. Kreu i Qeverisë tha se objektet e konfiskuara nga shteti për arsye paligjshmërie, do të përshtaten dhe strukturohen për t’u përdorur si banesa sociale me qira, nga çiftet e reja kryesisht. “Përshtatje të objekteve shtetërore ose të objekteve të konfiskuara dhe këtu dua të përsëris se kemi konfiskuar jo pak dhe do të konfiskojmë çdo objekt që do të shkelë rregullat e përcaktuara në ligj për…
Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para ka publikuar listat e përfituesve të mbështetjes financiare për blerjen dhe instalimin e kondicionerëve inverter, në kuadër të Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të rrezikuar për vitin 2026. Për dy kategoritë e përfshira janë ndarë mbi 500 vauçerë për familjet me persona me aftësi të kufizuara ose me fëmijë me aftësi të kufizuara që përfitojnë shtesë të veçantë. LISTA “Ministria i fton të gjithë përfituesit që në kohë ta realizojnë të drejtën e fituar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. Përfituesit duhet të ndjekin procedurën përmes kompanive të përzgjedhura dhe ta realizojnë vauçerin më…
Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon përgjegjësi institucionale për Bilall Kasamin, pasi sipas tyre, ai në shënimin e 35-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tetovë ka zgjedhur të vendosë flamurin e Verginës, ndërsa ka lënë jashtë flamurin kombëtar shqiptar. “Kjo nuk është çështje protokolli, por një tregues i qartë i qasjes së pushtetit ndaj simbolit kombëtar shqiptar.VLEN në programin e tij zgjedhor premtoi se flamuri, himni dhe stema kombëtare shqiptare do të përdoren njëjtë me simbolet maqedonase. Por sapo u futën në Qeveri pa legjitimitet nga vota shqiptare, premtimet u harruan”. “Fillimisht, Maksim Dimitrievski e ndaloi përdorimin…
Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM) ka bërë të ditur se ushtria amerikane ka vrarë tre persona në një sulm ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Karaibe, transmeton Anadolu. SOUTHCOM tha se Forca e Përbashkët Operative për Hemisferën Perëndimore kreu sulmin ndaj një skafi që operonte përgjatë “rrugëve të njohura të trafikimit të narkotikëve”. “Informacionet e konfirmuara të inteligjencës zbuluan përfshirjen aktive të anijes në trafikimin e narkotikëve”, tha SOUTHCOM, duke i përshkruar tre personat e vrarë si “narko-terroristë”. Që nga shtatori i vitit të kaluar, SHBA-ja ka kryer rregullisht sulme ndaj anijeve që pretendon se ishin të…
Instituti i Shëndetit Publik, bëri të ditur se në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej deri më tani 58 raste të etheve të Nilit Perëndimor, nga të cilat 54 janë konfirmuar dhe katër konsiderohen raste të mundshme. Sipas të dhënave të raportit, deri më 8 gusht janë regjistruar edhe tetë raste me përfundim fatal. Të gjithë personat që kanë ndërruar jetë kanë qenë burra. Ethet e Nilit Perëndimor janë sëmundje infektive që transmetohet kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Shumica e personave të infektuar nuk shfaqin simptoma ose kanë simptoma të lehta, ndërsa në raste të caktuara sëmundja mund…
Shoqatat e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve kanë depozituar një kallëzim në SPAK lidhur me mosekzekutimin e pagave për muajin gusht. Kallëzimi është bërë ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj dhe drejtuesve të Thesarit në rrethe për veprat penale shpërdorim detyre, pengim për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës, dhe mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykatës. Në kallëzim kërkohet që organi i prokurorisë të hetojë rrethanat e krijuara dhe të identifikojë personin ose personat që kanë marrë, transmetuar apo zbatuar vendimmarrjen që ka sjellë mosdhënien e pagave. Në kallëzim theksohet se situata nuk prek vetëm një magjistrat, por një numër…
Danimarka nga 1 janari 2027 do të vendosë një program të ri për punësimin e punëtorëve të huaj nga 16 vende jashtë Bashkimit Evropian. Programi i ri, i quajtur “Skema e biznesit e bazuar në marrëveshjet kolektive”, do t’u mundësojë kompanive daneze të kualifikuara të punësojnë punëtorë nga: Shqipëria, Australia, Brazili, Britania e Madhe, India, Japonia, Kanadaja, Kina, Malajzia, Moldavia, SHBA-ja, Maqedonia e Veriut, Serbia, Singapori, Ukraina dhe Mali i Zi. Para se të punësojë shtetas të huaj, kompania daneze duhet të marrë certifikatë nga Agjencia Daneze për Rekrutim Ndërkombëtar dhe Integrim (SIRI). Punëdhënësi duhet të ketë së paku dy…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Remzie Osmani, feston sot ditëlindjen, ndërsa urimi i bashkëshortit të saj ka tërhequr vëmendjen. Me këtë rast, ai ka zgjedhur ta urojë Remzien me një dedikim të veçantë, duke e cilësuar atë si “mbretëreshë”. Remzie Osmani vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, me një karrierë shumëvjeçare dhe një numër të madh këngësh të njohura.
Një alarm u dha të mërkurën në mëngjes, më 9 shtator, në Poloni, pasi një tren u përplas me një betoniere dhe doli nga shinat. Si pasojë, të paktën një person humbi jetën dhe 20 të tjerë u plagosën, katër prej tyre në gjendje të rëndë. Sipas mediave vendase, treni, i cili po udhëtonte nga qyteti lindor i Lublinit drejt qytetit veriperëndimor të Szczecin, u përplas me automjetin pranë Sokolniki Suche, në rajonin e Przysuchës, rreth 100 kilometra në jug të Varshavës, rreth orës 11:25. Treni “Koziołek” u përmbys në anën e tij në shinën e kundërt, ndërsa disa vagona…
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës ka urdhëruar ndalimin e Drejtorit të Shërbimeve Publike, Turizmit dhe Transportit në Bashkinë Tropojë, shtetasit N.Gj., si dhe të teknikut të mirëmbajtjes së rrugëve, G.H. Zyrtarët e bashkisë u ndaluan nën akuzat për “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, vijim i hetimeve për aksidentin fatal me bazë mungesën e sigurisë në punë. Hetimet lidhen me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 8 shtator 2026 në fshatin Bujan të Tropojës. Katër punonjës të bashkisë — M.S., A.D., I.D. dhe A.A. — po punonin për montimin…

