Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM) ka bërë të ditur se ushtria amerikane ka vrarë tre persona në një sulm ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Karaibe, transmeton Anadolu.
SOUTHCOM tha se Forca e Përbashkët Operative për Hemisferën Perëndimore kreu sulmin ndaj një skafi që operonte përgjatë “rrugëve të njohura të trafikimit të narkotikëve”.
“Informacionet e konfirmuara të inteligjencës zbuluan përfshirjen aktive të anijes në trafikimin e narkotikëve”, tha SOUTHCOM, duke i përshkruar tre personat e vrarë si “narko-terroristë”.
Që nga shtatori i vitit të kaluar, SHBA-ja ka kryer rregullisht sulme ndaj anijeve që pretendon se ishin të përfshira në trafikimin e drogës në Detin e Karaibeve dhe në pjesën lindore të Oqeanit Paqësor, si pjesë e asaj që i përshkruan si operacione të vazhdueshme kundër narkotikëve.
Me sulmin e fundit, sipas të dhënave të përpiluara nga Military Times dhe Anadolu, ushtria amerikane ka bërë të ditur të paktën 69 operacione të tilla, në të cilat janë vrarë të paktën 205 persona.
The post SHBA-ja vret 3 persona në bordin e një anijeje të dyshuar për trafik droge në Karaibe appeared first on TV-SHENJA.



