Author: almakos

Dita e sotme ka nisur me një moment emocionues për çiftin e krijuar në “BBVK”, Kushtrim Kelani e Aurora Rrusta. Kjo pasi Kushtrimi i propozoi martësë Aurorës teksa ajo gjendej në studio të Klan Kosovës, shkruan Indeksonline. Aurora i tha “PO” Kushtrimit, duke pasur emocione të papara. Kushtrimi theksoi se ky propozim u bë në Klan Kosova për shkak se dashuria e tyre nisi pikërisht në këtë televizion. Kujtojmë se dyshja do të martohen në muajin tetor ku pritet të shkëlqejnë me bukurinë e tyre.

Lexo më Shumë

LSDM akuzoi qeverinë për reagim të vonuar, kaos institucional dhe papërgjegjësi në përballjen me ethet e Nilit Perëndimor dhe krizën shëndetësore në Gostivar. “Tetë viktima të ethes së Nilit Perëndimor dhe tetë javë pa një raport për ujin në Gostivar. Dy kriza shëndetësore, i njëjti model sjelljeje i qeverisë Mickoski dhe Klekovski: reagim i vonuar, kaos institucional, heshtje dhe mungesë përgjegjësie”, thonë nga LSDM. Nga atje thonë se ka paralajmëruar prej javësh se qeveria ka vonuar në parandalimin e etheve të Nilit Perëndimor, spërkatjen kundër mushkonjave, masat sistematike dhe mbrojtjen në kohë të qytetarëve. “Numri i të sëmurëve dhe të…

Lexo më Shumë

Dy sulmues me motoçikletë hapën zjarr ndaj një grupi prej pesë banorësh të Shkupit, duke goditur 26-vjeçarin A.M., i cili më vonë ndërroi jetë në spital nga plagët e marra. Të shtënat u raportuan më 6 shtator rreth orës 23:30, pranë kryqëzimit të rrugëve “Prohor Pcinski” dhe Vojdan Çernodrinski” në Shkup. Nga MPB thonë se D.G. (29), A.Xh. (24), K.B. (36), E.B. (25) dhe A.M. (26), të gjithë nga Shkupi, po qëndronin para një dritareje biznesi në atë moment. Një një motoçikletë që ishin dy persona ndaloi përpara tyre, pas së cilës u qëllua me armë zjarri ndaj grupit. Sulmuesit…

Lexo më Shumë

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 64 të tjerë janë lënduar nga shpërthimi i fuqishëm i fishekzjarrëve gjatë një festivali fetar në Meksikë. Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje pranë kishës “Nuestra Señora de la Luz”, në Temascalcingo, në shtetin qendror të Meksikës. Qindra qytetarë ishin mbledhur për të ndjekur ceremonitë dhe shfaqjen tradicionale, kur materialet piroteknike shpërthyen papritur. Nga fuqia e shpërthimit u shemb edhe një mur, duke lënë dhjetëra persona të plagosur. Një peshkop vendas bëri të ditur se në mesin e të plagosurve janë edhe dy priftërinj. Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe…

Lexo më Shumë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pritet që të zhvillojë biseda telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin dhe atë ukrainas, Volodymyr Zelensky, pasi përfaqësuesit e tij zhvilluan takime me ta gjatë fundjavës në Moskë dhe Kiev. Trump do të konsultohet me të dërguarit e tij, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, përpara se të telefonojë ditën e sotme Putinin dhe më pas të flasë me Presidentin Volodymyr Zelensky, tha një zyrtar për Kyiv Independent. Witkoff dhe Kushner udhëtuan në Moskë, ku u takuan me Putin, dhe një ditë më pas në Kiev, ku u pritën nga Zelensky. Përpjekjet kanë për qëllim avancimin…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Themelore ka nisur seanca fillestare ndaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”. Pas leximit të aktakuzës nga Prokurori i Specializuar, Fatmir Sheholli është deklaruar i pafajshëm para Gjykatës. Sheholli ka deklaruar se nuk e pranon fajësinë për akuzat që rëndojnë ndaj tij dhe se e ndjen veten të […] The post Sheholli deklarohet i pafajshëm pas leximit të aktakuzës për spiunazh appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e fundit mbi situatën e zjarreve në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 44 vatra zjarri, nga të cilat 14 mbeten aktive, 9 janë nën mbikëqyrje dhe 21 janë shuar. Në operacione janë angazhuar 636 forca vendore dhe 67 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur me 329 efektivë, mjete të shumta, 6 operacione me helikopterë, 1 avion Air Tractor dhe 1 dron. Situatat kryesore aktive janë: * Shkodër: vijon aktive vatra Bardhaj–Myselim, me angazhim nga toka e ajri, përfshirë 71 efektivë dhe 2 helikopterë të FA. Aktive janë gjithashtu…

Lexo më Shumë

Aktori turk Serhat Mustafa Kiliç, i njohur edhe për rolin e tij në serialin e njohur “Ezel”, është gjetur pa shenja jete në apartamentin e tij në lagjen Kağıthane të Stambollit. Ai ishte 51 vjeç. Sipas raportimeve, Kiliç nuk kishte komunikuar me të dashurën e tij për disa ditë, gjë që e shqetësoi atë. Ajo shkoi në apartament dhe e gjeti aktorin të palëvizshëm në divan, ndërsa më pas njoftoi autoritetet. Policia dhe ekipet mjekësore mbërritën në vendngjarje dhe konfirmuan vdekjen e tij. Rrethanat e sakta të vdekjes së aktorit mbeten ende të paqarta. Sipas informacionit që e dashura e…

Lexo më Shumë

Në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane po mbahet Konferenca Jubilare me rastin e 35-vjetorit të rihapjes së Kryegjyshatës Bektashiane. Në fjalën e tij, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Baba Dede Edmond Brahimi, u shpreh se kjo ditë shënon një moment të rëndësishëm për komunitetin bektashian, pasi përkon me tre përvjetorë të veçantë. Sipas Baba Mondit, këtë vit shënohen 35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës Botërore, 15-vjetori i tij si drejtues i Kryegjyshatës, si dhe 11-vjetori i hapjes së kompleksit. Ai e cilësoi këtë përvjetor jo vetëm si një ditë historike, por edhe si një dëshmi të vazhdimësisë së komunitetit bektashian. “Kujtojmë sot 35-vjetorin e…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar 42 zjarre, nga të cilat pesë janë aktive, pesë janë nën kontroll dhe 32 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Sipas të dhënave deri në orën 7:30, zjarre aktive ka pranë fshatrave Graçani dhe Nikishtan në Komunën e Gjorçe Petrovit, ndërsa zjarri është aktiv edhe në territorin e Kosovës, pastaj në zonën Ramno pranë fshatit Brest në Komunën e Çuçer-Sandevës, në shtrirjen midis fshatrave Burinec, Lokovë dhe Selcë në rrethinën e Strugës, pranë fshatit Belicë në Komunën e Makedonski Brod dhe pranë fshatit Miletinë në Komunën e Brvenicës.…

Lexo më Shumë

Teksa zjarret këtë verë kanë shkrumbuar dhjetëra hektarë pyje dhe kullota në të gjithë vendin duke krijuar dëme që llogariten ne miliarda lekë, bashkitë dhe pushteti vendor nuk arriti të investojë dhe të përdorë edhe ato pak fonde që kanë në dispozicion. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se vetëm 23 bashki kanë përllogaritur në buxhetet e tyre fonde për mbrojtjen nga zjarri me një vlerë totale rreth 729.6 milionë lekë për këtë vit. Teksa shpenzimet faktike deri në fund të qershorit ishin vetëm 75.7 milionë lekë me një nivel realizimi prej vetëm 10.4% të fondeve të programuara.…

Lexo më Shumë

Teksa zjarret këtë verë kanë shkrumbuar dhjetëra hektarë pyje dhe kullota në të gjithë vendin duke krijuar dëme që llogariten ne miliarda lekë, bashkitë dhe pushteti vendor nuk arriti të investojë dhe të përdorë edhe ato pak fonde që kanë në dispozicion. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se vetëm 23 bashki kanë përllogaritur në buxhetet e tyre fonde për mbrojtjen nga zjarri me një vlerë totale rreth 729.6 milionë lekë për këtë vit. Teksa shpenzimet faktike deri në fund të qershorit ishin vetëm 75.7 milionë lekë me një nivel realizimi prej vetëm 10.4% të fondeve të programuara.…

Lexo më Shumë