Një shtetas shqiptar 55 vjeç ka humbur jetën në një aksident në vendin e quajtur “Pirgos Ilias ” në Peloponez.
Sipas policisë greke,55 vjeçari Fatmir Dyrmishi po lëvizte me një bicikletë në një kryqëzim në hyrje të qytetit.
Në rrethana ende të pa njohura, ai u godit nga një kamion duke marrë plagë të rënda.



