Policia ka njoftuar se një burrë raportohet se është gjetur pa shenja jete ditën e djeshme në Mitrovicë të Jugut.
Sipas raportit 24-orësh, rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.


