Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.
Kështu bëri të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.
Sipas tij, në bazë të të dhënave, deri më tani përmes platformës elektronike, janë pranuar rreth 9.440 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 8.716, ndërsa 716 të tjera janë refuzuar.
“Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit”, ka thënë Elezi.
Tutje ai tha se nga 8.716 aplikime të aprovuara dhe 2.757 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike.
“1.024 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 4.935 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës”, tha ndër të tjera Elezi. /Telegrafi/