Gazetari Basir Çollaku theksoi se Ron Yeffet, miku i afërt i Edi Ramës, po sillet sikur është kryeministri i vendit, dhe se për ‘kompetencat’ që ka marrë, ka bërë ‘xheloz’ edhe Belinda Ballukun, ish zv kryeministren e pandehur nga SPAK.
Në një intervistë për News24, gazetari theksoi se Yeffet nuk përfaqëson qeverinë izraelite, siç Rama tenton ta paraqesë.
“Rastin e KAYO-s e kemi në ushtri, shëndetësi, bujqësi, në rezervat e enegjisë, datazat sekrete, janë kompani që janë në hetim. Ron Yeffet ka bërë xheloz edhe Ballukun se sillet si kryeministër dhe ka marrë rolin e kryeministrit. Nuk përfaqëson qeverinë e Izraelit si përpiqet Rama ta shesë. Këto i marrin paratë nga buxheti i shtetit”, tha ai.
Sipas Çollakut, ka edhe ministra të tjerë që po bëjnë kërdinë më Yeffet në buxhetin e shtetit. Gazetari theksoi se, duke përmendur përgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj, SPAK duhet të kishte trokitur në derën e Ermal Nufit, Belinda Ballukut dhe kryeministrit Edi Rama.
“Kanë kaluar 10 ditë nga kallëzimet, do të ketë të tjerë. Do të shohim ministra të tjerë që kërcejnë Napoleonin me Ronin te buxheti. E kanë thënë Roni, Sergey, Tatjana…janë të akuzuar për trafik armësh e pastrim parash. Një grup i gjithë i akuzuar për trafik armësh e pastrim parash, vjen bën kërdinë në buxhetin tonë dhe ende nuk e shoh SPAK t’i bjerë derës së Ballukut, Nufit, kryeministrit. Sepse ai thotë shqeto ne na ka caktuar qeveria shqiptare me bërë punët e pista? Kryeministri është kontraktori për të bërë punët e pista”, shtoi ai.
Sipas tij, SPAK duhet të marrë të pandehur kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij, emri i tij del në çdo dosje të Prokurorisë.
“SPAK nëse nuk merr të pandehur Edi Ramën të ulë qepenin. u del në çdo dosje. Në dosjet e tyre është emri i tij”, tha ai.
The post “Ron Yeffet sillet si Kryeministër, ka bërë xheloz edhe Ballukun”, Gazetari: Ka ministra të tjerë që po kërcejnë ‘Napoleonin’ me të tek buxheti i shtetit! SPAK të marrë të pandehur Ramën, del në çdo dosje appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



