Ish-kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, i cili u paraqit ditën e sotme në ambientet e SPAK, i është komunikuar akuza e “shpërdorimit të detyrës”, ç’ka do të thotë se ai është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme.
Teksa në paraqitjen e tij të fundit në SPAK, Spahia deklaroi për media se ndodhej aty për një çështje që nuk ka interes publik, burimet bënë me dije se ish-kryebashkiaku u mor në pyetje me datë 24 dhjetor 2024 lidhur me një vendim që ka marrë kur ushtronte detyrën e kryebashkiakut në Shkodër, për të larguar nga detyra drejtorin e ujësjellësit Mark Molla.
“Isha për një deklaratë për një çështje që nuk ka asnjë interes publik. Nuk ka lidhje as me korrupsionin, as me krimin”, tha Spahia në dalje me datë 24 dhjetor 2024.
Kujtojmë se Spahiu u paraqit në SPAK për herë të parë mëngjesin e 2 Tetorit, ku qëndroi brenda godinës për 30 minuta.
“S’ka asgjë që mund të ketë interes publik”, deklaroi ish-kryebashkiaku i Shkodrës pas daljes nga Prokuroria e Posaçme.