Një çështje penale për “kontrabandim të medikamenteve mjekësore” dhe “fshehjen e të ardhurave financiare” është regjistruar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa në qendër të hetimit janë biznesmeni Dritan Gremi dhe shoqëria “Gremi Wellness”.
Sipas të dhënave të çështjes, biznesmeni dhe kompania e tij dyshohen se kanë futur në territorin shqiptar dhe më pas kanë tregtuar produkte me bazë “Botulinum toxin”, pa pasur autorizimin përkatës për tregtimin e tyre.
Hetimi lidhet me mënyrën e importimit dhe hedhjes në treg të këtyre produkteve, ndërsa organet proceduese dyshojnë edhe për mosdeklarim të të ardhurave që mund të jenë përfituar nga aktiviteti.
Mësohet se çështja penale tashmë është regjistruar në Gjykatën e Tiranës dhe pritet që procedura gjyqësore të vijojë për të përcaktuar përgjegjësitë konkrete dhe rrethanat e veprave penale të dyshuara.
Dritan Gremi është i njohur edhe për angazhimin e tij në politikë. Ai kandidoi si kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë Tiranë në zgjedhjet e parashikuara për tetor 2025, të cilat më pas nuk u zhvilluan.
The post Dyshohet se futi në treg “Botulinum toxin” kontrabandë, merret në hetim Dritan Gremi i “Gremi Wellness”. Akuzohet edhe për evazion fiskal appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



