Për pedagogun dhe analistin Enver Bytyçi nuk ishte i pritshëm një vendim i tillë nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë për ish krerët e UÇK, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, në një total prej 81 vitesh burg.
Bytyçi deklaron se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk mund të njolloset me krime lufte, ndërsa e sheh pozitiv faktin e rënies së akuzës së krimeve kundër njerëzimit.
Sipas analistit, tashmë duhet të pritet vendimi i Gjykatës së Apelit, ndërsa ka pritshmëri për ulje të dënimit ndaj ish krerëve të UÇK në shkallën e dytë të tribunalit të Hagës.
Ai shtoi se për këtë aktgjykim nuk duhet fajësuar Haga, porse Kosova, pasi ishte kjo e fundit që në emër të popullit të saj ngriti Gjykatën Speciale.
“S’e prisja një vendim kaq të rëndë, sidomos për Krasniqin që mund të lirohej. Lehtësim i madh që ka rënë akuza për krime kundër njerëzimit. UÇK s’mund të njolloset me krime lufte, pasi ndodhin në çdo lloj konflikti, asnjë konflikt s’ka qenë i pastër, logjika të çon që krimet e luftës s’e njollosin UÇK. Gjykata duke e hequr këtë akuzë i ka dhënë legjitimit UÇK. Kanë trumbetuar hipokrizi se po goditet UÇK, është në avantazh që nuk goditet e s’do goditet.
Janë anëtarë të gjykatës së zgjedhur nga populli i Kosovës. Ligjërisht e formalisht duhet të thuash në emër të popullit të Kosovës, pasi Kosova e ka ngritur. Akuza për UÇK ka rënë për krime kundër njerëzit, ka akuzë për krime lufte, janë krime individuele.
Askush smund të kontesojë apriori nëse kanë ndodhur ose jo ato episode krimesh, është gjykata që e vendos. Sa të jepet vendimi i Apelit, por s’mund ta konstestojmë vendimin e gjykatës, në Apel do të ulet ndjeshëm për të 4 sidomos për Krasniqin, e vendos gjykata fajësinë ose jo”, tha ai për Syri Tv.
The post Analisti: Vendimi i Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK nuk njollos luftën për Çlirimin e Kosovës appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



