Xhevat Sherifi
Flalimi gjate promovimit të librit të Prof. Dr. Jusuf Osmani – The Serb Government’s Crimes in Kosova 1998 – 1999
Të nderuar të pranishem.
Sot,me rastin e promovimit të dy vellimeve të kesaj vepre të shkelqyeshme të autorit Prof. Dr. Jusuf Osmanit, e ndiej veten të privilegjuar të flas para jush, ne cilesine e kryetarit të Lidhjes se Diaspores Shqiptare per Maqedoni me Seli ne Chicago.
Dy vellimet e kesaj vepre jane pershkrim i vajtueshem i ngjarjeve me të reja historike të popullit shqiptar nga fillimi i shekullit të fundit, me theks të vecante ato të luftes se Kosoves dhe pasojat e saj.
Shqiptaret jane i vetmi popull ne Ballkan,i cili gjate historise se gjate të tij, asnjehere nuk ka qene shkaktar i luftrave pushtuese. Perkundrazi,si popull me territore të medha ka pesuar ndrydhje dhe tkurrje të medha me pasoja tragjike. Prandaj,perkthimi i kesaj vepre ne gjuhen angleze eshte kontribut i jashtezakonshem per historiografine e popullit shqiptar ne Kosove dhe pasojat katastrofale të saj.
Rekomandimi i LDSHM-se eshte ky:
– Qeveria e Kosoves dhe ajo e Shqiperise duhet të investojne ne kete drejtim per perkethimin e veprave të tilla ne gjuhe të huaja. Të shkruash ne gjuhen shqipe eshte e mireseardhur, por ne të njejten kohe eshte nje lloj sikur të flasish me vetveten.
Me rastin e promovimit të kesaj vepre desha të them disa fjale lidhur me aktivitetin politik të Komunitetit Shqiptaro – Amerikan ne SH.B.A. Ky Komunitet,qe nga kohet e Nolit dhe Konices eshte marre seriozisht me ceshtjen shqiptare dhe kete ne e kemi bere ne vazhdimesi duke internacionalizuar ceshtjen e Kosoves ne institucionet shteterore amerikane.Komuniteti shqiptar ka bashkepunuar me Kongresin,Senatin,Departmentin e shtetit dhe me Shtepine e Bardhe. Ka kontaktuar ne menyre direkte edhe me presidentet Bush,Bill Clinton dhe personalitete të medha të politikberjes amerikane si:
Bob Dole,John McCain,Tom Lantos,Hillary Clinton,Mark Kirk,Eliot Engel, Ben Guilman,Joseph Biden, John Kerry, Joe DioGuardi,etj.
Kolosi i historise me të re të Kosoves Dr. Ibrahim Rugova ka qene iniciatori dhe vizionari i ketyre lidhjeve. Prandaj populli shqiptar ne Ballkan nuk ka alternative tjeter perpos të jete ne miqesi të perhershme me Ameriken. Kjo ishte edhe porosia e presidentit historik të Kosoves.
Dhe me ne fund, desha t’ju kujtoj se Diaspora Shqiptare dhe Komuniteti Shqiptaro – Amerikan eshte duke perkrahur unanimisht iniciativen e stopimit të korrupcionit ne Kosove dhe ne Shqiperi si dhe dekreminalizimin e shoqerise shqiptare ne trojet e Ballkanit,qe ka nisur konkretisht Ambasadori Donald Lu ne Tirane.
Pra, ne shqiptaret e Amerikes edhe nje here faleminderojme SH.B.A. dhe aleatet si dhe tere forcat luftuese dhe popullin e Kosoves lidhur me kontributin e jashtezakonshem ne clirimin dhe berjen e shtetit të Kosoves, i cili duhet të gjeje force dhe kurajo ne sendertimin e shtetit ligjor.