Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Ferizaj, ku një person është vrarë me armë zjarri në parkingun e një restoranti në fshatin Bibaj.
Major Qazim Reka, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 19:25, në parkingun e sallës së dasmave.
“Sot me 16.08.2024, ne ora 19/25, në rrugën “Engjell Zefi” në fshatin Bibaj komuna Ferizaj, në parkingun e sallës së dasmave “Fron Pallac“ ka ndodhur një vrasje. Me të marrë informacionin, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore reaguese dhe hetuesit”, ka deklaruar Reka për Telegrafin.
Sipas informacioneve fillestare, i dyshuari për këtë vrasje është një zyrtar policor, i cili tashmë është arrestuar.
“Sipas informacioneve fillestare i dyshuari per kryerjen e kësaj vrasje është një zyrtar policor, i cili është arrestuar. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Inspektorati Policor”, ka njoftuar tutje majori Qazim Reka./Telegrafi/