Kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti ka njoftuar se ka realizuar takim me Kryetarin e Komunës Kağıthane, Mevlut Öztekin. Mexhiti, thotë se bëhet fjalë për një nga komunat më dinamike dhe me rëndësi strategjike të Stambollit.
“Sot mirëprita në zyrën time Kryetarin e Komunës Kağıthane, Mevlut Öztekin, së bashku me dy nënkryetarë dhe këshilltarë të tij. Kağıthane, një nga komunat më dinamike dhe me rëndësi strategjike të Stambollit, është një partner kyç në zhvillimin urban, kulturor dhe qytetar, duke e bërë bashkëpunimin tonë një hap strategjik për të ardhmen.
Diskutuam mënyrat për të fuqizuar bashkëpunimin ndërkomunal, shkëmbimin e përvojave institucionale dhe krijimin e projekteve të përbashkëta, me fokus te partneritetet me sektorin civil. Theksuam rëndësinë e iniciativave që mbështesin zhvillimin lokal, kulturën dhe rininë.
Takimi u zhvillua në frymë konstruktive dhe konsolidoi angazhimin tonë për projekte konkrete që do të forcojnë lidhjet mes komunave dhe do të sjellin rezultate të prekshme për komunat tana”, ka shkruar Mexhiti.
Data 30.09.2026
Aktuale
- Rreziku i inteligjencës artificiale: Hetimi i Reuters zbulon mashtrime dhe dështime të fshehura nga agjentët kinezë
- Vuçiq në CNN: Nderimi për Mlladiqin, një veprim pa keqardhje
- Elvana Gjata bashkohet me protestën “Jo në emrin tim” për të mbrojtur drejtësinë
- Digjet një banesë në Shkup, një 11-vjeçare përfundon në spital
- Projekti iu prezantua vite më parë nga Rama dhe Balluku/ Pankarta e protestuesve për Von der Leyen: Ku është treni Ursula?
- Doresa e TikTokut nënë e katër fëmijëve, tradhtohet nga burri – rrëfehet për herë të parë me dhimbje të thellë
- “I dha shtetin Ergys Agasit dhe bandave”, Klevis Balliu: Lufta ndaj karteleve të drogës nis me largimin e Ramës
- Qindra okupues izraelitë përsërisin inkursionet me rituale në Al-Aksa



