Policia e Kosovës të hënën bëri të ditur se një person është gjetur pa shenja jete brenda një veture në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës.
E sot në raportin 24 orësh bëhet e ditur se viktima është shtetas i Shqipërisë.
“Fushë Kosovë / 24.06.2024 – 07:22. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shtetas i Shqipërisë. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetim. /Telegrafi/